By using this site, you agree to the Privacy Policy and Terms of Use.
Accept
Argument-MKArgument-MK
  • Balllina
  • Maqedoni
  • Shqipëri
  • Ekonomi
  • Bota
  • Analiza
  • Kronika
  • Showbizz
  • Sport
  • + Më tepër
Reading: Po lëvizin me 7 cm në vit, përplasja e dy kontinenteve që do të ripërcaktojë hartën e botës
Share
Notification Show More
Font ResizerAa
Font ResizerAa
Argument-MKArgument-MK
  • Editorial
  • Analiza
  • Rekomanduar
  • Balllina
  • Maqedoni
  • Shqipëri
  • Ekonomi
  • Bota
  • Analiza
  • Kronika
  • Showbizz
  • Sport
  • + Më tepër
Follow US
  • Advertise
© 2022 Foxiz News Network. Ruby Design Company. All Rights Reserved.
Argument-MK > Blog > Bota > Po lëvizin me 7 cm në vit, përplasja e dy kontinenteve që do të ripërcaktojë hartën e botës
Bota

Po lëvizin me 7 cm në vit, përplasja e dy kontinenteve që do të ripërcaktojë hartën e botës

admin
Last updated: 27/02/2025 22:00
By admin 3 Min Read
Share
SHARE

Australia po afrohet gjithnjë e më shumë me Azinë. Sipas ekspertëve, ky fenomen mund të bashkojë dy kontinentet pas rreth 30 milionë vjetësh.

“Na pëlqejë apo jo, kontinenti australian do të përplaset me Azinë,” ka thënë profesori Zheng-Xiang Li nga Universiteti Curtin (Perth, Australi) në vitin 2009. Ky kontinent është në lëvizje të vazhdueshme, edhe pse shumë ngadalë, me një shpejtësi prej vetëm shtatë centimetra në vit. Kjo lëvizje do të shkaktojë që, pas miliona vjetësh, Australia të bashkohet me Azinë.

Ky është një proces ciklik që përsëritet gjatë historisë. Rreth 35 milionë vjet më parë, Australia u nda nga Antarktida dhe u zhvendos në Oqeanin Indian. Që nga ajo kohë, ajo është në lëvizje, me një ritëm të ngjashëm me rritjen e thonjve gjatë një viti, shkruan A2 CNN.

Australia ndodhet në pllakën indoaustraliane, e cila lëviz më shpejt se çdo pllakë tjetër në Tokë. Sipas ekspertëve, pas 20-30 milionë vjetësh, ajo do të bashkohet me Azinë, duke pasur një ndikim të rëndësishëm në planetin tonë, siç ka ndodhur edhe më parë, kur formoheshin superkontinente si Pangea, para 300 milionë vjetësh.

Deri në atë kohë, pasojat po fillojnë të shfaqen, edhe pse ato janë ende të vogla. Kjo lëvizje ka shkaktuar pasaktësi në të dhënat e sistemeve GPS, duke kërkuar rregullime të koordinatave të Australisë me 1.8 metra. Ky problem do të korrigjohet vazhdimisht gjatë viteve që do të vijnë.

Sipas ekspertëve, kur të ndodhë përplasja, ajo nuk do të jetë “paqësore”. Ky ndryshim gjeologjik global do të shkaktojë një rritje të aktiviteteve sizmike, me më shumë tërmete dhe, ndoshta, më të fuqishme. Gjithashtu, ky proces do të sjellë ndryshime në relief dhe klimë, duke ndikuar në jetën e disa specie të Australisë, si kengurët dhe koalat.

Disa nga këto specie mund të detyrohen të “garojnë” me kafshë të tjera nga Azia në një proces natyror, ndërsa të tjerë mund të adaptohen dhe të mbijetojnë. Megjithatë, ka mundësi që disa specie të shuhet për shkak të kushteve të reja ekologjike. (A2 Televizion)

You Might Also Like

Alarmohet NATO, anija ruse ankorohet shumë pranë bregut të Gjermanisë

Erdogan thotë se Turqia është lojtar kyç në të gjitha ekuacionet rajonale

BE mbështet kufizimin e aksesit në rrjete sociale për të miturit, a duhet të praktikohet edhe tek ne?

Gjashtë të vdekur pas një sulm të ri nga SHBA ndaj një anijeje të dyshuar për trafik droge

Zelensky takohet me Mbretin Charles në Londër, kërkon ndihmë nga aleatët e NATO-s për furnizim me armë

Share This Article
Facebook Twitter Whatsapp Whatsapp LinkedIn Email Copy Link Print
Previous Article Gjiri i Guantanamos: Një front i ri në politikën amerikane të emigracionit?
Next Article Rasti i Berishës në kongresin amerikan/ Hila: Emri u përmend shkarazi për shkak të një lobim. Seanca ishte shumë e përciptë!

Stay Connected

FacebookLike
TwitterFollow
YoutubeSubscribe
TelegramFollow
- Advertisement -
Ad imageAd image

Latest News

Thaçi mobilizon strukturat e PDSH-së në Gostivar
Maqedoni TOP LAJM
Problemet dentare tek fëmijët, Abazi: Duhen vizita të rregullta tek dentisti
Maqedoni TOP LAJM
Alarmohet NATO, anija ruse ankorohet shumë pranë bregut të Gjermanisë
Bota Maqedoni TOP LAJM
Kujdes kur udhëtoni drejt Greqisë, paralajmërohet grevë nga ana e doganierëve
Maqedoni Shqipëri

Ndalohet ribotimi i përmbajtjes (lajmeve dhe të gjitha shkrimeve të tjera) pa lejen me shkrim të portalit “Argument”.

Quick Link

  • Editorial
  • Analiza
  • Rekomanduar

Sign Up for Our Newsletter

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

© 2024 ArgumentMK - . All Rights Reserved.
Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?