By using this site, you agree to the Privacy Policy and Terms of Use.
Accept
Argument-MKArgument-MK
  • Balllina
  • Maqedoni
  • Shqipëri
  • Ekonomi
  • Bota
  • Analiza
  • Kronika
  • Showbizz
  • Sport
  • + Më tepër
Reading: Gjiri i Guantanamos: Një front i ri në politikën amerikane të emigracionit?
Share
Notification Show More
Font ResizerAa
Font ResizerAa
Argument-MKArgument-MK
  • Editorial
  • Analiza
  • Rekomanduar
  • Balllina
  • Maqedoni
  • Shqipëri
  • Ekonomi
  • Bota
  • Analiza
  • Kronika
  • Showbizz
  • Sport
  • + Më tepër
Have an existing account? Sign In
Follow US
  • Advertise
© 2022 Foxiz News Network. Ruby Design Company. All Rights Reserved.
Argument-MK > Blog > Bota > Gjiri i Guantanamos: Një front i ri në politikën amerikane të emigracionit?
Bota

Gjiri i Guantanamos: Një front i ri në politikën amerikane të emigracionit?

admin
Last updated: 27/02/2025 21:41
By admin 4 Min Read
Share
SHARE

Presidenti amerikan Donald Trump, i cili u zotua gjatë fushatës për dëbime masive, ka nisur dërgimin e emigrantëve të ndaluar pa dokumente në Gjirin e Guantanamos, një bazë detare amerikane në Kubë.

“Kemi 30 mijë shtretër në Guantanamo ku do të dërgojmë kriminelët më të këqinj të huaj pa dokumente, që kërcënojnë popullin amerikan. Disa prej tyre janë aq të këqinj, saqë ne nuk u besojmë as vendeve të tjera që t’i mbajnë ata”, ka dekluarar Presidenti Trump.

Njoftimi u pasua me protesta nga grupet për të drejtat e njeriut.

Kjo nuk është hera e parë që kjo bazë përdoret për mbajtjen e emigrantëve.

Shumica e njerëzve e njohin Guantanamon si vend paraburgimi për të dyshuarit për terrorizëm lidhur me sulmet e 11 shtatorit të vitit 2001, duke përfshirë autorin e dyshuar të tyre, Khalid Sheikh Mohammed.

Por, sipas kritikëve, ai është gjithashtu vendi i abuzimeve të rënda të të drejtave të njeriut.

Më pak e njohur është një qendër e Shteteve të Bashkuara për paraburgimin e emigrantëve në Guantanamo, e ndarë nga burgu i sigurisë së lartë.

Qendra u hap më 1991, kur mijëra haitianë u larguan drejt SHBA-së pas një grushti të dhunshëm shteti.

Administrata e Presidentit George H. W. Bush krijoi një kamp refugjatësh në Guantanamo për të strehuar disa prej tyre, ndërsa shqyrtoheshin kërkesat për azil.

Mijëra kubanë dhe të tjerë që kërkojnë azil politik në SHBA janë kapur gjithashtu në det dhe janë vendosur përkohësisht në këtë qendër.

Më 1999 SHBA shqyrtoi një plan për të strehuar 20 mijë refugjatë që po iknin nga konflikti në Kosovë. Por kjo ide u hodh poshtë për shkak të shqetësimeve se Guantanamo ishte shumë larg atdheut të tyre.

Gjatë kohëve të fundit, administrata e ish-Presidentit Biden mendoi shfrytëzimin e Guantanamos për të shqyrtuar kërkesat për azil të një vale të re emigrantësh nga Haiti, megjithëse në fund kjo ide nuk përparoi.

Ashtu si burgu i Guantanamos për të dyshuarit për terrorizëm, edhe qendra e emigrantëve është përballur me akuza për kushte çnjerëzore dhe të paligjshme.

Raportet e Projektit Ndërkombëtar të Ndihmës për Refugjatët flasin për ndalime të zgjatura, mungesë të procesit të rregullt ligjor, ujë të papijshëm, kujdes të pamjaftueshëm mjekësor dhe ekspozim ndaj ujërave të zeza të hapura.

Sot, 15 persona janë të burgosur në Guantanamo ndërsa Qendra e Operacioneve të Emigracionit strehon një grup të vogël refugjatësh, kryesisht nga Haiti dhe Kuba.

Zgjerimi i propozuar për dërgimin e 30 mijë emigrantëve pa dokumente, do të shënonte një ndryshim të madh në politikat amerikane të emigracionit.

Sekretarja amerikane e Sigurisë Kombëtare, Kristi Noem ka thënë se “do të ndiqet procesi i duhur” për prurjet e reja të emigrantëve, por kritikët paralajmërojnë se strehimi i emigrantëve në Guantanamo mund të rezultojë me shkelje të të drejtave të njeriut ngjashëm me rastet e dokumentuara në të kaluarën.

Deri tani, më shumë se 175 burra janë transferuar në Guantanamo nga një qendër emigracioni në Teksas.

You Might Also Like

Merz: Gjermania nuk do të kufizojë përdorimin e bazave ushtarake nga SHBA-ja

Rutte: NATO po i ofron mbështetje masive SHBA-së kundër Iranit

Kina kundërshton vendosjen e raketave me rreze të gjatë veprimi nga ana e Japonisë

Irani mbyll sërish Ngushticën e Hormuzit

JD Vance: Libani nuk është pjesë e armëpushimit SHBA–Iran

Share This Article
Facebook Twitter Email Print
Previous Article Rrëshqitje shkëmbore në aksin Qeparo-Kuç, rruga pjesërisht e bllokuar
Next Article Po lëvizin me 7 cm në vit, përplasja e dy kontinenteve që do të ripërcaktojë hartën e botës

Stay Connected

FacebookLike
TwitterFollow
YoutubeSubscribe
TelegramFollow
- Advertisement -
Ad imageAd image

Latest News

Merz: Nuk dua përçarje të NATO-s
Maqedoni TOP LAJM
Ministri Salla: Legjislacioni shqiptar për sigurinë ushqimore është i përafruar me rregulloret e BE-së
Shqipëri
Ballazhi: Vonohemi me masat për celularët, bota po vepron më shpejt
Maqedoni TOP LAJM
Vendi ka rezerva të mjaftueshme të naftës, çmimet ndiqen çdo ditë në bursën botërore
Ekonomi

Ndalohet ribotimi i përmbajtjes (lajmeve dhe të gjitha shkrimeve të tjera) pa lejen me shkrim të portalit “Argument”.

Quick Link

  • Editorial
  • Analiza
  • Rekomanduar

Sign Up for Our Newsletter

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

© 2026. ANET.COM.MK - All Rights Reserved.
Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?