By using this site, you agree to the Privacy Policy and Terms of Use.
Accept
Argument-MKArgument-MK
  • Balllina
  • Maqedoni
  • Shqipëri
  • Ekonomi
  • Bota
  • Analiza
  • Kronika
  • Showbizz
  • Sport
  • + Më tepër
Reading: Policia e zbulon një laborator droge në Leposaviq, e arreston një të dyshuar
Share
Notification Show More
Font ResizerAa
Font ResizerAa
Argument-MKArgument-MK
  • Editorial
  • Analiza
  • Rekomanduar
  • Balllina
  • Maqedoni
  • Shqipëri
  • Ekonomi
  • Bota
  • Analiza
  • Kronika
  • Showbizz
  • Sport
  • + Më tepër
Have an existing account? Sign In
Follow US
  • Advertise
© 2022 Foxiz News Network. Ruby Design Company. All Rights Reserved.
Argument-MK > Blog > Maqedoni > Policia e zbulon një laborator droge në Leposaviq, e arreston një të dyshuar
Maqedoni

Policia e zbulon një laborator droge në Leposaviq, e arreston një të dyshuar

admin
Last updated: 25/02/2024 11:34
By admin 2 Min Read
Share
SHARE

Policia e Kosovës njoftoi të dielën herët se e ka zbuluar një laborator droge në një fshatë në qytetin verior, Leposaviq, si dhe e ka arrestuar një të dyshuar për këtë rast në Jarinjë, pikën kufitare me Serbinë.

Policia tha në një komunikatë për media se kishte pranuar informata të shtunën se në një shtëpi në fshatin Granican të Leposaviqit dyshohej se po kultivoheshin bimë të kanabisit.

Njësia antidrogë ka dalë në vendin e ngjarjes dhe “gjatë bastisjes në një dhomë të shtëpisë janë gjetur dhe sekuestruar rreth 23 bimë të mbjella të dyshuar si kanabis, me gjatësi prej 40 centimetra deri në 1.85 metra, si dhe pasje të tjera të cilat nevojiten për improvizimin e laboratorit (poqa, ventilim etj.)”, thuhet në komunikatë.

I dyshuari, 43 vjeç, u identifikua dhe u kap në pikëkalimin kufitar mes Kosovës dhe Serbisë, Jarinjë, sipas komunikatës. Ai është dërguar në paraburgim për 48 orë me urdhër të prokurorit të rastit.

Policia tha se një pjesë të bimëve të dyshuara si kanabis i ka marrë si mostra për testime laboratorike, ndërsa pjesën e mbetur e ka shkatërruar me urdhër të prokurorit.

Kjo nuk është hera e parë që Policia e Kosovës kryen aksione kundër drogës në veriun e Kosovës, të banuar me shumicë serbe.

Në fillim të vitit të kaluar policia zbuloi tre laboratorë droge në Mitrovicë të Veriut.

Po ashtu, në maj të vitit të 2022, policia kishte shkatërruar dy laboratorë droge në Izvor, afër kufirit me Serbinë, ku ishin gjetur edhe sasi të mëdha të bimëve narkotike, të llojit marihuanë. Në prill të atij viti, ishte shkatërruar një laborator droge në Zveçan dhe ishin arrestuar katër serbë./REL

You Might Also Like

Bexhet Musliu pyet Azir Aliun: Mbi çfarë rezultatesh kërkon të mbetesh ministër i Shëndetësisë? Nëse ke moral politik, tërhiqu

Bexhet Musliu pyet Azir Aliun / Edhe sa kohë duhet presin qytetarët, për parkingun në Qendrën Klinike në Shkup?

Mungojnë kapacitetet për kujdesin ndaj të moshuarve

Petrushevski: Servilizmi ndaj Sofjes po e fundos LSDM

Sindikatat kërkojnë kontrolle më të shtuara për punëtorët në ndërtimtari për shkak të temperaturave të larta

Share This Article
Facebook Twitter Email Print
Previous Article Propozimi për zgjedhjen e presidentit të shtetit në Kuvend i papranueshëm për disa parti politike
Next Article BDI: Nuk shantazhojmë, kërkojmë barazi, kurse VMRO DPMNE të deklarohet kundër Rusisë dhe pro Europës

Stay Connected

FacebookLike
TwitterFollow
YoutubeSubscribe
TelegramFollow
- Advertisement -
Ad imageAd image

Latest News

Bexhet Musliu pyet Azir Aliun: Mbi çfarë rezultatesh kërkon të mbetesh ministër i Shëndetësisë? Nëse ke moral politik, tërhiqu
Maqedoni TOP LAJM
Bexhet Musliu pyet Azir Aliun / Edhe sa kohë duhet presin qytetarët, për parkingun në Qendrën Klinike në Shkup?
Maqedoni TOP LAJM
Mungojnë kapacitetet për kujdesin ndaj të moshuarve
Maqedoni
Tensione në Romë, mijëra vetë marshojnë pro dhe kundër emigrimit
Bota

Ndalohet ribotimi i përmbajtjes (lajmeve dhe të gjitha shkrimeve të tjera) pa lejen me shkrim të portalit “Argument”.

Quick Link

  • Editorial
  • Analiza
  • Rekomanduar

Sign Up for Our Newsletter

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

© 2026. ANET.COM.MK - All Rights Reserved.
Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?