By using this site, you agree to the Privacy Policy and Terms of Use.
Accept
Argument-MKArgument-MK
  • Balllina
  • Maqedoni
  • Shqipëri
  • Ekonomi
  • Bota
  • Analiza
  • Kronika
  • Showbizz
  • Sport
  • + Më tepër
Reading: Policia financiare me padi penale ndaj tre personave fizik dhe dy personave juridik të dyshuar për falsifikim apo asgjësim të librave afaristë
Share
Notification Show More
Font ResizerAa
Font ResizerAa
Argument-MKArgument-MK
  • Editorial
  • Analiza
  • Rekomanduar
  • Balllina
  • Maqedoni
  • Shqipëri
  • Ekonomi
  • Bota
  • Analiza
  • Kronika
  • Showbizz
  • Sport
  • + Më tepër
Follow US
  • Advertise
© 2022 Foxiz News Network. Ruby Design Company. All Rights Reserved.
Argument-MK > Blog > Kronika > Policia financiare me padi penale ndaj tre personave fizik dhe dy personave juridik të dyshuar për falsifikim apo asgjësim të librave afaristë
KronikaMaqedoni

Policia financiare me padi penale ndaj tre personave fizik dhe dy personave juridik të dyshuar për falsifikim apo asgjësim të librave afaristë

admin
Last updated: 17/01/2025 13:19
By admin 4 Min Read
Share
SHARE

Shkup, 17 janar – Drejtoria për polici financiare në Prokurorinë themelore publike Shkup parashtroi padi penale kundër tre personave fizik dhe dy personave juridik për shkak të dyshimeve të bazuara se i kanë kryer veprat penale Falsifikim apo asgjësim të librave afaristë sipas nenit 280 paragrafi 2 nga KP i RM-së, Përdorim i dokumentit me përmbajtje të pavërtetë sipas nenit 380 paragrafi 1 pika 2, Falsifikim të dokumentit zyrtar sipas nenit 361 paragrafi 1 nga KP i RM-së dhe Ndihmesë sipas nenit 24 të KP të RM-së.

“I pandehuri i parë I.B. në cilësinë e personit zyrtar në Ministrinë e Energjetikës, Xehtarisë dhe Derivateve minerale – Byroja për metrologji, për shkak të ekzistimit të dyshimit të bazuar se ka kryer veprën penale Falsifikim të dokumentit zyrtar sipas nenit 361 paragrafi 1 nga KP i RM-së. I pandehuri i dytë Z.A. në cilësinë e drejtorit të Shoqatës për prodhim, tregti dhe shërbime TRITEROL PETROL SHPKNJP Shkup, për shkak të ekzistimit të dyshimit të bazuar se ka kryer veprën penale Falsifikim apo asgjësim të librave afaristë sipas nenit 280 paragrafi 2 dhe Përdorim të dokumentit me përmbajtje të pavërtetë sipas nenit 380 paragrafi 1 nga KP i RM-së. I pandehuri i tretë, A.Z. në cilësinë e drejtorit të personit juridik Shoqatë për tregti, shërbime dhe ndërtimtari LTA PETROL SERVIS SHPKNJP Shkup për shkak të ekzistimit të dyshimit të bazuar se ka kryer vepër penale Falsifikim apo asgjësim të librave afaristë sipas nenit 280 paragrafi 2, Përdorim të dokumentit me përmbajtje të pavërtetë sipas nenit 380 paragrafi 1 nga Kodi penal i RM-së dhe Ndihmesë sipas nenit 24 nga KP i RM-së”, kumtuan nga Drejtoria për polici financiare.

I pandehur i katërt është personi juridik Shoqata për prodhim, tregti dhe shërbime TRITEROL PETROL SHPKNJP Shkup për shkak të dyshimit të bazuar se ka kryer vepër penale Përdorim të dokumentit me përmbajtje të pavërtetë sipas nenit 380 paragrafi 2 nga KP i RM-së, përderisa i padituri i pestë, personi juridik Shoqata për tregti, shërbime dhe ndërtimtari LTA PETROL SERVIS SHPKNJP Shkup, për shkak të ekzistimit të dyshimit se ka kryer vepër penale Përdorim të dokumentit me përnbajtje të pavërtetë sipas nenit 380 paragrafi 2 nga KP i RM-së.

Siç sqarohet në kumtesë, i pandehuri i dytë në cilësinëe  drejtorit të subjektit juridik, i paditur i katërt, Shoqata për prodhim, tregti dhe shërbime TRITEROL PETROL SHPNJP Shkup në dhjetor të vitit 2022, ka përgatitur dokumente me përmbajtje të pavërtetë për gjoja furnizim të rezervoareve për derivate të naftës, i ndihmuar nga i pandehuri i tretë, i ka përdorur në qarkullim juridik në mënyrë që përmes subjektit juridik, i pandehur i pestë, LTA Petrol Servis SHPNJP Shkup ia kanë parashtruar Byrosë për metrologji për shkak të kryerjes sëverifikimit të të njejtave.

I pandehuri i parë në cilësinë e personit zyrtar në Byronë për metrologji ka përgatitur tabela për vëllimin e rezervoareve në pronësi të të pandehurit të katërt, personit juridik, ku ka futur të dhëna të pavërteta me çka ka kryer falsifikim të dokumentit zyrtar, të cilin ia ka lënë në disponim të pandehurit të dytë.

Me veprime të këtilla të pandehurit i kanë kryer veprat penale Falsifikim apo asgjësim të librave afaristë sipas nenit 280 paragrafi 2 nga KP i RM-së, Përdorim i dokumentit me përmbajtje të pavërtetë sipas nenit 380 paragrafi 1 pika 2, Falsifikim i dokumentit zyrtar sipas nenit 361 paragrafi 1 nga KP i RM-së dhe Ndihmesë sipas nenit 24 nga KP i RM-së.

You Might Also Like

UÇK braktis BDI-AKI, Hazbi Lika dhe Gëzim Ostreni shihen përkrah VLEN!

BE mbështet kufizimin e aksesit në rrjete sociale për të miturit, a duhet të praktikohet edhe tek ne?

Aksion i madh policor në Rashçe, kapet sasi e madhe e armatimit dhe municionit

VLEN reagon ndaj Ahmetit: Ne jemi e sotmja, BDI e djeshmja

Serbia, Mali i Zi, Shqipëria dhe Maqedonia: Sa përqind e popullsisë konsiderohet e varfër

Share This Article
Facebook Twitter Whatsapp Whatsapp LinkedIn Email Copy Link Print
Previous Article Takim i ministri Mucunski me eurodeputetin Karlo Resler
Next Article Është kritike gjendja e djaloshit nga Vollkova pas goditjes nga rryma

Stay Connected

FacebookLike
TwitterFollow
YoutubeSubscribe
TelegramFollow
- Advertisement -
Ad imageAd image

Latest News

UÇK braktis BDI-AKI, Hazbi Lika dhe Gëzim Ostreni shihen përkrah VLEN!
Maqedoni TOP LAJM
BE mbështet kufizimin e aksesit në rrjete sociale për të miturit, a duhet të praktikohet edhe tek ne?
Bota Maqedoni TOP LAJM
Aksion i madh policor në Rashçe, kapet sasi e madhe e armatimit dhe municionit
Maqedoni
VLEN reagon ndaj Ahmetit: Ne jemi e sotmja, BDI e djeshmja
Maqedoni

Ndalohet ribotimi i përmbajtjes (lajmeve dhe të gjitha shkrimeve të tjera) pa lejen me shkrim të portalit “Argument”.

Quick Link

  • Editorial
  • Analiza
  • Rekomanduar

Sign Up for Our Newsletter

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

© 2024 ArgumentMK - . All Rights Reserved.
Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?