By using this site, you agree to the Privacy Policy and Terms of Use.
Accept
Argument-MKArgument-MK
  • Balllina
  • Maqedoni
  • Shqipëri
  • Ekonomi
  • Bota
  • Analiza
  • Kronika
  • Showbizz
  • Sport
  • + Më tepër
Reading: “Poligraf”: Kush botoi dezinformatë për takim mes Taravarit dhe Mickoskit?
Share
Notification Show More
Font ResizerAa
Font ResizerAa
Argument-MKArgument-MK
  • Editorial
  • Analiza
  • Rekomanduar
  • Balllina
  • Maqedoni
  • Shqipëri
  • Ekonomi
  • Bota
  • Analiza
  • Kronika
  • Showbizz
  • Sport
  • + Më tepër
Have an existing account? Sign In
Follow US
  • Advertise
© 2022 Foxiz News Network. Ruby Design Company. All Rights Reserved.
Argument-MK > Blog > Maqedoni > “Poligraf”: Kush botoi dezinformatë për takim mes Taravarit dhe Mickoskit?
Maqedoni

“Poligraf”: Kush botoi dezinformatë për takim mes Taravarit dhe Mickoskit?

admin
Last updated: 05/02/2024 11:16
By admin 3 Min Read
Share
SHARE

Shkup, 5 dhjetor – Zakonisht para zgjedhjeve shpeshtohen takimet mes liderëve të partive politike, për të cilat ka interes të madh në media dhe në opinion. Megjithatë, ndodh që mediat të botojnë edhe informacione për takime që nuk kanë ndodhur. I tillë është rasti me informacionet e pasakta për takimin e pretenduar të liderëve të Aleancës për Shqiptarët dhe VMRO-DPMNE-së, Arben Taravari dhe Hristijan Mickoski.

Më 31 janar 2024, TV Klan Maqedonia publikoi tekstin me titull: “Arben Taravari në selinë e VMRO-DPMNE-së, takohet me Mickoskin!”. Kjo përmbajtje u transmetua edhe nga portale tjera në gjuhën shqipe, e më pas u transmetua edhe nga portale në gjuhën maqedonase.

Mirëpo ky lajm i pasaktë u përgënjeshtrua nga Aleanca për Shqiptarët, e cila kumtoi se nuk ka pasur fare një takim të tillë. “Lajmi i publikuar në disa media për gjoja takim mes kryetarit Arben Taravari me Mickoskin është i rremë, pasi makina të cilën e sjellin si “fakt” këto media, ajo nuk është e kryetarit të ASH-së. Makina në fjalë është e kryetarit të Degës së VMRO-DPMNE-së nga Komuna Mavrovë-Rostushë, Haris Ibrahimi”, thuhet në kumtesën e kësaj partie.

Pas demantit, TV Klan e fshiu përmbajtjen me lajmin e pasaktë. Ky televizion botoi edhe një “Sqarim për lexuesit dhe opinionin”, në të cilin u kërkoi falje Taravarit, Mickoskit dhe lexuesve, duke sqaruar se teksti është publikuar pa dijeninë e redaktorëve përgjegjës dhe menaxhmentit të ri në televizion. “Punonjësi përgjegjës pa u konsultuar me menaxhmentin dhe redaktorët e ka publikuar lajmin në web faqen e televizionit. Gjithashtu ka bërë edhe një veprim akoma më të papërgjegjshëm duke e shpërndarë lajmin në disa email adresa të redaksive të tjera”, thuhet në botimin e TV Klanit.

Në këtë rast, informacioni i botuar i pasaktë dhe i pavërtetuar paraqet shkelje të standardeve gazetareske, ndërsa veprimi i redaksisë është ajo që duhet të bëjë çdo media pas vërejtjes së një gabimi të tillë – të botojë korrigjim, falje dhe shpjegim për lexuesit. Vetëm në këtë mënyrë mediat mund të ruajnë besimin e publikut.

You Might Also Like

Merz: Nuk dua përçarje të NATO-s

Ballazhi: Vonohemi me masat për celularët, bota po vepron më shpejt

Karamuço zbulon të pathëna, si serbët kanë dashur të helmonin ambasadorin shqiptar në Shkup

Shqipëria sërish e humbur në garën e pagave, vendet e rajonit i kishin 30-50% më të larta edhe në 2025, ja ku jemi ne

Shekerinska: NATO është vigjilente, kemi interceptuar katër raketa balistike dhe është e mbrojtur edhe Maqedonia e Veriut

Share This Article
Facebook Twitter Email Print
Previous Article Shumica absolute e anëtarëve të Akademisë së Aleancës për Shqiptarët, me deklaratë mbështetjeje për Dr. Arben Taravarin (Dokument)
Next Article Gjendet një plumb në shtëpinë kryetarit të ASH-së, Arben Taravari

Stay Connected

FacebookLike
TwitterFollow
YoutubeSubscribe
TelegramFollow
- Advertisement -
Ad imageAd image

Latest News

Merz: Nuk dua përçarje të NATO-s
Maqedoni TOP LAJM
Ministri Salla: Legjislacioni shqiptar për sigurinë ushqimore është i përafruar me rregulloret e BE-së
Shqipëri
Ballazhi: Vonohemi me masat për celularët, bota po vepron më shpejt
Maqedoni TOP LAJM
Vendi ka rezerva të mjaftueshme të naftës, çmimet ndiqen çdo ditë në bursën botërore
Ekonomi

Ndalohet ribotimi i përmbajtjes (lajmeve dhe të gjitha shkrimeve të tjera) pa lejen me shkrim të portalit “Argument”.

Quick Link

  • Editorial
  • Analiza
  • Rekomanduar

Sign Up for Our Newsletter

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

© 2026. ANET.COM.MK - All Rights Reserved.
Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?