By using this site, you agree to the Privacy Policy and Terms of Use.
Accept
Argument-MKArgument-MK
  • Balllina
  • Maqedoni
  • Shqipëri
  • Ekonomi
  • Bota
  • Analiza
  • Kronika
  • Showbizz
  • Sport
  • + Më tepër
Reading: Politika monetare do të kontribuojë në ngadalësimin e inflacionit dhe ruajtjen e stabilitetit të kursit devizor
Share
Notification Show More
Font ResizerAa
Font ResizerAa
Argument-MKArgument-MK
  • Editorial
  • Analiza
  • Rekomanduar
  • Balllina
  • Maqedoni
  • Shqipëri
  • Ekonomi
  • Bota
  • Analiza
  • Kronika
  • Showbizz
  • Sport
  • + Më tepër
Have an existing account? Sign In
Follow US
  • Advertise
© 2022 Foxiz News Network. Ruby Design Company. All Rights Reserved.
Argument-MK > Blog > Ekonomi > Politika monetare do të kontribuojë në ngadalësimin e inflacionit dhe ruajtjen e stabilitetit të kursit devizor
Ekonomi

Politika monetare do të kontribuojë në ngadalësimin e inflacionit dhe ruajtjen e stabilitetit të kursit devizor

admin
Last updated: 03/02/2024 12:48
By admin 6 Min Read
Share
SHARE

Këshilli i Bankës Popullore në seancën e djeshme të rregullt miratoi Raportin kuartal për tremujorin e fundit të vitit 2023. Në raport thuhet se në tremujorin e fundit të vitit të kaluar, Banka Popullore nuk ka bërë ndryshime shtesë në përcaktimin e politikës monetare, në përputhje me kushtet në ekonomi. Niveli aktual i normës bazë të interesit, së bashku me ndryshimet në rezervën e detyrueshme, si dhe me masat makroprudenciale të marra, lejojnë ngadalësimin e inflacionit, në përputhje me pritjet dhe ruajtjen e stabilitetit të kursit devizor. Duke marrë parasysh strategjinë monetare të kursit të qëndrueshëm të këmbimit të denarit në raport me euron, përcaktimi i politikës monetare të Bankës Popullore korrespondon me politikën monetare të Bankës Qendrore Evropiane.

Siç thuhet në njoftimin e Bankës Popullore, treguesit e fundit nga ekonomia vendase tregojnë një pasqyrë makroekonomike që më së shumti korrespondon me vlerësimet e tetorit. PBB-ja reale në tremujorin e tretë shënoi rritje vjetore prej 1.2 për qind, e cila është në përputhje me parashikimet e ciklit të tetorit (rritje prej 1.1 për qind).

“Të dhënat e disponueshme me frekuencë të lartë mbi aktivitetin ekonomik tregojnë shenja të hershme të përshpejtimit të rritjes vjetore në tremujorin e fundit të vitit, e cila aktualisht është në përputhje me vlerësimet e tetorit për rritje të moderuar të PBB-së në vitin 2023 prej 1.9 për qind dhe një rritje të mëtejshme për 3 për qind në vitin 2024 dhe 4 për qind në vitin 2025 – 2026. Rritja e tensioneve gjeopolitike për shkak të luftës në Ukrainë dhe konfliktit midis Izraelit dhe Gazës dhe zgjerimi i tyre i mundshëm janë rreziqet kryesore në afat të shkurtër, të cilat mund të shkaktojnë përçarje në tregjet e energjisë dhe flukset tregtare globale”, thuhet në kumtesë.

Në tremujorin e fundit të vitit 2023, siç bëjnë me dije nga Banka Popullore, norma vjetore e inflacionit u ngadalësua më tej, duke zbritur në 3.4 për qind.

“Për të gjithë vitin 2023, norma mesatare vjetore e inflacionit është 9.4 për qind dhe është në përputhje me projeksionin (9.5 për qind). Sipas vlerësimeve të tetorit, për vitin 2024 pritet që inflacioni mesatar të ulet në nivelin 3.5 për qind deri në 4 për qind dhe më pas ai të stabilizohet rreth 2 për qind në periudhën afatmesme. Rreziqet e inflacionit ekzistojnë ende dhe lidhen kryesisht me çmimet e produkteve primare në bursat botërore, për shkak të tensioneve gjeopolitike dhe ndryshimeve klimatike, si dhe ndryshimeve në çmimet dhe kërkesën e rregulluar”, thuhet në kumtesë.

Në tremujorin e katërt të vitit 2023, siç thekson Banka Popullore, aktiviteti kreditor i sektorit bankar është forcuar mesatarisht në krahasim me tremujorin paraardhës, që është karakteristikë për fundvit.

“Megjithatë, në bazë vjetore, shkalla e rritjes së totalit të kredive vijon të ngadalësohet, në kushte të shtrënguara monetare, kështu që në tremujorin e fundit të vitit 2023 u ul në 5.1 për qind, që është pak më poshtë pritshmërive sipas projeksionit të tetorit. (5.7 për qind). Njëkohësisht, është vërejtur një rritje më e theksuar tremujore e bazës së depozitave dhe përshpejtimit të mëtejshëm të rritjes vjetore të depozitave, e cila arriti në 9.1 për qind, që është mbi pritshmëritë për fundin e vitit sipas projeksionit të tetorit (8.4 për qind). Në të njëjtën kohë, ka ende lëvizje të favorshme nga aspekti i strukturës valutore dhe afatgjate të kursimit  (rritje e depozitave afatgjata dhe në denarë), duke reflektuar efektet e masave të ndërmarra nga Banka Popullore dhe pritjet e stabilizuara të subjekteve ekonomike”, citohet në kumtesë.

Sipas Bankës Popullore, pozita e jashtme e ekonomisë është e favorshme dhe mundëson rritjen e rezervave valutore. Të dhënat për rezervat valutore për tremujorin e katërt ishin më të mira se pritshmëritë sipas projeksioneve të tetorit, pra për të gjithë vitin 2023 ato arritën një rritje më të lartë se sa pritej dhe qëndruan në zonën e sigurt.

Në raport theksohet se kushtet për zhvillimin e politikës monetare janë ende të pasigurta, ndërkohë që ekzistojnë ende rreziqe për ekonominë globale dhe atë vendase në periudhën afatshkurte dhe afatmesme, për këtë arsye nevojitet kujdes i mëtejshëm, veçanërisht kur zbatohen politika makroekonomike që ndikojnë në kërkesën në ekonomi.

Banka Popullore, siç thuhet në njoftim, është ende e gatshme të përdorë të gjitha instrumentet e nevojshme dhe të marrë masat e duhura që do të kontribuojnë në ruajtjen e stabilitetit të kursit të këmbimit, stabilizimin e pritjeve inflacioniste dhe stabilitetin e çmimeve në afat të mesëm. 

You Might Also Like

Vendi ka rezerva të mjaftueshme të naftës, çmimet ndiqen çdo ditë në bursën botërore

Po vijon blerja e lakrës nga kultivuesit vendor, bujqit janë të kënaqur me çmimin

Bie numri i lejeve për ndërtim, rritet vlera e objekteve

Bie çmimi i arit

Okta e vazhdon zbritjen në naftë e benzinë deri në fund të muajit

Share This Article
Facebook Twitter Email Print
Previous Article Kumanovë, 30-vjeçari tentoi vjedhjen e veturës “Zastava” nga një i moshuari
Next Article Aksident në afërsi të Butelit

Stay Connected

FacebookLike
TwitterFollow
YoutubeSubscribe
TelegramFollow
- Advertisement -
Ad imageAd image

Latest News

Merz: Nuk dua përçarje të NATO-s
Maqedoni TOP LAJM
Ministri Salla: Legjislacioni shqiptar për sigurinë ushqimore është i përafruar me rregulloret e BE-së
Shqipëri
Ballazhi: Vonohemi me masat për celularët, bota po vepron më shpejt
Maqedoni TOP LAJM
Vendi ka rezerva të mjaftueshme të naftës, çmimet ndiqen çdo ditë në bursën botërore
Ekonomi

Ndalohet ribotimi i përmbajtjes (lajmeve dhe të gjitha shkrimeve të tjera) pa lejen me shkrim të portalit “Argument”.

Quick Link

  • Editorial
  • Analiza
  • Rekomanduar

Sign Up for Our Newsletter

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

© 2026. ANET.COM.MK - All Rights Reserved.
Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?