By using this site, you agree to the Privacy Policy and Terms of Use.
Accept
Argument-MKArgument-MK
  • Balllina
  • Maqedoni
  • Kosovë
  • Shqipëri
  • Ekonomi
  • Bota
  • Analiza
  • Kronika
  • Showbizz
  • Sport
  • + Më tepër
Reading: Prej sot grevë në FSSH, do të punohet vetëm në lëndët e nevojshme
Share
Notification Show More
Font ResizerAa
Font ResizerAa
Argument-MKArgument-MK
  • Editorial
  • Analiza
  • Rekomanduar
  • Balllina
  • Maqedoni
  • Kosovë
  • Shqipëri
  • Ekonomi
  • Bota
  • Analiza
  • Kronika
  • Showbizz
  • Sport
  • + Më tepër
Follow US
  • Advertise
© 2022 Foxiz News Network. Ruby Design Company. All Rights Reserved.
Argument-MK > Blog > Maqedoni > Prej sot grevë në FSSH, do të punohet vetëm në lëndët e nevojshme
Maqedoni

Prej sot grevë në FSSH, do të punohet vetëm në lëndët e nevojshme

admin
Last updated: 05/02/2024 08:14
By admin 4 Min Read
Share
SHARE

Shkup, 5 shkurt – Të punësuarit në Njësitë rajonale të Fondit të sigurimeve shëndetësore prej sot do të dalin në grevë. Do të kryhen vetëm detyrat e nevojshme të punës, si regjistrimi i një të mituri si anëtar në sigurim, rregullimi i sigurimit për një person të hospitalizuar dhe mjekim jashtë vendit për raste urgjente.

Siç infomojnë nga Organizata sindikale e Sindikatit të  AOJSHQ-së pranë Fondit të sigurimeve shëndetësore (FSSH), për pranimin e dokumentave do të ketë vetëm nga një punonjës në njësitë rajonale.

“Njëkohësisht duam të falënderojmë qytetarët dhe mjekët nga shëndetësia publike dhe private për mbështetjen dhe mirëkuptimin e deritanishëm, të cilët i mbështesin punonjësit në kërkesat e tyre dhe janë në anën e punonjësve në FSSH dhe kanë mirëkuptim për problemin e tyre me pagat”, thonë nga Sindikata pranë FSSH-së.

Punonjës të FSSH-së, javën e kaluar u mblodhën para hapësirave të Fondit, duke shprehur pakënaqësi për uljen e mundshme të pagave.

“Nga 9 janari me rekomandim të Qeverisë, siç është paraparë, kërkohet ulje prej 21 për qind. Edhe pse Qeveria e rekomandon si korrigjim sipas buxhetit të miratuar, sipas kalkulimeve të shërbimeve të ekspertëve, kjo do të thotë që të gjithë punëtorëve t’u zvogëlohen pagat për 21 për qind”, deklaroi në atë kohë kryetari i Organizatës sindikale të FSSH-së, Branko Axhigogov.

Sipas sindikatës, me vendimin preken 831 punonjës të FSSH-së dhe nëse do të ketë ulje të pagave, sipas Axhigogovit 25 për qind do të marrin pagë me me shumë nën pagën minimale, ndërsa 25 për qind sa pagën minimale.

Nga Ministria e Financave më pas sqaruan se nuk bëhet fjalë për ulje të pagave të punonjësve në FSSH, por po bëhet përpjekje për rritjen e tyre, gjë që do të ketë implikime fiskale në buxhetin e Fondit.

Pagat në FSSH gjatë vitit 2023, siç bëjnë me dije nga Ministria e Financave, janë rritur disa herë, përkatësisht 2.100 denarë ose rreth shtatë për qind në mars 2023 me harmonizimin e pagës minimale, rritje prej 2,5 për qind në janar 2023 dhe 3,5 për qind në gusht 2023.

“Sipas Marrëveshjes së përgjithshme kolektive, parashikohet një rritje prej 10 për qind, si dhe për të gjithë punonjësit në sektorin publik. Domethënë, rritja kumulative e pagave gjatë vitit 2023 në FSSH është rreth 25 për qind. Përveç kësaj, gjatë vitit 2023 punëtorët e FSSH-së kanë ushtruar të drejtën e rekursit në shumën neto prej 10.000 denarë. Për shkak të implikimeve fiskale në buxhetin e Fondit, Qeveria e RMV-së i rekomandoi Bordit të Drejtorëve të FSSH-së që vendimi i miratuar për rritjen e vlerës së pikës të ketë efekt të vonuar në vitin 2025, për faktin se për rritjen e pagave në FSSH, nuk janë parashikuar mjete në Buxhetin për vitin 2024. Sigurimi i mjeteve do të ishte i mundur vetëm me ridrejtim nga zërat e tjerë shpenzuese dhe kjo do të nënkuptonte se për rritjen e pagave të punonjësve do të duhej të shkurtoheshin mjetet për barna dhe shërbime shëndetësore për qytetarët”, theksohet në kumtesën nga Ministria e Financave.

- Advertisement -
Ad imageAd image

You Might Also Like

FOKUS: Zyrtar i BDI-së i dyshuar për zjarrvënie, në shtëpi i gjenden materiale djegëse!

Prokuroria për vrasjen në Batincë: Autori është identifikuar, por është në arrati

Pasdite vazhdon debati për amendamentet e ribalancit të Buxhetit

Fetai përkujton viktimat e gjenocidit të Srebrenicës: Drejtësia është kusht për paqe të qëndrueshme

Kasami përkujton viktimat e gjenocidit në Srebrenicë

Share This Article
Facebook Twitter Whatsapp Whatsapp LinkedIn Email Copy Link Print
Previous Article Studentët para MASH-it do të kërkojnë pagesë të bursave, vauçerë për transport, rikonstruksion të konvikteve të studentëve
Next Article Pushim vjetor nuk mund t’i lejojnë vetes 55 për qind e qytetarëve të Maqedonisë së Veriut

Stay Connected

FacebookLike
TwitterFollow
YoutubeSubscribe
TelegramFollow
- Advertisement -
Ad imageAd image

Latest News

Dortmundi cakton çmimin për Karim Adeyemin
Sport
Një shqiptare shpëton Zvicrën/ Riola Xhemaili siguron kualifikimin në Kampionatin Europian
Sport
Wengeri i del në mbrojtje Kupës së Botës për Klube
Sport
Arrihet marrëveshja, finalja e Botërorit 2030 do të luhet në ‘Santiago Bernabeu’
Sport

Ndalohet ribotimi i përmbajtjes (lajmeve dhe të gjitha shkrimeve të tjera) pa lejen me shkrim të portalit “Argument”.

Quick Link

  • Editorial
  • Analiza
  • Rekomanduar

Sign Up for Our Newsletter

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

© 2024 ArgumentMK - . All Rights Reserved.
Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?