By using this site, you agree to the Privacy Policy and Terms of Use.
Accept
Argument-MKArgument-MK
  • Balllina
  • Maqedoni
  • Shqipëri
  • Ekonomi
  • Bota
  • Analiza
  • Kronika
  • Showbizz
  • Sport
  • + Më tepër
Reading: Presidenti çek Petr Pavel alarmon: Nëse s’i marrim në BE shtetet e Ballkanit, mbesin në mëshirën e Rusisë
Share
Notification Show More
Font ResizerAa
Font ResizerAa
Argument-MKArgument-MK
  • Editorial
  • Analiza
  • Rekomanduar
  • Balllina
  • Maqedoni
  • Shqipëri
  • Ekonomi
  • Bota
  • Analiza
  • Kronika
  • Showbizz
  • Sport
  • + Më tepër
Follow US
  • Advertise
© 2022 Foxiz News Network. Ruby Design Company. All Rights Reserved.
Argument-MK > Blog > Maqedoni > Presidenti çek Petr Pavel alarmon: Nëse s’i marrim në BE shtetet e Ballkanit, mbesin në mëshirën e Rusisë
MaqedoniTOP LAJM

Presidenti çek Petr Pavel alarmon: Nëse s’i marrim në BE shtetet e Ballkanit, mbesin në mëshirën e Rusisë

admin
Last updated: 30/04/2024 21:08
By admin 5 Min Read
Share
SHARE

Pragë, 30 prill – Republika Çeke ka sinjalizuar mbështetjen e saj për raundet e reja të zgjerimit të Bashkimit Evropian, ndërsa vendi përgatitet të shënojë 20 vjetorin nga pranimi i tij në bllok.

Zgjerimi është një “domosdoshmëri gjeostrategjike”, tha presidenti çek Petr Pavel në një konferencë shtypi në Pragë së bashku me presidentin gjerman Frank-Walter Steinmeier, konferencë kjo për pranimin e Republikës Çeke dhe nëntë shteteve të tjera në BE 20 vjet më parë.

“Nëse i lëmë shtetet e Ballkanit Perëndimor, Ukrainën, Moldavinë dhe Gjeorgjinë në pragun e derës për një kohë të gjatë, do t’i lëmë në mëshirën e aktorëve si Rusia, të cilët nuk ia duan aspak të mirën evropianëve dhe Evropës”, paralajmëroi Pavel, ish-kryetar i Komitetit Ushtarak të NATO-s, raporton dpa.

Përkrahje për shtetet e BP-së në rrugën e tyre drejt BE-së dha edhe kryeministri çek, Petr Fiala.

“Këto vende duan t’i përkasin Perëndimit”, tha të martën kryeministri Fiala. “Le t’u japim atyre këtë shans dhe të shfrytëzojmë sa më shumë mundësitë që ofron zgjerimi”, shtoi ai.

Pavel u bëri thirrje vendeve kandidate të përgatiten seriozisht për pranimin e ardhshëm. “Republika Çeke mund të ndihmojë anëtarët e mundshëm duke ndarë përvojën e saj”, tha ai.

Presidenti çek bëri gjithashtu presion për reformat e BE-së, duke thënë se unioni “padyshim” se mund të përmirësohet.

Më 1 maj 2004, Republika Çeke, Polonia, Sllovakia dhe shtatë shtete të tjera iu bashkuan Bashkimit Evropian në atë që Pavel e quajti si “një moment historik”.

“Shtëpia jonë nuk është vetëm Republika Çeke, por Evropa”, tha Pavel.

- Advertisement -
Ad imageAd image

Gjashtë vende në Ballkanin Perëndimor – Shqipëria, Bosnje-Hercegovina, Kosova, Maqedonia e Veriut, Mali i Zi dhe Serbia – aktualisht po kërkojnë të anëtarësohen në BE dhe kanë arritur nivele të ndryshme përparimi drejt anëtarësimit.

Ish-republikat sovjetike Ukraina, Moldavia dhe Gjeorgjia janë gjithashtu kandidate, ndërsa negociatat e BE-së me Turqinë aktualisht janë të ngrira.

Më herët, Steinmeier bëri thirrje për një mbrojtje të demokracisë në Bashkimin Evropian përpara zgjedhjeve parlamentare të BE-së në qershor.

- Advertisement -
Ad imageAd image

“Brenda Bashkimit tonë Evropian, vlerat themelore demokratike, në të vërtetë projekti evropian, po vihen në pikëpyetje nga populistët e papërgjegjshëm”, tha Steinmeier.

“Le të kuptojmë se çfarë është në rrezik, veçanërisht tani”, tha ai. “Kur të arrihet demokracia, ajo nuk është e garantuar për përjetësinë”, shtoi presidenti gjerman.

“Ne e dimë se forca e demokracisë liberale, toleranca e saj, është gjithashtu pika e saj më e cenueshme. Dhe ne e dimë se ne duhet të mbrohemi dhe të veprojmë në mbrojtje kur ata që e përçmojnë demokracinë e përdorin këtë tolerancë për ta sulmuar atë”, deklaroi presidenti gjerman.

Ai tha se sot, Republika Çeke dhe Gjermania kanë çdo arsye për të festuar këtë pranim 20 vjet më parë, duke iu referuar shteteve të ish-Bllokut Lindor të Estonisë, Letonisë, Lituanisë, Sllovenisë, Sllovakisë, Republikës Çeke, Hungarisë dhe Polonisë si dhe Maltës dhe Qipros, e cila u bashkua me Bashkimin Evropian në vitin 2004 në zgjerimin më të madh në historinë e BE-së.

“Ne të gjithë kemi përfituar nga ky hap – jo vetëm ekonomikisht, por mbi të gjitha si fqinjë. Dhe kjo histori suksesi do të vazhdojë të shkruhet”, theksoi Steinmeier.

Ndryshe, në një anketë të zhvilluar së fundmi në gjashtë shtetet e Ballkanit Perëndimor, Instituti Ndërkombëtar Republikan, gjeti një përkrahje të gjerë pro-Perëndimore tek shqiptarët në Shqipëri, Kosovë dhe shtete tjera të rajonit ku jetojnë ata. Ndërkohë që përkrahja për kursin pro-evropian është zbutur edhe në vendet si Maqedonia e Veriut dhe Mali i Zi, të dyja shtete anëtare të NATO-s.

Kriteret për anëtarësimin e Maqedonisë së Veriut në Bashkimin Evropian janë shumë të qarta. Në fillim të prillit, Komisioneri Evropian për Zgjerimin dhe Çështjet e Fqinjësisë Oliver Varheyi deklaroi se nuk pret ndonjë ndryshim në kuadrin negociator, përveç realizimin e ndryshimeve kushtetuese. Ndryshimet kushtetuese nënkuptojnë shtimin e bullgarëve dhe kombeve tjera në Kushtetutë. Megjithatë, negociatat nuk do të fillojnë derisa të bëhen ndryshimet kushtetuese.

You Might Also Like

Kasami merrë mbështetje në Malësinë e Tetovës, premton më shumë projekte se deri tani

Menduh Thaçi mobilizon strukturat e PDSH-së në Zhelinë: Koha është për veprim dhe unitet!

Elmazi: VLEN tregoi sot unitetin shqiptar, jemi krah për krah për Sarajin!

Kandidati i VLEN për Tearcë, Daut Memishi takon partinë turke TDP dhe deputetin Bejxhan Iljazin: Më 19 tetor vjen ndryshimi

Mexhiti: Opozita e ka dorëzuar lojën në Saraj, anëtarësia e BDI-së t’i bashkohet Elmazit

Share This Article
Facebook Twitter Whatsapp Whatsapp LinkedIn Email Copy Link Print
Previous Article Taravari: VLEN në qeveri, garancia më e mirë për partnerët amerikanë dhe evropianë
Next Article Pendarovski nga Haraçina: Do të jem president i të gjithë qytetarëve pa dallim

Stay Connected

FacebookLike
TwitterFollow
YoutubeSubscribe
TelegramFollow
- Advertisement -
Ad imageAd image

Latest News

Kasami merrë mbështetje në Malësinë e Tetovës, premton më shumë projekte se deri tani
Maqedoni
Menduh Thaçi mobilizon strukturat e PDSH-së në Zhelinë: Koha është për veprim dhe unitet!
Maqedoni
Elmazi: VLEN tregoi sot unitetin shqiptar, jemi krah për krah për Sarajin!
Maqedoni
Kandidati i VLEN për Tearcë, Daut Memishi takon partinë turke TDP dhe deputetin Bejxhan Iljazin: Më 19 tetor vjen ndryshimi
Maqedoni

Ndalohet ribotimi i përmbajtjes (lajmeve dhe të gjitha shkrimeve të tjera) pa lejen me shkrim të portalit “Argument”.

Quick Link

  • Editorial
  • Analiza
  • Rekomanduar

Sign Up for Our Newsletter

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

© 2024 ArgumentMK - . All Rights Reserved.
Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?