Shkup, 30 prill – Lideri i Aleancës për Shqiptarët, Arben Taravari thotë se koalicioni shqiptar VLEN në qeveri është garancia më e mirë për partnerët amerikanë dhe evropianë.
“VLEN në qeveri, sepse kjo është garancia më e mirë për partnerët amerikanë dhe evropianë. Një forcë e korruptuar si BDI nuk garanton dot asgjë, sepse ajo gjithmonë e për çfarëdo agjende blehet nga partitë maqedone, ndërsa VLEN, garanton paprekshmërinë e orientimit perëndimor të shtetit”, ka shkruar Taravari.