By using this site, you agree to the Privacy Policy and Terms of Use.
Accept
Argument-MKArgument-MK
  • Balllina
  • Maqedoni
  • Shqipëri
  • Ekonomi
  • Bota
  • Analiza
  • Kronika
  • Showbizz
  • Sport
  • + Më tepër
Reading: Pretendohet se Serbia edhe pas 7 tetorit ka vazhduar t’i shesë armë Izraelit
Share
Notification Show More
Font ResizerAa
Font ResizerAa
Argument-MKArgument-MK
  • Editorial
  • Analiza
  • Rekomanduar
  • Balllina
  • Maqedoni
  • Shqipëri
  • Ekonomi
  • Bota
  • Analiza
  • Kronika
  • Showbizz
  • Sport
  • + Më tepër
Follow US
  • Advertise
© 2022 Foxiz News Network. Ruby Design Company. All Rights Reserved.
Argument-MK > Blog > Bota > Pretendohet se Serbia edhe pas 7 tetorit ka vazhduar t’i shesë armë Izraelit
Bota

Pretendohet se Serbia edhe pas 7 tetorit ka vazhduar t’i shesë armë Izraelit

admin
Last updated: 12/03/2024 14:22
By admin 2 Min Read
Share
SHARE

Rrjeti Ballkanik i Gazetarisë Hulumtuese (BIRN) pretendon se Serbia, edhe pas datës 7 tetor 2023 ka vazhduar t’i shesë armë Izraelit, transmeton Anadolu.

Në artikullin e publikuar nga BIRN, edhe pse autoritetet zyrtare të Serbisë nuk kanë bërë deklarata lidhur me çështjen, thuhet se Serbia eksportoi armë në Izrael dy herë pas 7 tetorit 2023. BIRN ka kërkuar informacione për eksportin në fjalë nga Ministria e Tregtisë së Brendshme dhe të Jashtme të Serbisë, por Ministria ka refuzuar të japë informacione për këtë temë.

Artikulli vuri në dukje se Ministria u siguron gazetarëve në mënyrë rutinore të dhëna për eksportet e armëve, si lloji dhe sasia e armëve të eksportuara, kompanitë e përfshira në eksport dhe cilët janë përdoruesit përfundimtarë të këtyre armëve, duke tërhequr vëmendjen se dështimi për t’iu përgjigjur kërkesës për këtë temë ishte “një situatë e pazakontë”.

“Edhe pse ministria refuzon të japë të dhëna, BIRN zbulon se kompania shtetërore e eksportit të armëve Jugoimport-SDPR ka dërguar dy dërgesa në Izrael nga tetori 2023 deri më sot me një vlerë prej mbi 1 milion euro. Sipas të dhënave të përpiluara të portalit Checkpoint nga Administrata Doganore, portali që mbledh të dhënat zyrtare të institucioneve qeveritare në një vend, Jugoimport-SDPR ka eksportuar mallra në Izrael në vlerë prej 540.120 euro në tetor të vitit 2023, ndërsa një dërgesë tjetër në vlerë prej 510 mijë eurosh ka bërë në shkurt”, thuhet në artikull.

Më tej në artikull thuhet se Izraeli nuk është në krye të listës së vendeve të cilave Serbia u shet armë dhe se fabrika shtetërore serbe “Prvi Partizan”, e njohur për prodhimin e municionit, i ka shitur Izraelit në muajin mars dhe prill të vitit 2023 municion në vlerë prej 780 mijë eurosh.

Ndërkohë, presidenti serb Aleksandar Vuçiq tha në postimin e tij në rrjetet sociale më 7 tetor 2023 se “Izraeli meriton një jetë të qetë dhe të sigurt”.

You Might Also Like

Koalicioni qeverisës japonez drejt shpërbërjes

Armëpushimi, Gjermania hap rrugën për rindërtimin e Gazës, jep 29 milionë euro ndihmë humanitare

Një tërmet i fuqishëm me magnitudë 7.6 godet Filipinet, alarm për cunami

Trump: I kam dhënë fund 8 konflikteve, por nuk e bëra për Nobelin

Izraeli miraton planin e Trump për armëpushimin në Gaza

Share This Article
Facebook Twitter Whatsapp Whatsapp LinkedIn Email Copy Link Print
Previous Article Fundoset varka me 40 emigrantë pranë ishujve Kanarie, 2 të vdekur
Next Article Moska thërret ambasadoren e Zvicrës për shkak të hapave kundër aseteve ruse

Stay Connected

FacebookLike
TwitterFollow
YoutubeSubscribe
TelegramFollow
- Advertisement -
Ad imageAd image

Latest News

Kasami merrë mbështetje në Malësinë e Tetovës, premton më shumë projekte se deri tani
Maqedoni
Menduh Thaçi mobilizon strukturat e PDSH-së në Zhelinë: Koha është për veprim dhe unitet!
Maqedoni
Elmazi: VLEN tregoi sot unitetin shqiptar, jemi krah për krah për Sarajin!
Maqedoni
Kandidati i VLEN për Tearcë, Daut Memishi takon partinë turke TDP dhe deputetin Bejxhan Iljazin: Më 19 tetor vjen ndryshimi
Maqedoni

Ndalohet ribotimi i përmbajtjes (lajmeve dhe të gjitha shkrimeve të tjera) pa lejen me shkrim të portalit “Argument”.

Quick Link

  • Editorial
  • Analiza
  • Rekomanduar

Sign Up for Our Newsletter

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

© 2024 ArgumentMK - . All Rights Reserved.
Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?