By using this site, you agree to the Privacy Policy and Terms of Use.
Accept
Argument-MKArgument-MK
  • Balllina
  • Maqedoni
  • Shqipëri
  • Ekonomi
  • Bota
  • Analiza
  • Kronika
  • Showbizz
  • Sport
  • + Më tepër
Reading: Primaret e PD-së, KOKOE shpall rezultatet për 12 qarqet e vendit
Share
Notification Show More
Font ResizerAa
Font ResizerAa
Argument-MKArgument-MK
  • Editorial
  • Analiza
  • Rekomanduar
  • Balllina
  • Maqedoni
  • Shqipëri
  • Ekonomi
  • Bota
  • Analiza
  • Kronika
  • Showbizz
  • Sport
  • + Më tepër
Follow US
  • Advertise
© 2022 Foxiz News Network. Ruby Design Company. All Rights Reserved.
Argument-MK > Blog > Shqipëri > Primaret e PD-së, KOKOE shpall rezultatet për 12 qarqet e vendit
Shqipëri

Primaret e PD-së, KOKOE shpall rezultatet për 12 qarqet e vendit

admin
Last updated: 03/03/2025 10:03
By admin 5 Min Read
Share
SHARE

Komisioni i Organizimit dhe Kontrollit të Operacioneve Elektorale (KOKOE) pranë Partisë Demokratike shpalli rezultatet e primareve për zgjedhjet parlamentare të 11 majit 2025 në të gjitha qarqet e vendit.

Sipas të dhënave zyrtare nga Partia Demokratike në rang kombëtar votuan gjithsej 50,854 anëtarë.

Në qarkun e Tiranës në këtë proces morën pjesë 13 052 anëtarë të PD nga Tirana, ndërsa në garë ishin 82 kandidatë. Sipas rezultati më të votuarit në qarkun e Tiranës është Hysen Kadiu me 913 vota, i ndjekur nga Klevis Balliu me 737 vota, pas tij Grigels Muçollari me 666 vota, më pas vjen Jorida Tabaku me 651 vota si dhe Ilir Alimehmeti me 603 vota. Kuota minimale e llogaritur për qarkun e Tiranës është 144 vita.

Në qarkun e Beratit kanë votuar 2044 demokratë. Nga të dhënat raportohet se më shumë se 170 vota ka marrë Zija Ismajli me 1091 vota, Ledion Marra përkatësisht me 306 vota, dhe Erion Dasho 238 vota.

Në qarkun e Korçës kanë marrë pjesë në votim 4826 demokratë. Më të votuarit në këtë qark janë Bledjon Nallbati me 1219 vota, Ledina Alolli 394 vota, Andrea Mano 380 vota, Genti Çela 334 vota, Fidel Kreka 355 vota. Kuota minimale e llogaritur për qarkun e Korçës është 230 vota.

Në qarkun e Kukësit kanë marrë pjesë në votim 2640 anëtarë demokratë. Nga të dhënat mësohet se më i votuari është Shkëlzen Ibra me 707 vota, pas tij Shkëlqim Shehu me 430 vota dhe Isuf Çelaj i cili ka marrë 410 vota. Kuota minimale për qarkun e Kukësit është 230 vota.

Në qarkun e Lezhës kanë marrë pjesë në votim 3669 demokratë. Nga të dhënat mësohet se kandidati më i votuar është Gjin Gjoni me 674 vota, i ndjekur nga Aleksandër Lala me 438 vota, ndërsa më pas renditen dy deputet Elda Hoti 394 vota dhe Lindita Metaliaj me 348 vota. Kuota minimale e llogaritur për qarkun e Lezhës është 175 vota.

Në qarkun e Durrësit kanë marrë pjesë 4922 demokratë. Më i votuari në qarkun e Durrësit ka rezultuar ish-kandidati për kryetar bashkie Igli Cara me 622 vota, pas tij Manjola Luku me 424 vota dhe Aulon Kalaja me 296 vota. Kuota minimale e llogaritur në qarkun e Durrësit është 126 vota.

Në qarkun e Fierit kanë marrë pjesë 4580 demokratë. Më i votuari në këtë qark ka rezultuar Eduart Sharka me 795 vota, pas tij është renditur deputeti Luan Baçi me 677 vota, ndërsa deputeti Saimir Korreshi ka marrë 477 vota. Kuota minimale e llogaritur për qarkun e Fierit është 191 vota.

- Advertisement -
Ad imageAd image

Në qarkun e Dibrës kanë marrë pjesë 4580 anëtarë. Më i votuari në qarkun e Dibrës rezulton Ilir Korsi me 578 vota, Denisa Vata me 362 vota, e ndjekur nga Basir Çollaku. Kuota minimale për qarkun e Dibrës është 147 vota.

Në qarkun e Shkodrës kanë marrë pjesë në primare 4451 anëtarë. Më i votuari ka rezultuar Ramadan Likaj me 470 vota, pas tij renditet si më i votuari ish-kryetari i bashkisë Bardh Spahia me 386 vota. Kuota minimale e llogaritur për qarkun e Shkodrës është 135 vota.

Në qarkun e Elbasanit kanë marrë pjesë 3927 anëtarë të PD-së. Më i votuari në këtë qark ka rezultuar deputeti Dashnor Sula me 538 vota, pas tij renditet Blendi Himçi me 510 vota dhe me 409 vota Ilirjan Alliu. Kuota minimale e llogaritur për qarkun e Elbasanit është 164 vota.

- Advertisement -
Ad imageAd image

Në qarkun e Vlorës rezulton më e votuara Ina Zhupa me 641 vota, e ndjekur nga Atird Hoxha 482 vota. Kuota minimale për qarkun e Vlorës është 161 vota. Siç njofton PD rezultati nuk përfshin QV Konispol, pasi kutia e saj është konsideruar e parregullt me vendim të KOKOE dhe, për rrjedhojë nuk bëhet pjesë e rezultatit përfundimtar.

Në qarkun e Gjirokastrës kanë marrë pjesë 1957 anëtarë të PD-së. Sipas rezultateve më i votuari është Alma Buci me 399 vota. Kuota minimale e llogaritur për qarkun e Gjirokastrës është 178 vota.

Rezultatet KOKOE ia përcjellë kryesisë së Partisë Demokratike për vendimmarrje të mëtejshme.

You Might Also Like

Spahia: PD, kërkesë për mocion me debat për situatën në shërbimin Onkologjik

Bashari: Gjatë 2024-ës iu nënshtruan kontrollit të deklarimit të pasurive 817 subjekte

Balla: PD të distancohet nga ata që kërcënojnë gjyqtarët e prokurorët te dera e SPAK

Vendimi i Kushtetueses, Celibashi: Pezulluam çdo veprim për zgjedhjet në Tiranë, vijojnë përgatitjet për 5 bashkitë e tjera

Konferenca e Mbrojtjes Kibernetike të NATO-s, Vengu: Shqipëria, rritje të investimeve

Share This Article
Facebook Twitter Whatsapp Whatsapp LinkedIn Email Copy Link Print
Previous Article VV-ja 48 deputetë: Si do të ndahen ulëset në Kuvend me këtë trend të votave nga diaspora?
Next Article Disa persona therin me thikë dy të tjerë në Prizren, arrestohen dy të dyshuar

Stay Connected

FacebookLike
TwitterFollow
YoutubeSubscribe
TelegramFollow
- Advertisement -
Ad imageAd image

Latest News

Kasami merrë mbështetje në Malësinë e Tetovës, premton më shumë projekte se deri tani
Maqedoni
Menduh Thaçi mobilizon strukturat e PDSH-së në Zhelinë: Koha është për veprim dhe unitet!
Maqedoni
Elmazi: VLEN tregoi sot unitetin shqiptar, jemi krah për krah për Sarajin!
Maqedoni
Kandidati i VLEN për Tearcë, Daut Memishi takon partinë turke TDP dhe deputetin Bejxhan Iljazin: Më 19 tetor vjen ndryshimi
Maqedoni

Ndalohet ribotimi i përmbajtjes (lajmeve dhe të gjitha shkrimeve të tjera) pa lejen me shkrim të portalit “Argument”.

Quick Link

  • Editorial
  • Analiza
  • Rekomanduar

Sign Up for Our Newsletter

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

© 2024 ArgumentMK - . All Rights Reserved.
Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?