By using this site, you agree to the Privacy Policy and Terms of Use.
Accept
Argument-MKArgument-MK
  • Balllina
  • Maqedoni
  • Shqipëri
  • Ekonomi
  • Bota
  • Analiza
  • Kronika
  • Showbizz
  • Sport
  • + Më tepër
Reading: Prindërit zgjedhin emra modern për fëmijët, më së shumti parapëlqehen emrat e shkurtër
Share
Notification Show More
Font ResizerAa
Font ResizerAa
Argument-MKArgument-MK
  • Editorial
  • Analiza
  • Rekomanduar
  • Balllina
  • Maqedoni
  • Shqipëri
  • Ekonomi
  • Bota
  • Analiza
  • Kronika
  • Showbizz
  • Sport
  • + Më tepër
Follow US
  • Advertise
© 2022 Foxiz News Network. Ruby Design Company. All Rights Reserved.
Argument-MK > Blog > Kuriozitete > Prindërit zgjedhin emra modern për fëmijët, më së shumti parapëlqehen emrat e shkurtër
Kuriozitete

Prindërit zgjedhin emra modern për fëmijët, më së shumti parapëlqehen emrat e shkurtër

admin
Last updated: 17/11/2024 15:59
By admin 2 Min Read
Share
SHARE

Viteve të fundit është rritur tendenca e vendosjes së emrave të shkurtër, të huaj dhe modern tek shqiptarët. Për dallim nga e kaluara, kur emrat vendoseshin më së shumti duke u bazuar në emra fetar, katër vitet e fundit ka ndryshuar mënyra e vendosjes së emrave të fëmijëve. Prindërit më së shumti zgjedhin emra të shkurtër, jo më shumë se katër shkronja.

“Nga analizat që kam në katër vitet e fundit, shohim që ka një modernizim të emrave dhe emrat janë pak më të shkurtër që vendosen nga prindërit. 2:25 Këtu vlen që të përmendet se në të kaluarën mund ta shihni edhe vet se tek shqiptarët ka pasur më shumë përdorim të emrave të cilët kanë theks të veçantë fetar, ndërsa në periudhën e fundit kemi emra që tingëllojnë dhe janë absolutisht shqip që përdoren”, tha Faton Fazliu, drejtor në Drejtorinë e Librave Amë.

Shkaqet që çojnë prindërit në këto emërtime janë me qëllim të përfshirjes më të lehtë në kulturën evropiane, thotë këshilltarja shkencore në Institutin e Trashëgimisë Kulturore Hidajete Azizi.

“Kemi arritur në një supozim se prindërit po mbështeten në prirjen ose po e përkrahin prirjen për të përdorur emra të huaj, internacional dhe të shkurtër, për arsye që të mund të përfshihen sa më lehtë në rrjedhat globalizuese, në tregun e ri që të mos bien në sy identiteti, qoftë religjioz, qoftë etnik edhe në mjedise të reja, por edhe këtu tek ne. Prandaj ata po përdorin emra mbështetur në identitete fetare ose në atë kombëtar, mundohen që t’i kamuflojnë në një farë mënyre këto identitete në mënyrë që këta emra të tingëllojnë sa më internacional”, tha Hidajete Azizi, këshilltare shkencore në Institutin e Trashëgimisë Shpirtërore dhe Kulturore.

Te shqiptarët në Maqedoninë e Veriut emri më i përdorur këto katër vitet e fundit është Hana edhe atë 753 herë, pastaj Dua 450 herë, ndërsa sa i përket gjinisë mashkullore është emri Amar 389 herë.

You Might Also Like

Këto 6 lëvizje duarsh mund t’ju bëjnë të dukeni më të fuqishëm

“Njeriu pemë” rikthehet në spital, ka nevojë për operacione shtesë

Menstruacionet dhe depresioni: një lidhje e padukshme, por reale

11 arsye pse nuk po rriteni në detyrë

Si ta mbashë punën, 5 rregulla

Share This Article
Facebook Twitter Whatsapp Whatsapp LinkedIn Email Copy Link Print
Previous Article Në stacionin hekurudhor koha është ndalur
Next Article Zanati i zejeve në Çarshi, drejt zhdukjes

Stay Connected

FacebookLike
TwitterFollow
YoutubeSubscribe
TelegramFollow
- Advertisement -
Ad imageAd image

Latest News

Në Kuvend u nda Çmimi shtetëror “23 Tetori” për vitin 2025
Maqedoni
Ali Ahmeti thërret mbledhjen e 24-të të Kryesisë Qendrore të BDI-së
Maqedoni
Mexhiti: Nëse ka pajtim të plotë brenda VLEN-it, unë e pranoj ta udhëheq partinë
Maqedoni TOP LAJM
Eurointegrimi i vendit, Kallas: Dritarja për zgjerim, e hapur gjerësisht
Maqedoni TOP LAJM

Ndalohet ribotimi i përmbajtjes (lajmeve dhe të gjitha shkrimeve të tjera) pa lejen me shkrim të portalit “Argument”.

Quick Link

  • Editorial
  • Analiza
  • Rekomanduar

Sign Up for Our Newsletter

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

© 2024 ArgumentMK - . All Rights Reserved.
Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?