By using this site, you agree to the Privacy Policy and Terms of Use.
Accept
Argument-MKArgument-MK
  • Balllina
  • Maqedoni
  • Shqipëri
  • Ekonomi
  • Bota
  • Analiza
  • Kronika
  • Showbizz
  • Sport
  • + Më tepër
Reading: Veshjet popullore shqiptare bëjnë bashkë Arkivat e Kosovës dhe Shqipërisë
Share
Notification Show More
Font ResizerAa
Font ResizerAa
Argument-MKArgument-MK
  • Editorial
  • Analiza
  • Rekomanduar
  • Balllina
  • Maqedoni
  • Shqipëri
  • Ekonomi
  • Bota
  • Analiza
  • Kronika
  • Showbizz
  • Sport
  • + Më tepër
Have an existing account? Sign In
Follow US
  • Advertise
© 2022 Foxiz News Network. Ruby Design Company. All Rights Reserved.
Argument-MK > Blog > Kulturë > Veshjet popullore shqiptare bëjnë bashkë Arkivat e Kosovës dhe Shqipërisë
Kulturë

Veshjet popullore shqiptare bëjnë bashkë Arkivat e Kosovës dhe Shqipërisë

admin
Last updated: 28/11/2026 14:58
By admin 2 Min Read
Share
SHARE

Në Bibliotekën Kombëtare të Kosovës në Prishtinë është hapur ekspozita “Rikthim në traditë – Veshjet popullore shqiptare”, e cila përmes fotografive historike prezanton pasurinë e veshjeve tradicionale shqiptare nga treva të ndryshme.

Ekspozita është organizuar në kuadër të bashkëpunimit ndërmjet Agjencisë Shtetërore të Arkivave të Kosovës dhe Drejtorisë së Përgjithshme të Arkivave të Shqipërisë, si pjesë e aktiviteteve të Javës Kulturore Kosovë-Shqipëri, në prag të 28 Nëntorit – Ditës së Flamurit.

Përfaqësuesi i Drejtorisë së Përgjithshme të Arkivave të Shqipërisë, Denald Prifti, tha se fotografitë paraqesin dëshmi autentike të trashëgimisë kulturore, duke përfshirë veshjet tradicionale të burrave, grave dhe fëmijëve, si dhe personaliteteve të rëndësishme historike.

“ Në këtë ekspozitë shpalosen dëshmi të veçanta autentike të trashëgimisë sonë kulturore, përmes fotografive historike që prezantojnë kostume popullore nga treva të ndryshme shqiptare”, u shpreh Prifti.

Ndërkaq, zëvendësdrejtori ekzekutiv i Agjencisë Shtetërore të Arkivave të Kosovës, Mehmed Xhemajli, veçoi rëndësinë e xhubletës si një prej veshjeve më karakteristike të grave në zonat malore të Shqipërisë së Veriut.

Ai rikujtoi se xhubleta është njohur edhe në nivel ndërkombëtar, pasi në vitin 2022 është përfshirë nga UNESCO në Listën e Trashëgimisë Kulturore Jomateriale.

Përmes kësaj ekspozite synohet të promovohen vlerat e përbashkëta të trashëgimisë kombëtare shqiptare, të shkëmbehen përvojat profesionale dhe të prezantohen dëshmi me rëndësi historike e kulturore.

Organizatorët theksuan rëndësinë e ruajtjes dhe përcjelljes së këtyre vlerave te gjeneratat e reja, në mënyrë që trashëgimia kulturore të mos mbetet vetëm kujtim i së kaluarës.

You Might Also Like

Prof. Dr. Ali Pajaziti, fitues i Çmimit Shtetëror „Shën Klimenti i Ohrit” për vitin 2026

SHQIPONJA

“Shqipëria në sytë e Bajronit”, tradita shqiptare prezantohet për herë të parë në skenën e Edinburgut

Strategji e re për një ofertë turistike konkurruese

ELEGJI PËR VETEN

Share This Article
Facebook Twitter Email Print
Previous Article “Shqipëria në sytë e Bajronit”, tradita shqiptare prezantohet për herë të parë në skenën e Edinburgut
Next Article Deputeti shqiptarë në kuvendin e Serbisë, Shaip Kamberi pjesë e manifestimit të 28 nëtori të organizuar nga Ambasada e Shqipërisë në Shkup

Stay Connected

FacebookLike
TwitterFollow
YoutubeSubscribe
TelegramFollow
- Advertisement -
Ad imageAd image

Latest News

Sofja me 170 makina për pastrimin e borës, Prishtina me një komandë të vetme – shkupjanët do të luten për diell
Maqedoni TOP LAJM
Çun Lajçi sot në Çair, me një mesazh të veçantë për 28 Nëntorin
Maqedoni
Dimitrieska-Koçoska pranoi një çmim prestigjioz ndërkombëtar për Maqedoninë për menaxhimin e borxhit publik
Maqedoni
Rritet bashkëpunimi e shkëmbimet midis Kinës dhe Sri- Lankës
Bota Kina

Ndalohet ribotimi i përmbajtjes (lajmeve dhe të gjitha shkrimeve të tjera) pa lejen me shkrim të portalit “Argument”.

Quick Link

  • Editorial
  • Analiza
  • Rekomanduar

Sign Up for Our Newsletter

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

© 2026. ANET.COM.MK - All Rights Reserved.
Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?