By using this site, you agree to the Privacy Policy and Terms of Use.
Accept
Argument-MKArgument-MK
  • Balllina
  • Maqedoni
  • Shqipëri
  • Ekonomi
  • Bota
  • Analiza
  • Kronika
  • Showbizz
  • Sport
  • + Më tepër
Reading: Prof. dr. Sadudin Ibraimi inaugurohet për rektor të UEJL-së
Share
Notification Show More
Font ResizerAa
Font ResizerAa
Argument-MKArgument-MK
  • Editorial
  • Analiza
  • Rekomanduar
  • Balllina
  • Maqedoni
  • Shqipëri
  • Ekonomi
  • Bota
  • Analiza
  • Kronika
  • Showbizz
  • Sport
  • + Më tepër
Have an existing account? Sign In
Follow US
  • Advertise
© 2022 Foxiz News Network. Ruby Design Company. All Rights Reserved.
Argument-MK > Blog > Maqedoni > Prof. dr. Sadudin Ibraimi inaugurohet për rektor të UEJL-së
Maqedoni

Prof. dr. Sadudin Ibraimi inaugurohet për rektor të UEJL-së

admin
Last updated: 03/09/2025 17:17
By admin 3 Min Read
Share
SHARE

Tetovë, 3 shtator – Universiteti i Evropës Juglindore (UEJL) nga Tetova informojnë se sot në një ceremoni solemne është kryer inaugurimi i rektorit të ri prof. dr. Sadudin Ibraimi. 

Në fjalën e tij përshëndetëse, kryetari i Bordit të UEJL-së, prof. dr. Klaus Toterman, theksoi se zgjedhja e prof.dr. Sadudin Ibraimit si rektor i ri është një moment i rëndësishëm në zhvillimin e institucionit dhe shprehje e besimit të Bordit dhe komunitetit akademik në aftësitë e tij drejtuese.

Pas dorëzimit të mandatit, rektori i mëparshëm, akad. prof. dr. Abdylmenaf Bexheti, deklaroi se “sot është dita e bartjes së stafetës” dhe shprehu bindjen se rektori i ri do ta çojë universitetin drejt kapitujve edhe më të ndritur.

“Profesori Ibraimi e ka dëshmuar kapacitetin e tij gjatë gjithë kohës dhe se do ta dinamizojë më tej zhvillimin e universitetit, duke pasur përkrahjen e stafit dhe të gjithë komunitetit universitar”, theksoi Bexheti. 

Në fjalimin e tij, rektori i ri, prof. dr. Sadudin Ibraimi, theksoi se këtë përgjegjësi e merr me mirënjohje të thellë ndaj paraardhësve dhe me vizion të qartë për ndërtimin e mëtejshëm mbi bazën e krijuar. Ai u zotua se universiteti do të vazhdojë me zhvillim të menduar dhe ambicioz, duke zgjeruar ndikimin e tij në arsimin e lartë në vend dhe rajon.

“Le ta ndërtojmë së bashku një universitet pa kufij, që promovon diversitetin, barazinë, përgjegjësinë dhe shërbimin ndaj shoqërisë; një universitet që zhvillon jo vetëm dijen, por edhe të qenit njeri”, theksoi ai.

Zëvendësministri i Arsimit dhe Shkencës, Lulzim Aliu theksoi se Ministria e Arsimit do të vazhdojë të mbështesë këtë universitet.

“Jemi të bindur se me përvojën, profesionalizmin dhe përkushtimin tuaj, do të udhëhiqni me sukses universitetin drejt sfidave të reja duke i dhënë prioritet inovacionit, digjitalizimit dhe përfshirjes së studentëve në procesin vendimmarrës. Ministria e Arsimit dhe Shkencës do të vazhdojë të jetë partner i afërt i universitetit tuaj dhe universiteteve tjera në vend”, theksoi Aliu. 

Në promovim morën pjesë përfaqësues të trupit diplomatik, rektorë të universiteteve nga vendi, Shqipëria dhe nga Kosova, personalitete nga jeta shoqërore dhe ajo biznesore, anëtarë të familjes, stafi akademik dhe studentët e Universitetit të Evropës Juglindore.

You Might Also Like

Merz: Nuk dua përçarje të NATO-s

Ballazhi: Vonohemi me masat për celularët, bota po vepron më shpejt

Karamuço zbulon të pathëna, si serbët kanë dashur të helmonin ambasadorin shqiptar në Shkup

Shqipëria sërish e humbur në garën e pagave, vendet e rajonit i kishin 30-50% më të larta edhe në 2025, ja ku jemi ne

Shekerinska: NATO është vigjilente, kemi interceptuar katër raketa balistike dhe është e mbrojtur edhe Maqedonia e Veriut

Share This Article
Facebook Twitter Email Print
Previous Article Nikolloski njoftoi linja ajrore nga Napoli, Budapesti, Katovice, Vrocllav dhe Milano
Next Article Gazetarit Naser Selmani i dëmtohet makina në Shkup: “Tentativë për frikësim, por nuk do të hesht”

Stay Connected

FacebookLike
TwitterFollow
YoutubeSubscribe
TelegramFollow
- Advertisement -
Ad imageAd image

Latest News

Merz: Nuk dua përçarje të NATO-s
Maqedoni TOP LAJM
Ministri Salla: Legjislacioni shqiptar për sigurinë ushqimore është i përafruar me rregulloret e BE-së
Shqipëri
Ballazhi: Vonohemi me masat për celularët, bota po vepron më shpejt
Maqedoni TOP LAJM
Vendi ka rezerva të mjaftueshme të naftës, çmimet ndiqen çdo ditë në bursën botërore
Ekonomi

Ndalohet ribotimi i përmbajtjes (lajmeve dhe të gjitha shkrimeve të tjera) pa lejen me shkrim të portalit “Argument”.

Quick Link

  • Editorial
  • Analiza
  • Rekomanduar

Sign Up for Our Newsletter

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

© 2026. ANET.COM.MK - All Rights Reserved.
Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?