By using this site, you agree to the Privacy Policy and Terms of Use.
Accept
Argument-MKArgument-MK
  • Balllina
  • Maqedoni
  • Shqipëri
  • Ekonomi
  • Bota
  • Analiza
  • Kronika
  • Showbizz
  • Sport
  • + Më tepër
Reading: Profesori Jim Lofton nga SHBA ligjëroi në UT mbi mbrojtjen e ambientit dhe sfidat që paraqiten në zhvillimin ekonomik
Share
Notification Show More
Font ResizerAa
Font ResizerAa
Argument-MKArgument-MK
  • Editorial
  • Analiza
  • Rekomanduar
  • Balllina
  • Maqedoni
  • Shqipëri
  • Ekonomi
  • Bota
  • Analiza
  • Kronika
  • Showbizz
  • Sport
  • + Më tepër
Follow US
  • Advertise
© 2022 Foxiz News Network. Ruby Design Company. All Rights Reserved.
Argument-MK > Blog > Maqedoni > Profesori Jim Lofton nga SHBA ligjëroi në UT mbi mbrojtjen e ambientit dhe sfidat që paraqiten në zhvillimin ekonomik
Maqedoni

Profesori Jim Lofton nga SHBA ligjëroi në UT mbi mbrojtjen e ambientit dhe sfidat që paraqiten në zhvillimin ekonomik

admin
Last updated: 17/04/2025 13:15
By admin 2 Min Read
Share
SHARE

Tetovë, 17 prill – Në Fakultetin Juridik të Universitetit të Tetovës, më 16 prill 2025, profesori nga SHBA-ja, i njohur ndërkombëtarisht për ekspertizën e tij në të drejtën mjedisore, profesori Jim Lofton, mbajti ligjëratë, me temë: “Mbrojtja e ambientit dhe sfidat që paraqiten në zhvillimin ekonomik”.

Në këtë aktivitet morën pjesë përfaqësues të stafit akademik të universitetit tonë si dhe përfaqësues nga jeta publike dhe nga institucionet e vendit që merren me mbrojtjen e ambientit.

Profesori i Fakultetit Juridik, Prof. Dr. Fatmir Xheladini, shprehu mirënjohjen dhe falënderimet e tij për profesorin Jim Lofton për prezencën dhe kontributin e dhënë në pasurimin e diskutimit akademik, duke e vlerësuar temën si jashtëzakonisht të rëndësishme dhe aktuale për shoqërinë tonë.

Gjatë prezantimit, prof. Lofton theksoi rëndësinë e vendosjes së një ekuilibri ndërmjet zhvillimit industrial dhe mbrojtjes së ambientit jetësor. Ligjërata u shoqërua me shembuj konkretë nga përvoja ndërkombëtare, ku u prezantuan raste të veçanta që ndërlidhen me përpjekjet për përmirësimin dhe funksionimin e pastër të impianteve industriale. Disa nga rastet e prezantuara ilustruan proceset e gjata dhe të ndërlikuara ligjore që palët ndjekin kundër impianteve që dëmtojnë ambientin, si dhe vështirësitë në përballjen me realitetin që ndikon drejtpërdrejt në shëndetin publik. Profesori nënvizoi rëndësinë e angazhimit të institucioneve ligjore dhe shoqërisë civile për të siguruar zbatim të drejtë dhe efikas të legjislacionit mjedisor.

Ky aktivitet u mirëprit nga të pranishmit të cilët e vlerësuan si kontribut që ndikon në rritjen e vetëdijes dhe njohurive lidhur me sfidat bashkëkohore të mbrojtjes së ambientit në kontekstin e zhvillimit ekonomik.

You Might Also Like

UÇK braktis BDI-AKI, Hazbi Lika dhe Gëzim Ostreni shihen përkrah VLEN!

BE mbështet kufizimin e aksesit në rrjete sociale për të miturit, a duhet të praktikohet edhe tek ne?

Aksion i madh policor në Rashçe, kapet sasi e madhe e armatimit dhe municionit

VLEN reagon ndaj Ahmetit: Ne jemi e sotmja, BDI e djeshmja

Serbia, Mali i Zi, Shqipëria dhe Maqedonia: Sa përqind e popullsisë konsiderohet e varfër

Share This Article
Facebook Twitter Whatsapp Whatsapp LinkedIn Email Copy Link Print
Previous Article Ambasada e Japonisë ka hapur thirrje për ndarjen e bursave për studime universitare dhe pasuniversitare në Japoni
Next Article Gjykatës të deleguar në gjykatat themelore në Berovë dhe Kërçovë, ndërsa gjashtë gjykatës të vendit pasi të mbushin 64 vjet do të vazhdojnë të punojnë edhe një vit

Stay Connected

FacebookLike
TwitterFollow
YoutubeSubscribe
TelegramFollow
- Advertisement -
Ad imageAd image

Latest News

UÇK braktis BDI-AKI, Hazbi Lika dhe Gëzim Ostreni shihen përkrah VLEN!
Maqedoni TOP LAJM
BE mbështet kufizimin e aksesit në rrjete sociale për të miturit, a duhet të praktikohet edhe tek ne?
Bota Maqedoni TOP LAJM
Aksion i madh policor në Rashçe, kapet sasi e madhe e armatimit dhe municionit
Maqedoni
VLEN reagon ndaj Ahmetit: Ne jemi e sotmja, BDI e djeshmja
Maqedoni

Ndalohet ribotimi i përmbajtjes (lajmeve dhe të gjitha shkrimeve të tjera) pa lejen me shkrim të portalit “Argument”.

Quick Link

  • Editorial
  • Analiza
  • Rekomanduar

Sign Up for Our Newsletter

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

© 2024 ArgumentMK - . All Rights Reserved.
Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?