By using this site, you agree to the Privacy Policy and Terms of Use.
Accept
Argument-MKArgument-MK
  • Balllina
  • Maqedoni
  • Shqipëri
  • Ekonomi
  • Bota
  • Analiza
  • Kronika
  • Showbizz
  • Sport
  • + Më tepër
Reading: Projektligji i ri për Bujqësinë dhe Zhvillimin Rural, skema shtatëvjeçare mbështetjeje për fermerët
Share
Notification Show More
Font ResizerAa
Font ResizerAa
Argument-MKArgument-MK
  • Editorial
  • Analiza
  • Rekomanduar
  • Balllina
  • Maqedoni
  • Shqipëri
  • Ekonomi
  • Bota
  • Analiza
  • Kronika
  • Showbizz
  • Sport
  • + Më tepër
Have an existing account? Sign In
Follow US
  • Advertise
© 2022 Foxiz News Network. Ruby Design Company. All Rights Reserved.
Argument-MK > Blog > Shqipëri > Projektligji i ri për Bujqësinë dhe Zhvillimin Rural, skema shtatëvjeçare mbështetjeje për fermerët
Shqipëri

Projektligji i ri për Bujqësinë dhe Zhvillimin Rural, skema shtatëvjeçare mbështetjeje për fermerët

admin
Last updated: 28/11/2026 13:22
By admin 5 Min Read
Share
SHARE

Tiranë, 20 nëntor, Argument – Një kuadër i ri ligjor për mbështetjen e bujqësisë dhe zhvillimin rural synon të ndryshojë mënyrën e programimit, financimit dhe administrimit të subvencioneve për fermerët, duke përafruar politikat kombëtare me Politikën e Përbashkët Bujqësore të Bashkimit Evropian.

Projektligji “Për bujqësinë dhe zhvillimin rural”, i publikuar nga Ministria e Bujqësisë dhe Zhvillimit Rural për konsultim publik parashikon zëvendësimin e kuadrit ligjor të vitit 2007 dhe krijimin e një sistemi shumëvjeçar të mbështetjes, me kritere të përcaktuara, monitorim dhe vlerësim të rezultateve.

Një nga ndryshimet kryesore është kalimi nga përcaktimi i skemave të mbështetjes kryesisht me vendime vjetore, në një Dokument Strategjik për Bujqësinë dhe Zhvillimin Rural, që do të miratohet nga Këshilli i Ministrave për një periudhë shtatëvjeçare.

Ky dokument do të përcaktojë nevojat e sektorit, ndërhyrjet financiare, kriteret e përfitimit, treguesit e performancës dhe fondet e planifikuara për çdo vit. Projektligji përcakton gjithashtu se mbështetja do të financohet nga Buxheti i Shtetit, fondet e Bashkimit Evropian, donatorët ndërkombëtarë dhe burime të tjera të ligjshme.

Një tjetër risi është përcaktimi i koncepteve të reja në legjislacionin shqiptar, si “fermeri aktiv”, “fermeri i ri” dhe “hektari i pranueshëm”. Këto kritere do të shërbejnë për identifikimin e përfituesve dhe përcaktimin e sipërfaqeve që mund të përfitojnë mbështetje. Fermeri aktiv do të jetë ai që ushtron një nivel minimal veprimtarie bujqësore, administron fermën dhe mban përgjegjësinë ekonomike për të.

Sa i përket instrumenteve financiare, projektligji zgjeron format e mbështetjes. Krahas rimbursimit të shpenzimeve dhe pagesave për hektar apo krerë, parashikohen edhe kredi, garanci financiare dhe mbështetje për kapitalin qarkullues. Mbështetja do të përfshijë gjithashtu investimet në ferma, përpunimin, tregtimin, infrastrukturën rurale dhe bashkëpunimin mes prodhuesve.

Skema Kombëtare e Mbështetjes, do të zbatoj një model të ri të mbështetjes financiare për fermerët, duke parashikuar pagesa bazë vjetore për çdo hektar të pranueshëm, të pavarura nga sasia e prodhimit dhe të dedikuara vetëm për fermerët aktivë. Për përfitimin e mbështetjes bazë së të ardhurave përcaktohet një sipërfaqe minimale ose një shumë minimale pagese. Skema e re synon të orientojë më shumë financime drejt fermerëve të rinj, fermerëve të vegjël dhe fermave familjare, përmes mbështetjes plotësuese dhe pagesave të thjeshtuara. Gjithashtu, pagesat do të diferencohen sipas nevojave dhe karakteristikave të fermave, duke vendosur kufij minimalë dhe një tavan maksimal për përfituesit, për të garantuar shpërndarje më të drejtë të fondeve.

Një tjetër drejtim i rëndësishëm është lidhja e mbështetjes financiare me objektivat mjedisore dhe klimatike.

Projektligji parashikon angazhime për mbrojtjen e biodiversitetit, përdorimin e qëndrueshëm të tokës dhe ujit, uljen e emetimeve dhe përmirësimin e mirëqenies së kafshëve.

Për herë të parë parashikohet edhe një paketë e integruar për rinovimin e brezave në bujqësi, me masa për tërheqjen dhe mbajtjen e fermerëve të rinj në sektor, si dhe një pikë të vetme kontakti për mbështetjen e tyre.

Në drejtim të administrimit dhe kontrollit, projektligji parashikon ngritjen e Sistemit të Integruar të Administrimit dhe Kontrollit, që do të mundësojë identifikimin e parcelave bujqësore, monitorimin e sipërfaqeve dhe verifikimin e aplikimeve e pagesave. Sistemi do të mbështetet edhe në të dhënat satelitore, regjistrin e fermave dhe regjistrin e kafshëve, me zbatim gradual brenda pesë viteve.

Projektligji përcakton gjithashtu forcimin e përgjegjësisë institucionale në administrimin e fondeve, ndarjen e funksioneve të menaxhimit, pagesave dhe auditimit, si dhe rikuperimin e pagesave të përfituara në mënyrë të padrejtë.

Projektligji parashikon një periudhë tranzitore për kalimin drejt sistemit të ri të mbështetjes së bujqësisë. Skemat aktuale do të vijojnë të zbatohen deri në zëvendësimin e tyre, por jo më shumë se 24 muaj nga hyrja në fuqi e ligjit. Ndërkohë, sistemi i integruar i administrimit dhe kontrollit do të shtrihet gradualisht brenda pesë viteve, ndërsa Agjencia e Pagesave do të vijojë funksionimin gjatë procesit të akreditimit të ri. Pas anëtarësimit në BE, zbatimi i ligjit do të përshtatet me legjislacionin evropian.

Sipas relacionit shpjegues të nismës, projektligji synon përafrimin e sistemit shqiptar me rregullat e Politikës së Përbashkët Bujqësore të BE-së, duke krijuar bazën për administrimin e fondeve evropiane dhe përmirësimin e kontrollit mbi përdorimin e financimit.

You Might Also Like

Tensione në protestë, një protestues përfundon në spital

NATO uron Shqipërinë për Ditën e Pavarësisë: Festojmë së bashku me aleatin tonë

Begaj uron ditën e Pavarësisë: Le ta bëjmë këtë moment historik një mundësi për më shumë zhvillim

Zhvillohet ceremonia solemne e ngritjes së Flamurit Kombëtar në 114-vjetorin e Pavarësisë

Veliaj uron 28 dhe 29 Nëntorin nga qelia: Liria nuk na është falur, është fituar me gjak

Share This Article
Facebook Twitter Email Print
Previous Article Sejko-FMN: Ekonomia shqiptare ruan qëndrueshmërinë, perspektivë pozitive për vendin
Next Article DOM: Shporta sindikale e nëntorit arriti në 70.827 denarë, Qeveria po i lë qytetarët të përballen vetëm me rritjen e kostos së jetesës

Stay Connected

FacebookLike
TwitterFollow
YoutubeSubscribe
TelegramFollow
- Advertisement -
Ad imageAd image

Latest News

Sofja me 170 makina për pastrimin e borës, Prishtina me një komandë të vetme – shkupjanët do të luten për diell
Maqedoni TOP LAJM
Çun Lajçi sot në Çair, me një mesazh të veçantë për 28 Nëntorin
Maqedoni
Dimitrieska-Koçoska pranoi një çmim prestigjioz ndërkombëtar për Maqedoninë për menaxhimin e borxhit publik
Maqedoni
Rritet bashkëpunimi e shkëmbimet midis Kinës dhe Sri- Lankës
Bota Kina

Ndalohet ribotimi i përmbajtjes (lajmeve dhe të gjitha shkrimeve të tjera) pa lejen me shkrim të portalit “Argument”.

Quick Link

  • Editorial
  • Analiza
  • Rekomanduar

Sign Up for Our Newsletter

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

© 2026. ANET.COM.MK - All Rights Reserved.
Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?