By using this site, you agree to the Privacy Policy and Terms of Use.
Accept
Argument-MKArgument-MK
  • Balllina
  • Maqedoni
  • Shqipëri
  • Ekonomi
  • Bota
  • Analiza
  • Kronika
  • Showbizz
  • Sport
  • + Më tepër
Reading: Sejko-FMN: Ekonomia shqiptare ruan qëndrueshmërinë, perspektivë pozitive për vendin
Share
Notification Show More
Font ResizerAa
Font ResizerAa
Argument-MKArgument-MK
  • Editorial
  • Analiza
  • Rekomanduar
  • Balllina
  • Maqedoni
  • Shqipëri
  • Ekonomi
  • Bota
  • Analiza
  • Kronika
  • Showbizz
  • Sport
  • + Më tepër
Have an existing account? Sign In
Follow US
  • Advertise
© 2022 Foxiz News Network. Ruby Design Company. All Rights Reserved.
Argument-MK > Blog > Shqipëri > Sejko-FMN: Ekonomia shqiptare ruan qëndrueshmërinë, perspektivë pozitive për vendin
Shqipëri

Sejko-FMN: Ekonomia shqiptare ruan qëndrueshmërinë, perspektivë pozitive për vendin

admin
Last updated: 28/11/2026 13:22
By admin 4 Min Read
Share
SHARE

Tiranë, 20 nëntor, Argument – Ekonomia vijon të tregojë qëndrueshmëri, ndërsa ruajtja e stabilitetit makroekonomik dhe financiar mbetet thelbësore për vijimin e rritjes së qëndrueshme.

Ky ishte një nga mesazhet kryesore të takimit përmbyllës që Guvernatori i Bankës së Shqipërisë, Gent Sejko, zhvilloi me misionin e Fondit Monetar Ndërkombëtar (FMN), të kryesuar nga Diego Cerdeiro, Shef i Misionit për Shqipërinë.

Misioni i FMN-së qëndroi në Tiranë në datat 2–20 nëntor 2026, ku zhvilloi takime me përfaqësues të Bankës së Shqipërisë dhe drejtues të lartë të institucionit. Diskutimet u përqendruan te zhvillimet më të fundit ekonomike, inflacioni, kursi i këmbimit, sistemi bankar dhe perspektiva e ekonomisë shqiptare, si dhe te procesi i vlerësimit të sektorit financiar, në kuadër të programit të përbashkët të FMN-së dhe Bankës Botërore (FSAP).

Guvernatori Sejko u shpreh se “konsumi, investimet dhe aktiviteti i shërbimeve vijojnë të mbështesin rritjen ekonomike, ndërsa theksoi se ruajtja e këtij ritmi në afatin e gjatë kërkon rritjen e produktivitetit, forcimin e konkurrueshmërisë së bizneseve dhe vijimin e reformave strukturore, duke shfrytëzuar edhe mundësitë që ofron procesi i integrimit evropian”.

Përfaqësuesit e misionit të FMN-së theksuan se perspektiva ekonomike e vendit mbetet e favorshme, ndërsa pasiguritë në mjedisin ndërkombëtar kërkojnë politika të kujdesshme dhe forcim të kapaciteteve të ekonomisë për të përballuar goditje të mundshme.

Misioni i FMN-së vuri në dukje se kalimi gradual drejt një qëndrimi neutral të politikës monetare ishte i përshtatshëm, duke pasur parasysh pozicionin ciklik të ekonomisë.

Një vend të rëndësishëm në takim zuri ecuria e sistemit bankar. Guvernatori Sejko u shpreh se sektori mbetet i mirëkapitalizuar dhe likuid, duke krijuar kushte për mbështetjen e mëtejshme të bizneseve dhe familjeve me financim. Ai theksoi se premisat për vijimin e kreditimit mbeten pozitive, por kjo rritje duhet të ecë paralelisht me ruajtjen e cilësisë së portofolit dhe me vlerësimin e kujdesshëm të aftësisë paguese të kredimarrësve.

Përfaqësuesit e FMN-së vlerësuan rëndësinë e një sektori bankar të shëndetshëm për zhvillimin e ekonomisë dhe theksuan nevojën për monitorimin e vazhdueshëm të rreziqeve që shoqërojnë zgjerimin e kredisë. Në këtë drejtim, u diskutua mbi rolin e mbikëqyrjes dhe të masave makroprudenciale në zbutjen e dobësive financiare dhe në forcimin e qëndrueshmërisë së sektorit. Ata mirëpritën ndryshimet e fundit në instrumentet e politikës makroprudenciale, të cilat, të kombinuara me masat e bazuara te huamarrësit, forcojnë rezistencën e përgjithshme të sistemit financiar.

Në vijim, palët u ndalën te procesi i vlerësimit FSAP dhe kontributi i tij në identifikimin e prioriteteve për zhvillimin e mëtejshëm të sistemit financiar. Guvernatori Sejko e cilësoi këtë proces si një mundësi të rëndësishme për të vlerësuar përparimin e bërë dhe për të orientuar reformat e ardhshme. Misioni i FMN-së vlerësoi bashkëpunimin me Bankën e Shqipërisë, profesionalizmin e stafit dhe angazhimin e fortë të institucionit në mbështetje të këtij vlerësimi.

Misioni i FMN-së përshëndeti gjithashtu miratimin e ligjit të ri “Për Bankën e Shqipërisë”, duke e vlerësuar si një hap të rëndësishëm drejt forcimit të pavarësisë institucionale. Përfaqësuesit e misionit theksuan se ky ligj forcon bazën ligjore për përmbushjen e mandatit të bankës qendrore dhe rrit aftësinë e saj për t’iu përgjigjur sfidave ekonomike e financiare të vendit.

Në përfundim, Guvernatori falënderoi misionin për diskutimet dhe bashkëpunimin e vazhdueshëm. Ai rikonfirmoi angazhimin e Bankës së Shqipërisë për të ruajtur stabilitetin e çmimeve dhe atë financiar, si kushte thelbësore për një zhvillim të qëndrueshëm ekonomik dhe për rritjen e mirëqenies së qytetarëve.

You Might Also Like

Tensione në protestë, një protestues përfundon në spital

NATO uron Shqipërinë për Ditën e Pavarësisë: Festojmë së bashku me aleatin tonë

Begaj uron ditën e Pavarësisë: Le ta bëjmë këtë moment historik një mundësi për më shumë zhvillim

Zhvillohet ceremonia solemne e ngritjes së Flamurit Kombëtar në 114-vjetorin e Pavarësisë

Veliaj uron 28 dhe 29 Nëntorin nga qelia: Liria nuk na është falur, është fituar me gjak

Share This Article
Facebook Twitter Email Print
Previous Article Koronavirusi rikthehet në vëmendje në Maqedoni: Regjistrohen raste të reja, gripi po përhapet me shpejtësi!
Next Article Projektligji i ri për Bujqësinë dhe Zhvillimin Rural, skema shtatëvjeçare mbështetjeje për fermerët

Stay Connected

FacebookLike
TwitterFollow
YoutubeSubscribe
TelegramFollow
- Advertisement -
Ad imageAd image

Latest News

Sofja me 170 makina për pastrimin e borës, Prishtina me një komandë të vetme – shkupjanët do të luten për diell
Maqedoni TOP LAJM
Çun Lajçi sot në Çair, me një mesazh të veçantë për 28 Nëntorin
Maqedoni
Dimitrieska-Koçoska pranoi një çmim prestigjioz ndërkombëtar për Maqedoninë për menaxhimin e borxhit publik
Maqedoni
Rritet bashkëpunimi e shkëmbimet midis Kinës dhe Sri- Lankës
Bota Kina

Ndalohet ribotimi i përmbajtjes (lajmeve dhe të gjitha shkrimeve të tjera) pa lejen me shkrim të portalit “Argument”.

Quick Link

  • Editorial
  • Analiza
  • Rekomanduar

Sign Up for Our Newsletter

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

© 2026. ANET.COM.MK - All Rights Reserved.
Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?