By using this site, you agree to the Privacy Policy and Terms of Use.
Accept
Argument-MKArgument-MK
  • Balllina
  • Maqedoni
  • Shqipëri
  • Ekonomi
  • Bota
  • Analiza
  • Kronika
  • Showbizz
  • Sport
  • + Më tepër
Reading: Prokuroria Speciale pushon hetimin ndaj Izedin Bytyqit për aferën e ambalazhuesve të ujit
Share
Notification Show More
Font ResizerAa
Font ResizerAa
Argument-MKArgument-MK
  • Editorial
  • Analiza
  • Rekomanduar
  • Balllina
  • Maqedoni
  • Shqipëri
  • Ekonomi
  • Bota
  • Analiza
  • Kronika
  • Showbizz
  • Sport
  • + Më tepër
Have an existing account? Sign In
Follow US
  • Advertise
© 2022 Foxiz News Network. Ruby Design Company. All Rights Reserved.
Argument-MK > Blog > Kosovë > Prokuroria Speciale pushon hetimin ndaj Izedin Bytyqit për aferën e ambalazhuesve të ujit
Kosovë

Prokuroria Speciale pushon hetimin ndaj Izedin Bytyqit për aferën e ambalazhuesve të ujit

admin
Last updated: 08/10/2026 16:19
By admin 3 Min Read
Share
SHARE

Prishtinë, 08 tetor, argument.mk/ – Prokuroria Speciale e Republikës së Kosovës ka pushuar hetimin ndaj ish-sekretarit të Ministrisë së Mjedisit, Izedin Bytyqi, i cili ishte nën hetime për dyshime për keqpërdorim të pozitës apo autoritetit zyrtar në rastin e njohur si “afera e ambalazhuesve të ujit”.

Prokuroria Speciale e Republikës së Kosovës ka pushuar hetimin ndaj ish-sekretarit të Ministrisë së Mjedisit, Izedin Bytyqi, i cili ishte nën hetime për dyshime për keqpërdorim të pozitës apo autoritetit zyrtar në rastin e njohur si “afera e ambalazhuesve të ujit”.

Lajmin e ka bërë të ditur vetë Bytyqi, i cili ka njoftuar se më 8 tetor ka pranuar aktvendimin për pushimin e hetimit, pas një procesi që, sipas tij, ka zgjatur rreth dy vjet.

Postimi i plotë:

Sot kam pranuar aktvendimin e Prokurorisë Speciale të Republikës së Kosovës me të cilin është pushuar hetimi ndaj meje, i zhvilluar për dy vite nën dyshimin për kryerjen e veprës penale “Keqpërdorimi i pozitës apo autoritetit zyrtar”, në lidhje me rastin e njohur publikisht si “afera e ambalazhuesve të ujit”.

Gjatë këtyre dy viteve, ndaj meje janë zhvilluar hetime të plota dhe janë ndërmarrë një sërë veprimesh hetimore, përfshirë masa të fshehta hetimore, kontrolle dhe verifikime të pasurisë, pronave, llogarive bankare, transaksioneve financiare dhe veprime të tjera hetimore. Pas gjithë kësaj kohe dhe pas shqyrtimit të provave dhe materialeve të mbledhura, Prokuroria ka marrë vendim për pushimin e hetimit, pasi nuk janë gjetur prova apo dëshmi që vërtetojnë se kam kryer veprën penale për të cilën jam hetuar.

Për mua ky vendim është një moment i rëndësishëm, sepse për dy vite kam qenë nën peshën e një dyshimi të rëndë penal, me gjithë pasojat personale, familjare, profesionale dhe reputacionale që një proces i tillë sjell.

E konsideroj të rëndësishme që opinioni publik të informohet për këtë zhvillim, veçanërisht për shkak se arrestimi dhe dyshimet ndaj meje në atë kohë ishin bërë publike dhe kishin krijuar një perceptim të rëndë në opinion.

Ky vendim nuk i fshin dy vitet e vështira që kam kaluar, por është një hap i rëndësishëm drejt rikthimit të plotë të dinjitetit dhe reputacionit tim.

Dua të falënderoj miqtë, kolegët, familjaret dhe të gjithë ata që gjatë kësaj periudhe kanë besuar në mua dhe kanë pritur me durim përfundimin e procesit.

You Might Also Like

Gruda garanton që Ligji për Specialen është shkruar siç duhet: Këtu do jemi, do t’i shohim efektet e tij

​Babai i shqetësuar për të birin minator, Sindikata e Trepçës: Prindërit s’e meritojnë të jetojnë me frikë

A mund ta ndryshojë Kosova marrëveshjen ndërkombëtare për Specialen vetëm përmes një ligji?

“Faleminderit për këto lule të bukura”, Kurti publikon pamje nga takimi me presidenten Shiroka-Pula

Shefi i EULEX-it takon krerët e Listës Serbe, ata ankohen për “shtypje të popullit serb”

Share This Article
Facebook Twitter Email Print
Previous Article Arrin vala e të ftohtit: Stuhi, reshje të rrëmbyeshme dhe bubullima, javën e ardhshme edhe borë në male
Next Article Konjufca kërkon përfshirje të plotë të Kosovës në Korridorin VIII
Leave a comment

Leave a Reply

You must be logged in to post a comment.

Stay Connected

FacebookLike
TwitterFollow
YoutubeSubscribe
TelegramFollow
- Advertisement -
Ad imageAd image

Latest News

Gruda garanton që Ligji për Specialen është shkruar siç duhet: Këtu do jemi, do t’i shohim efektet e tij
Kosovë
Mickoski: Qeveria e mëparshme i bëri ndryshimet kushtetuese kriter për anëtarësimin në BE, pasi paraprakisht e ndryshoi emrin
Maqedoni
“Avni Rustemi do të jetojë”, Tedi Blushi për reformën territoriale: Rama kërkon të zhdukë Libohovën nga harta
Shqipëri
Po rrjedhë afati për paraqitjen për të votuar për personat e pafuqishëm dhe të sëmurë
Maqedoni

Ndalohet ribotimi i përmbajtjes (lajmeve dhe të gjitha shkrimeve të tjera) pa lejen me shkrim të portalit “Argument”.

Quick Link

  • Editorial
  • Analiza
  • Rekomanduar

Sign Up for Our Newsletter

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

© 2026. ANET.COM.MK - All Rights Reserved.
Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?