By using this site, you agree to the Privacy Policy and Terms of Use.
Accept
Argument-MKArgument-MK
  • Balllina
  • Maqedoni
  • Shqipëri
  • Ekonomi
  • Bota
  • Analiza
  • Kronika
  • Showbizz
  • Sport
  • + Më tepër
Reading: ​Prokuroria thotë se ka caktuar prokurorin për hetimin e kërcënimit ndaj Osmanit
Share
Notification Show More
Font ResizerAa
Font ResizerAa
Argument-MKArgument-MK
  • Editorial
  • Analiza
  • Rekomanduar
  • Balllina
  • Maqedoni
  • Shqipëri
  • Ekonomi
  • Bota
  • Analiza
  • Kronika
  • Showbizz
  • Sport
  • + Më tepër
Have an existing account? Sign In
Follow US
  • Advertise
© 2022 Foxiz News Network. Ruby Design Company. All Rights Reserved.
Argument-MK > Blog > Maqedoni > ​Prokuroria thotë se ka caktuar prokurorin për hetimin e kërcënimit ndaj Osmanit
Maqedoni

​Prokuroria thotë se ka caktuar prokurorin për hetimin e kërcënimit ndaj Osmanit

admin
Last updated: 23/05/2025 22:49
By admin 2 Min Read
Share
SHARE

Ndërkohë që gjatë Presidenca e Kosovës njoftoi gjatë ditës se ende nuk është caktuar një prokuror për të hetuar kanosjet ndaj shefes së shtetit, Prokuroria Speciale e Kosovës thotë se, të enjten, kur është njoftuar për kanosjen ndaj presidentes, është caktuar prokurori përgjegjës për rastin.

Prokuroria Speciale ka njoftuar për KosovaPress, se i ka ndërmarrë të gjitha veprimet e nevojshme hetimore lidhur me kanosjen e presidentes Osmani.

“Për më shumë, pas pranimit të informacionit nga Policia e Kosovës, në lidhje me rastin në fjalë, Prokurori kujdestar nga Prokuroria Speciale, ka autorizuar njësitë kompetente të Policisë se Kosovës për të vepruar menjëherë në drejtim të identifikimit dhe zbulimit të autorit/ve të dyshuar për kryerjen e kësaj vepre penale. Ndërsa, të enjten kur edhe është pranuar raporti policor në lidhje me veprimet fillestare, menjëherë është caktuar prokurori përgjegjës nga Prokuroria Speciale dhe rastin do ta trajtoj me prioritet të lartë duke ndërmarrë të gjitha veprimet e nevojshme hetimore për të siguruar zbardhjen e plotë të çështjes dhe ndëshkimin e përgjegjësve të këtyre akteve”, thuhet në njoftim.

Prokuroria thotë se është në koordinim të plotë me organet e sigurisë, për të garantuar mbrojtjen e rendit kushtetues dhe të përfaqësuesve të lartë shtetërorë.

Këshilltari për media i presidentes Bekim Kupina ka thënë sot për KosovaPress, se policia ka konfirmuar se prokuroria nuk ka ngarkuar ende asnjë prokuror për trajtimin e rastit.

Presidenca kohë më parë kishte njoftuar se Vjosa Osmani kishte marrë një kërcënim për jetë përmes postës elektronike zyrtare.

You Might Also Like

Mexhiti: Mos e keqpërdorni Badinterin kundër interesave të shqiptarëve!

Fakulteti Pedagogjik i UT-së dhe Northern Illinois University e filluan punën e Bordit Këshillëdhënës të Komunitetit

Kadriu: Provimi i jurisprudencës duhet të jepet në gjuhën shqipe

Dimitrievski: Gjykimet në shqip, në Shqipëri e Kosovë!

Mickoski: Pjesa praktike e provimit të jurisprudencës do të zhvillohet vetëm në gjuhën maqedonase

Share This Article
Facebook Twitter Email Print
Previous Article Veton Elshani shpallet qytetar nderi i Mitrovicës Veriore
Next Article Deliu-Kodra: Kuvendi ka humbur arsyen e funksionimit të tij

Stay Connected

FacebookLike
TwitterFollow
YoutubeSubscribe
TelegramFollow
- Advertisement -
Ad imageAd image

Latest News

Kallas: Armëpushimi në Ukrainë të paraprijë negociatat me Rusinë
Bota
Zyrtare: Mauricio Pochettino, trajner i ri i Manchester Unitedit
Sport
Reshitaj kritikon gjendjen në shëndetësi: Mbi 12 mijë pacientë në lista të pritjes në 16 klinika të QKUK-së
Kosovë
Kadrijaj: Shëndetësia të jetë prioritet i Qeverisë, qytetarët po përballen me mungesë barnash dhe kosto të larta
Kosovë

Ndalohet ribotimi i përmbajtjes (lajmeve dhe të gjitha shkrimeve të tjera) pa lejen me shkrim të portalit “Argument”.

Quick Link

  • Editorial
  • Analiza
  • Rekomanduar

Sign Up for Our Newsletter

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

© 2026. ANET.COM.MK - All Rights Reserved.
Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?