By using this site, you agree to the Privacy Policy and Terms of Use.
Accept
Argument-MKArgument-MK
  • Balllina
  • Maqedoni
  • Shqipëri
  • Ekonomi
  • Bota
  • Analiza
  • Kronika
  • Showbizz
  • Sport
  • + Më tepër
Reading: Promovimi i oficerëve dhe nënoficerëve të rinj në Akademinë ushtarake “Gjeneral Mihajllo Apostollski”
Share
Notification Show More
Font ResizerAa
Font ResizerAa
Argument-MKArgument-MK
  • Editorial
  • Analiza
  • Rekomanduar
  • Balllina
  • Maqedoni
  • Shqipëri
  • Ekonomi
  • Bota
  • Analiza
  • Kronika
  • Showbizz
  • Sport
  • + Më tepër
Follow US
  • Advertise
© 2022 Foxiz News Network. Ruby Design Company. All Rights Reserved.
Argument-MK > Blog > Maqedoni > Promovimi i oficerëve dhe nënoficerëve të rinj në Akademinë ushtarake “Gjeneral Mihajllo Apostollski”
Maqedoni

Promovimi i oficerëve dhe nënoficerëve të rinj në Akademinë ushtarake “Gjeneral Mihajllo Apostollski”

admin
Last updated: 13/08/2024 14:21
By admin 3 Min Read
Share
SHARE

Shkup, 13 gusht – Në Akademinë ushtarake “Gjeneral Mihajllo Apostolski” sot u promovuan oficerë dhe nënoficerë ku fjalime mbajtën presidentja e Republikës së Maqedonisë së Veriut, Gordana Siljanovska Davkova, ministri i Mbrojtjes Vllado Misajllovski, si dhe togeri i rangut të parë Milica Perishiq.

Presidentja Siljanovska Davkova në fjalimin e saj në promovimin e oficerëve dhe nënoficerëve porositi për kryerjen e detyrave në mënyrë të përgjegjshme si mbrojtës të lirisë së atdheut dhe se pret që ata të marrin pjesë aktive në ballafaqimin me kërcënimet tradicionale, si dhe kërcënime të reja hibride në hapësirën fizike dhe kibernetike.

“Ju u bëtë oficerë në periudhën e pasigurisë globale, të tensioneve gjeopolitike, të konflikteve ushtarake. Si oficerë të Armatës së NATO-s, nga ju pritet që t’i përmbushni standardet më të larta profesionale dhe kriteret kryesore. Jam e sigurt se në mënyrë aktive do të merrni pjesë në trajtimin e tradicionales, megjithatë edhe kërcënime të reja asimetrike dhe hibride në hapësirën fizike dhe kibernetike. Ju duhet të kontribuoni në sigurinë dhe mbrojtjen kolektive duke marrë pjesë në misione dhe operacione paqeruajtëse për të ruajtur aftësinë luftarake në stërvitjet ushtarake ndërkombëtare me aleatët dhe partnerët tanë strategjikë, por ju lutemi mos harroni kurrë nga keni ardhur. Kurrë mos harroni betimin tuaj, se ju jeni këtu para së gjithash për qytetarët e Maqedonisë dhe për mbrojtjen e Republikës së Maqedonisë”, porositi Siljanovksa Davkova.

Para të pranishmëve, Misajllovski theksoi se promovimi i sotëm është njohje e punës së tyre, por edhe dëshmi e besimit që u është dhënë për t’u bërë pjesë e, siç tha ai, institucionit me besimin më të madh te qytetarët. Ai shprehu mirënjohjen për vendimin për t’i shërbyer shtetit dhe qytetarëve, si dhe familjeve të tyre për mbështetjen dhe mirëkuptimin e vendosmërisë së tyre.

“Këtë vit në Akademinë tonë ushtarake me gradën e parë oficer janë edhe kadetët nga Mali i Zi dhe Bosnja e Hercegovina. Kjo tregon përkushtimin tonë serioz për stabilitetin dhe sigurinë rajonale. Ne kemi krijuar kapacitete njerëzore, oficerë, të cilët për 4 vitet e fundit kanë jetuar së bashku, janë edukuar dhe trajnuar se si të zotërojnë detyrat që kanë përpara. Besoj se do të mbeteni miq të mirë dhe se do të bashkëpunoni në mënyrë aktive dhe do të kontribuoni së bashku në forcimin e paqes, sigurisë dhe stabilitetit në rajon dhe në Aleancë”, tha Misajllovski.

Si nëntoger janë promovuar 38 kadetë, 24 prej tyre për nevoja të Armatës së Maqedonisë, gjegjësisht 12 gra dhe 12 burra, tetë nga Mali i Zi dhe gjashtë nga Bosnja e Hercegovina.

You Might Also Like

Thaçi mobilizon strukturat e PDSH-së në Gostivar

Problemet dentare tek fëmijët, Abazi: Duhen vizita të rregullta tek dentisti

Alarmohet NATO, anija ruse ankorohet shumë pranë bregut të Gjermanisë

Kujdes kur udhëtoni drejt Greqisë, paralajmërohet grevë nga ana e doganierëve

Ministria e Mjedisit: Nuk ka rrjedhje të lindanit në OHIS

Share This Article
Facebook Twitter Whatsapp Whatsapp LinkedIn Email Copy Link Print
Previous Article Takime të ndara të ministrit Mucunski me ambasadorët e Holandës dhe të Spanjës, Jan Kop dhe Soriano Ortiz
Next Article MD: Përfundon procesi i hartimit të kodifikimit të legjislacionit civil

Stay Connected

FacebookLike
TwitterFollow
YoutubeSubscribe
TelegramFollow
- Advertisement -
Ad imageAd image

Latest News

Thaçi mobilizon strukturat e PDSH-së në Gostivar
Maqedoni TOP LAJM
Problemet dentare tek fëmijët, Abazi: Duhen vizita të rregullta tek dentisti
Maqedoni TOP LAJM
Alarmohet NATO, anija ruse ankorohet shumë pranë bregut të Gjermanisë
Bota Maqedoni TOP LAJM
Kujdes kur udhëtoni drejt Greqisë, paralajmërohet grevë nga ana e doganierëve
Maqedoni Shqipëri

Ndalohet ribotimi i përmbajtjes (lajmeve dhe të gjitha shkrimeve të tjera) pa lejen me shkrim të portalit “Argument”.

Quick Link

  • Editorial
  • Analiza
  • Rekomanduar

Sign Up for Our Newsletter

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

© 2024 ArgumentMK - . All Rights Reserved.
Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?