By using this site, you agree to the Privacy Policy and Terms of Use.
Accept
Argument-MKArgument-MK
  • Balllina
  • Maqedoni
  • Shqipëri
  • Ekonomi
  • Bota
  • Analiza
  • Kronika
  • Showbizz
  • Sport
  • + Më tepër
Reading: Takime të ndara të ministrit Mucunski me ambasadorët e Holandës dhe të Spanjës, Jan Kop dhe Soriano Ortiz
Share
Notification Show More
Font ResizerAa
Font ResizerAa
Argument-MKArgument-MK
  • Editorial
  • Analiza
  • Rekomanduar
  • Balllina
  • Maqedoni
  • Shqipëri
  • Ekonomi
  • Bota
  • Analiza
  • Kronika
  • Showbizz
  • Sport
  • + Më tepër
Have an existing account? Sign In
Follow US
  • Advertise
© 2022 Foxiz News Network. Ruby Design Company. All Rights Reserved.
Argument-MK > Blog > Maqedoni > Takime të ndara të ministrit Mucunski me ambasadorët e Holandës dhe të Spanjës, Jan Kop dhe Soriano Ortiz
Maqedoni

Takime të ndara të ministrit Mucunski me ambasadorët e Holandës dhe të Spanjës, Jan Kop dhe Soriano Ortiz

admin
Last updated: 13/08/2024 14:20
By admin 2 Min Read
Share
SHARE

Shkup, 13 gusht – Ministri i Punëve të Jashtme dhe Tregtisës ë Jashtme, Timço Mucunski ka realizuar takim lamtumirës me ambasadorët e Mbretërisë së Holandës, Dirk Jan Kop, si dhe takim me ambasadorin e sapoemëruar të jashtëzakonshëm dhe të autorizuar të Mbretërisë së Spanjës, Rafael Soriano ortiz, ku i ka pranuar kopjet e letrave kredenciale, njoftoi Ministria.

Në takim me ambasadorin holandez, ministri Mucunski ka shprehur mirënjohje për angazhimin konstruktiv të ambasadorit në drejtim të intensifikimit të bashkëpunimit dypalësh mes dy vendeve tona gjatë mandatit të tij.

Ministri theksoi se me Mbretërinë e Holandës kultivojmë tradicionalisht raporte jashtëzakonisht të afërta, me dialog intensiv politik dhe bashkëpunim të gjerë sektorial. Njëherit, ai ka shprehur mirënjohje për mbështetjen holandeze në ndërtimin e kapaciteteve tona demokratike dhe angazhimet për promovimin e shoqërisë së lirë dhe ekonomisë së lirë tregtare.

Në takimin e ndarë me ambasadorin e sapoemëruar të Spanjës, Soriano Ortiz, ministri Mucunski i uroi atij mision të suksesshëm diplomatik, duke shprehur kënaqësinë për dialogun politik dinamik dhe të vazhdueshëm të deritanishëm, si dhe angazhimet e përbashkëta për intensifikimin e bashkëpunimit dhe përmirësimin e mëtejshëm të marrëdhënieve ndërmjet dy vendeve

Në të njëjtën kohë, ministri e falënderoi për mbështetjen parimore dhe të vazhdueshme spanjolle për integrimin tonë në BE, si dhe e theksoi përkushtimin e Qeverisë për të vazhduar rrugën evropiane, përmes zbatimit të reformave të rëndësishme në vend dhe veprimit të përgjegjshëm në marrëdhëniet ndërkombëtare.

You Might Also Like

Von der Leyen: Maqedonia i përket BE‑së, do ta presim me identitetin dhe gjuhën maqedonase

Çfarë mesazhi sjell Ursula von der Leyen në Shkup? Reformat dhe vetoja bullgare në fokus

Hulumtim i ISPPI: Komunikimi human është koncepti më i rëndësishëm për shëndetin mendor dhe për parandalimin e dhunës mes bashkëmoshatarëve

LSDM për propozimet nga Platforma: Kjo është programi ZNAM 2.0 për shpërbërjen e opozitës, partia nuk është në shitje

LSDM: Anëtarësimi në BE do t’i japë fund ndërhyrjeve në drejtësi

Share This Article
Facebook Twitter Email Print
Previous Article Deri të enjten mot me diell dhe shumë i nxehtë, më pas reshje të shiut, bubullima dhe rënie të temperaturave
Next Article Promovimi i oficerëve dhe nënoficerëve të rinj në Akademinë ushtarake “Gjeneral Mihajllo Apostollski”

Stay Connected

FacebookLike
TwitterFollow
YoutubeSubscribe
TelegramFollow
- Advertisement -
Ad imageAd image

Latest News

Von der Leyen: Maqedonia i përket BE‑së, do ta presim me identitetin dhe gjuhën maqedonase
Maqedoni
Çfarë mesazhi sjell Ursula von der Leyen në Shkup? Reformat dhe vetoja bullgare në fokus
Maqedoni TOP LAJM
ISHP: 829 raste të reja me kancer gjiri në 2025, 19 meshkuj të prekur
Shqipëri
Hulumtim i ISPPI: Komunikimi human është koncepti më i rëndësishëm për shëndetin mendor dhe për parandalimin e dhunës mes bashkëmoshatarëve
Maqedoni

Ndalohet ribotimi i përmbajtjes (lajmeve dhe të gjitha shkrimeve të tjera) pa lejen me shkrim të portalit “Argument”.

Quick Link

  • Editorial
  • Analiza
  • Rekomanduar

Sign Up for Our Newsletter

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

© 2026. ANET.COM.MK - All Rights Reserved.
Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?