By using this site, you agree to the Privacy Policy and Terms of Use.
Accept
Argument-MKArgument-MK
  • Balllina
  • Maqedoni
  • Shqipëri
  • Ekonomi
  • Bota
  • Analiza
  • Kronika
  • Showbizz
  • Sport
  • + Më tepër
Reading: Pse po kalojmë më shumë kohë në Facebook dhe Instagram?
Share
Notification Show More
Font ResizerAa
Font ResizerAa
Argument-MKArgument-MK
  • Editorial
  • Analiza
  • Rekomanduar
  • Balllina
  • Maqedoni
  • Shqipëri
  • Ekonomi
  • Bota
  • Analiza
  • Kronika
  • Showbizz
  • Sport
  • + Më tepër
Follow US
  • Advertise
© 2022 Foxiz News Network. Ruby Design Company. All Rights Reserved.
Argument-MK > Blog > Teknologji > Pse po kalojmë më shumë kohë në Facebook dhe Instagram?
Teknologji

Pse po kalojmë më shumë kohë në Facebook dhe Instagram?

admin
Last updated: 09/11/2024 10:12
By admin 3 Min Read
Share
SHARE

Gjatë publikimit të rezultateve më të fundit, Meta u mburr me rritjen e kohës që përdoruesit kalojnë në rrjetet e tyre sociale.

Llogaritja për të gjitha rrjetet sociale është mjaft e qartë – sa më i madh të jetë numri i përdoruesve dhe sa më gjatë të kalojnë duke lëvizur në ekranet e tyre, aq më shumë reklama do t’u shfaqen.

Dhe kjo, natyrisht, do të thotë të ardhura më të larta dhe fitime më të larta, që në fund të fundit është qëllimi kryesor i kompanive private.

Kjo është arsyeja pse kompanitë e teknologjisë kanë kërkuar prej vitesh një formulë magjike që do t’u lejojë përdoruesve të mbajnë vëmendjen dhe shikimin e tyre sa më gjatë në ekrane, të shikojnë sa më shumë përmbajtje dhe reklama.

Për të pasur sukses në këtë, ata duhet të ndryshojnë dhe përmirësojnë vazhdimisht algoritmin, por edhe të jenë të kujdesshëm për llojin e përmbajtjes që do t’u shfaqet.

Për shembull, përmbajtja negative dhe e dhunshme mund të tërheqë shumë vëmendjen e përdoruesve, por një përmbajtje e tillë mund të ketë pasoja të këqija për ta, veçanërisht për adoleshentët.

Meta duket se ka arritur të gjejë një mënyrë për të mbajtur më tej vëmendjen e përdoruesve të Facebook dhe Instagram dhe ky është një algoritëm i bazuar në – inteligjencën artificiale (AI).

Që kur u prezantua, koha që përdoruesit shpenzojnë në këto rrjete sociale është rritur ndjeshëm, u mburr kompania e Mark Zuckerberg.

Që nga prezantimi i algoritmit të ri të AI, koha që përdoruesit shpenzojnë në Facebook është rritur me rreth tetë për qind, ndërsa kjo përqindje për Instagramin është më e vogël, por gjithsesi domethënëse – gjashtë për qind.

- Advertisement -
Ad imageAd image

Meta përmendi vetëm përqindjet, jo rritjen e kohës aktuale që përdoruesit tani shpenzojnë në ato rrjete. Sipas parashikimeve të ekspertëve nga eMarkter, kjo rritje mund të arrijë në 10 deri në 15 orë më shumë gjatë një viti, raporton theindependent.

Zuckerberg ka më shumë plane në lidhje me rrjetin social dhe Inteligjencën Artificiale (AI), kështu që javën e kaluar, gjatë shpalljes së rezultateve tremujore, ai njoftoi se shpreson të shtojë një burim krejtësisht të ri në Facebook dhe Instagram, domethënë një kategori përmbajtjesh që do të jetë plotësisht gjeneruar nëpërmjet inteligjencës artificiale ose do të jetë një lloj përmbledhje e përpiluar nga inteligjenca artificiale.

Pritshmëritë për të ardhmen janë, pra, që në krahët e AI, përdoruesit të kalojnë më shumë kohë me rrjetet e Zuckerberg, gjë që do të ketë një efekt pozitiv në shfaqjen e reklamave dhe të ardhurat nga reklamat, por nga ana tjetër, kostot e zhvillimit dhe përdorimi i inteligjencës artificiale mund të rritet ndjeshëm.

- Advertisement -
Ad imageAd image

You Might Also Like

Epoka e influencerëve drejt fundit? Inteligjenca artificiale po i zëvendëson njerëzit në rrjete sociale?

Amazon po shpreson që robotët e saj të…

Amazoni hap thesarin në Belgjikë, investon një miliard euro

Facebook përditëson algoritmin për t’u dhënë përdoruesve më shumë kontroll mbi videot që shohin

OpenAI prezanton kontrollet prindërore në ChatGPT

Share This Article
Facebook Twitter Whatsapp Whatsapp LinkedIn Email Copy Link Print
Previous Article Nëna vret fëmijën e saj 5-vjeçar, më pas i dërgon mesazh ish-bashkëshortit: Nuk kemi më djalë
Next Article Rritja ekonomike ngjall optimizëm!

Stay Connected

FacebookLike
TwitterFollow
YoutubeSubscribe
TelegramFollow
- Advertisement -
Ad imageAd image

Latest News

UÇK braktis BDI-AKI, Hazbi Lika dhe Gëzim Ostreni shihen përkrah VLEN!
Maqedoni TOP LAJM
BE mbështet kufizimin e aksesit në rrjete sociale për të miturit, a duhet të praktikohet edhe tek ne?
Bota Maqedoni TOP LAJM
Aksion i madh policor në Rashçe, kapet sasi e madhe e armatimit dhe municionit
Maqedoni
VLEN reagon ndaj Ahmetit: Ne jemi e sotmja, BDI e djeshmja
Maqedoni

Ndalohet ribotimi i përmbajtjes (lajmeve dhe të gjitha shkrimeve të tjera) pa lejen me shkrim të portalit “Argument”.

Quick Link

  • Editorial
  • Analiza
  • Rekomanduar

Sign Up for Our Newsletter

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

© 2024 ArgumentMK - . All Rights Reserved.
Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?