By using this site, you agree to the Privacy Policy and Terms of Use.
Accept
Argument-MKArgument-MK
  • Balllina
  • Maqedoni
  • Shqipëri
  • Ekonomi
  • Bota
  • Analiza
  • Kronika
  • Showbizz
  • Sport
  • + Më tepër
Reading: Publikohet raporti, a është shoqëria kosovare e korruptuar?
Share
Notification Show More
Font ResizerAa
Font ResizerAa
Argument-MKArgument-MK
  • Editorial
  • Analiza
  • Rekomanduar
  • Balllina
  • Maqedoni
  • Shqipëri
  • Ekonomi
  • Bota
  • Analiza
  • Kronika
  • Showbizz
  • Sport
  • + Më tepër
Follow US
  • Advertise
© 2022 Foxiz News Network. Ruby Design Company. All Rights Reserved.
Argument-MK > Blog > Maqedoni > Publikohet raporti, a është shoqëria kosovare e korruptuar?
Maqedoni

Publikohet raporti, a është shoqëria kosovare e korruptuar?

admin
Last updated: 26/05/2025 14:37
By admin 5 Min Read
Share
SHARE

Kosova mbetet ende e cenueshme nga korrupsioni, edhe pse prej më shumë se dy dekada ka marrë mbështetje të gjerë nga partnerët ndërkombëtarë për të forcuar sistemin e drejtësisë dhe për të rritur llogaridhënien publike.

Kështu u tha në diskutimin e Lëvizjes FOL, derisa u publikua raporti “Trajtimi i lëndëve të korrupsionit në dekadën e fundit në Kosovë, ndikimi i ndryshimeve legjislative”.

Aty, mes tjerash analizohet periudha e dhjetë viteve të fundit, përkatësisht ndikimin e reformimit ligjor, investimet institucionale dhe programet e trajnimit në uljen e korrupsionit.

Sipas tyre, në periudhën 2015-2019, ka pasur kompetenca të paqarta mes Prokurorisë Speciale dhe prokurorive themelore, ku kanë krijuar mbivendosje hetimesh, ndërsa gjykatat, pa një departament të dedikuar, mbyllini më pak se 40 për qind të çështjeve në vit. Siç thuhet në raport, trajnimet ishin të shumta por nuk sollën rritje të matshme të cilësisë së hetimeve.

Ndërkaq, duke iu referuar raportit, prej vitit 2020 nis një qasje më e strukturuar e sistemit të drejtësisë, ku themelohet Departamenti Speciale në Gjykatën Themelore të Prishtinës, po ashtu miratohet Kodi i ri Penal me dënime më të ashpra.

Në raport thuhet se përgjatë viteve 2020-2024, Prokuroria Speciale e Kosovës ka ngritur 263 aktakuza për rastet e korrupsionit, ndërsa prokuroritë themelore 1174 aktakuza për rastet e korrupsionit.

Albert Avdiu, konsulent në FOL, teksa paraqiti raportin, tha se ndërhyrjet ligjore i kanë dhënë sistemit të drejtësisë një infrastrukturë më të saktë, por rezultatet në teren po ecin më ngadalë se dispozitat në letër.

“Performanca e sistemit prokurorial në këto dy periudha nuk është e keqe. Numrat janë këto, ndërsa ka një trend të njëtrajtshëm, jo ndonjë lëvizje e madhe ndër vite. Mirëpo nëse i sheh këta numra pa ndonjë analizë më të thellë është se shoqëria kosovare nuk duket që është shumë e korruptuar. Nëse marrim këtë katalog të veprave penale në raport me veprat e natyrave të tjera del se janë më të pakta të kryera sesa llojet të tjera. Kjo duhet të sqarohet se ku po çalohet. Nëse shoqëria thotë se ka korrupsion, mirëpo ajo nuk po përkthehet në vepra në raste gjyqësore atëherë duhet të shihet se cilat janë problemet”, tha ajo.

Ndërkaq, gjyqtari në Gjykatën Supreme, Burim Ademi, tha se ndryshimet e shpeshta të dispozitave ligjore ka krijuar probleme në ndërtimin e mirëfilltë të praktikës gjyqësore për veprat penale të korrupsionit.

“Ndryshimet e dispozitave ligjore kaq të shpeshta brenda kësaj periudhe kohore, aq më tepër nga përvoja ime se jam në dijeni se nuk është bërë hulumtim i mjaftueshëm në secilën situatë se çka duhet të dispozitat e legjislacionit penal. Posaçërisht në sferën e veprave penale të korrupsionit. Kjo pastaj ka krijuar probleme në ndërtimin e mirëfilltë të praktikës gjyqësore që do të kishte krijuar efekt te gjykatat e nivelit më të ulët për të zbatuar më drejt dispozitat ligjore”, tha ai.

Drejtori i Agjencisë Kundër Korrupsionit, Yll Buleshkaj, kërkoi që lëndët e korrupsionit të trajtohen me urgjencë nga sistemi i drejtësisë. Sipas tij, trajtimi i tyre me vonesë kontribuon negativisht në parandalimin e korrupsionit.

- Advertisement -
Ad imageAd image
“Lëndët e korrupsionit duhet të trajtohen me urgjencë. Trajtimi i tyre me vonesë kontribuon negativisht në parandalimin e korrupsionit. Ne kemi mandat të marrim masa për parandalimin e korrupsionit, por s’ka parandalim më të mirë sesa dënimi i shpejtë i veprave penale të korrupsionit. Ne do t’i kishim përdorë këto si shembuj të mirë për ata që i shkon mendja të korruptohen se këto nuk tolerohen”, tha Buleshkaj.

Mes tjerash u rekomandua që të bëhet funksionalizimi i plotë i Njësisë së Veçantë të Hetimeve brenda PSRK-së për rastet e korrupsionit si dhe kategorizimi i mosdeklarimit të pasurisë si krim i rëndë. /KP/Telegrafi/

You Might Also Like

Kasami merrë mbështetje në Malësinë e Tetovës, premton më shumë projekte se deri tani

Menduh Thaçi mobilizon strukturat e PDSH-së në Zhelinë: Koha është për veprim dhe unitet!

Elmazi: VLEN tregoi sot unitetin shqiptar, jemi krah për krah për Sarajin!

Kandidati i VLEN për Tearcë, Daut Memishi takon partinë turke TDP dhe deputetin Bejxhan Iljazin: Më 19 tetor vjen ndryshimi

Mexhiti: Opozita e ka dorëzuar lojën në Saraj, anëtarësia e BDI-së t’i bashkohet Elmazit

Share This Article
Facebook Twitter Whatsapp Whatsapp LinkedIn Email Copy Link Print
Previous Article Beteja e Trumpit me Apple kërcënon rritje masive të çmimeve edhe për telefonat Samsung
Next Article Liberalizimi i tregut të energjisë, paralajmëron Oda Amerikane: Krizë në punësim dhe industri prodhuese

Stay Connected

FacebookLike
TwitterFollow
YoutubeSubscribe
TelegramFollow
- Advertisement -
Ad imageAd image

Latest News

Kasami merrë mbështetje në Malësinë e Tetovës, premton më shumë projekte se deri tani
Maqedoni
Menduh Thaçi mobilizon strukturat e PDSH-së në Zhelinë: Koha është për veprim dhe unitet!
Maqedoni
Elmazi: VLEN tregoi sot unitetin shqiptar, jemi krah për krah për Sarajin!
Maqedoni
Kandidati i VLEN për Tearcë, Daut Memishi takon partinë turke TDP dhe deputetin Bejxhan Iljazin: Më 19 tetor vjen ndryshimi
Maqedoni

Ndalohet ribotimi i përmbajtjes (lajmeve dhe të gjitha shkrimeve të tjera) pa lejen me shkrim të portalit “Argument”.

Quick Link

  • Editorial
  • Analiza
  • Rekomanduar

Sign Up for Our Newsletter

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

© 2024 ArgumentMK - . All Rights Reserved.
Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?