By using this site, you agree to the Privacy Policy and Terms of Use.
Accept
Argument-MKArgument-MK
  • Balllina
  • Maqedoni
  • Shqipëri
  • Ekonomi
  • Bota
  • Analiza
  • Kronika
  • Showbizz
  • Sport
  • + Më tepër
Reading: Punët e dukshme në Tetovë do t’i sjellin edhe një fitore bindëse Bilall Kasamit!
Share
Notification Show More
Font ResizerAa
Font ResizerAa
Argument-MKArgument-MK
  • Editorial
  • Analiza
  • Rekomanduar
  • Balllina
  • Maqedoni
  • Shqipëri
  • Ekonomi
  • Bota
  • Analiza
  • Kronika
  • Showbizz
  • Sport
  • + Më tepër
Follow US
  • Advertise
© 2022 Foxiz News Network. Ruby Design Company. All Rights Reserved.
Argument-MK > Blog > Analiza > Punët e dukshme në Tetovë do t’i sjellin edhe një fitore bindëse Bilall Kasamit!
AnalizaMaqedoniRekomanduarTOP LAJM

Punët e dukshme në Tetovë do t’i sjellin edhe një fitore bindëse Bilall Kasamit!

admin
Last updated: 20/01/2025 11:00
By admin 6 Min Read
Share
SHARE

Shkup, 20 janar – Meqë jemi në vitin kur do të mbahen zgjedhjet lokale nuk do mend që do të hapen ditarët e punëve që janë bërë dhe nuk janë bërë në komuna. Kur hapet ditari i Komunës së Tetovës radha e punëve që janë bërë është shumë e gjatë, gjë që domosdo do të ndikojë dukshëm edhe në zgjedhjet që po vijnë. Bilall Kasami erdhi në Tetovë pas një beteje dhe këmbënguljes së pakompromistë arriti ta mposht partinë që ishte në pushtet, BDI-në. Pra, Kasami rrënoi një aparat të tërë shtetëror që ishin mobilizuar kundër fitores së tij. Por, kësaj radhe për Kasamin do të jetë më e lehtë sepse pas tij ka një bagazh të punëve të mëdha që i ka bërë gjatë mandatit të tij, shkruan Zhurnal.

Bilall Kasami sinonim i ndryshimit në Tetovë, fitoren e radhës e ka siguruar me punët e dobishme që ka bërë –

I pari prej ish opozitarëve që tashmë janë pjesë e pushtetit, që shkundi themelet e BDI-së partisë më të fuqishme në bllokun shqiptarë ishte pikërisht kreu i Lëvizjes Besa, Bilall Kasami. Arriti ta “dëbojë” BDI-në nga selia e partisë, e fitoi bindshëm Tetovën.

Por, siduket me kohë Kasami dëshmoi se nuk ka qenë i interesuar vetëm për fitore por që për të shkaktuar ndryshim vërtetë drastik në këtë qytet i cili për vite të tëra ishte i ngulfatur dhe i stagnuar në procesin e zhvillimit.

Kryetari i komunës së Tetovës, Bilall Kasami me një ekip profesionistësh ka përmbyll procesin e ndryshimit të emrave të rrugëve në Tetovë. Materialet e përgatitura nga një komision i posaçëm së shpejti do të jenë pjesë e procedurave në kuadër të Këshillit komunal të Tetovës.

Po ashtu bëhet e ditur se në proces të ndryshimit janë qindra rrugë, që me ndryshimet e reja do të ketë emra të personaliteteve dhe ngjarjeve historike shqiptare. Në proces janë mbi 200 emra të rinj që për herë të parë do të mbajnë rrugët e Tetovës. Në kuadër të ndryshimeve do të bëjnë pjesë edhe urat dhe objektet e tjera infrastrukturore.

Suksesi më i madh i Lëvizjes Besa është mposhtja e partisë më jetëgjatë në pushtet BDI-së, e cila selinë e partisë e ka në Tetovë, por kjo gjë nuk ishte pengesë për kryetarin e Besës, Bilall Kasamin, që ta fitojë BDI-në në këtë qytet, e të bëhet i pari i Komunës. Kjo mbase është një shembull se si këmbëngulja dhe puna serioze sjell rezultate fantastike.

Çfarë ndryshoi në Tetovë me Bilall Kasamin?

Për të përmbledhur punët e tëra që ka bërë kryetari aktual i Komunës së Tetovës, Bilall Kasami, mbase është pak e vështirë sepse kemi të bëjmë me punë të jashtëzakonshme, me një intensitet të hovshëm duke e ringjallur qytetin e Tetovës nga vdekja klinike që e kishte vendosur Teuta Arifi.

- Advertisement -
Ad imageAd image

E filloi me diçka që nuk e kishin bërë komunat tjera identifikoi borxhin e Komunës dhe publikoi në ueb-faqe dhe hapësira publike, që të dinë gjithë qytetarët në çfarë gjendje të mjerueshme e ka lënë kryetarja paraprake Tetovën. Pra, ky është veprimi më i duhur që të gjithë ta kuptojnë që tani më në krye të Komunës kanë kryetarin më transparent që kanë pasur ndonjëherë.

Duke vazhduar me pastrimin total të qytetit, mbartja e mbeturinave në kohë, pastrimi, larja e bulevardeve, rrugëve dhe trotuareve gjatë natës. Pjesa tjetër që është mjaft me rëndësi arriti të krijojë trotuare dhe hapësira publike të lira.

Ajo që më së shumti i mungonte Tetovës ishte infrastrukturë moderne, e pikërisht këtu intervenoi Bilall Kasami me çka ofroi lagje me pamje krejtësisht tjetër me standarde evropiane

- Advertisement -
Ad imageAd image

Menaxhimi i suksesshëm në Tetovë nga Bilall Kasami është dëshmuar me vepra konkrete, jo vetëm me fjalë. Ajo që e karakterizon dhe e dallon Kasamin është qeverisja përmes qytetarëve komunikim të drejtpërdrejtë dhe grumbullim idesh në kohë reale nga qytetarët. Të premten e çdo fund muaji kryetari i komunës dhe bashkëpunëtorët e tij do të realizojnë takim të hapura me qytetarët rreth ideve dhe kërkesave reale të tyre

Me fjalë të tjera, Bilall Kasami, ka arrit të përmbush pjesën më të madhe të premtimeve që i ka pasur në fushatë, ka arritur të ringjall Tetovën nga gjendja e mjerueshme që e kishte lënë kryetarja paraprake. Bilall Kasami me menaxhimin e tij për një kohë të shkurtë ka dhënë sinjale se mundet dhe ka kapacitet ta bëjë Tetovën qytet evropian. E kjo sigurisht që do t’i sjellë Kasamit edhe një fitore bindëse në krye të Komunës, e fitorja e Kasamit në fakt më shumë do të jetë fitore për qytetarët e Tetovës. /Zhurnal.mk

You Might Also Like

UÇK braktis BDI-AKI, Hazbi Lika dhe Gëzim Ostreni shihen përkrah VLEN!

BE mbështet kufizimin e aksesit në rrjete sociale për të miturit, a duhet të praktikohet edhe tek ne?

Aksion i madh policor në Rashçe, kapet sasi e madhe e armatimit dhe municionit

VLEN reagon ndaj Ahmetit: Ne jemi e sotmja, BDI e djeshmja

Serbia, Mali i Zi, Shqipëria dhe Maqedonia: Sa përqind e popullsisë konsiderohet e varfër

Share This Article
Facebook Twitter Whatsapp Whatsapp LinkedIn Email Copy Link Print
Previous Article Johnson: Nuk i besojmë më TikTok-ut, iu dha nëntë muaj kohë për ta shitur
Next Article Han Zheng takon udhëheqësit amerikan të biznesit

Stay Connected

FacebookLike
TwitterFollow
YoutubeSubscribe
TelegramFollow
- Advertisement -
Ad imageAd image

Latest News

UÇK braktis BDI-AKI, Hazbi Lika dhe Gëzim Ostreni shihen përkrah VLEN!
Maqedoni TOP LAJM
BE mbështet kufizimin e aksesit në rrjete sociale për të miturit, a duhet të praktikohet edhe tek ne?
Bota Maqedoni TOP LAJM
Aksion i madh policor në Rashçe, kapet sasi e madhe e armatimit dhe municionit
Maqedoni
VLEN reagon ndaj Ahmetit: Ne jemi e sotmja, BDI e djeshmja
Maqedoni

Ndalohet ribotimi i përmbajtjes (lajmeve dhe të gjitha shkrimeve të tjera) pa lejen me shkrim të portalit “Argument”.

Quick Link

  • Editorial
  • Analiza
  • Rekomanduar

Sign Up for Our Newsletter

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

© 2024 ArgumentMK - . All Rights Reserved.
Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?