By using this site, you agree to the Privacy Policy and Terms of Use.
Accept
Argument-MKArgument-MK
  • Balllina
  • Maqedoni
  • Shqipëri
  • Ekonomi
  • Bota
  • Analiza
  • Kronika
  • Showbizz
  • Sport
  • + Më tepër
Reading: Qeveria e re e ashpër në luftën kundër korrupsionit, a do të vazhdojë me ritmin e vitit të kaluar?
Share
Notification Show More
Font ResizerAa
Font ResizerAa
Argument-MKArgument-MK
  • Editorial
  • Analiza
  • Rekomanduar
  • Balllina
  • Maqedoni
  • Shqipëri
  • Ekonomi
  • Bota
  • Analiza
  • Kronika
  • Showbizz
  • Sport
  • + Më tepër
Follow US
  • Advertise
© 2022 Foxiz News Network. Ruby Design Company. All Rights Reserved.
Argument-MK > Blog > Analiza > Qeveria e re e ashpër në luftën kundër korrupsionit, a do të vazhdojë me ritmin e vitit të kaluar?
AnalizaMaqedoniRekomanduarTOP LAJM

Qeveria e re e ashpër në luftën kundër korrupsionit, a do të vazhdojë me ritmin e vitit të kaluar?

admin
Last updated: 04/01/2025 11:46
By admin 6 Min Read
Share
SHARE

Shkup, 4 janar – Qeveria e re e zgjedhur pas zgjedhjeve të 8 majit të vitit që lamë pas, në gjysmën e dytë të vitit të kaluar la gjurmë të pa shlyeshme në luftën kundër korrupsionit. Qytetarët ishin mësuar mbrapsht që luftën kundër korrupsionit e kishin koncept vetëm të dëgjuar, e si dukej kjo luftë në praktikë nuk kishin mundësi ta shohin në të kaluarën. Qeverisë së re nuk ju dashen më shumë se gjashtë muaj për ta jetësuar në praktikë këtë luftë, aksione, bastisje, arratisje, fletarreste ndërkombëtare, ishin vetëm disa nga shumë veprime të qeverisë së re për ta dënuar korrupsionin e realizuar të pushtetit të kaluar, shkruan Zhurnal.

Qeveria do të vazhdojë me hetimet për rastet korruptive, nuk ka lëshime për arratisjen e Grubit dhe Kovaçeskit –

Kryeministri Hristijan Mickoski ka shprehur kënaqësi nga lufta e deritanishme me korrupsionin, por theksoi se rezultatet përfundimtare varen nga pushteti gjyqësor. Lidhur me arritisjen e ish kryeministrit, Artan Grubi dhe ish drejtorit të EMV-së, Vasko Kovaçevski, ai nuk sheh lëshim tek institucionet dhe beson se “drejtësia do t’i arrijë”. Potencoi se Qeveria do të vazhdojë me përpjekjet e saj në luftën kundër korrupsionit edhe gjatë vitit të ardhshëm.

“Ne si Qeveri, si pushtet ekzekutiv, mundemi për ato raste korruptive politike të profilit të lartë, ku ka dyshim të bazuar, të hyjmë në hetim. Të shohim nëse ka dëshmi, nëse ka, t’i sigurojmë, të formojmë dosje dhe atë dosje t’i dërgojmë deri te prokurori kompetent. Ligji është i tillë. Ne nuk mundemi si Qeveri të jemi edhe pushtet ekzekutiv edhe gjyqësor. Nga ai moment e këndej, prokuroria është ajo që vlerëson nëse këto dëshmi janë të mjaftueshme që të fillohet procesi, respektivisht të ketë akuzë apo jo”, tha kryeministri në konferencën e sotme për shtyp në Qeverinë e Republikës së Maqedonisë së Veriut.

Ai shtoi se Qeveria do të vazhdojë me përpjekjet e veta në luftën kundër kurrupsionit edhe vitin e ardhshëm.

“Gjithçka që kemi bërë në periudhën e kaluar, do të vazhdojmë ta bëjmë edhe vitin e ardhshëm si pushtet ekzekutiv. Emra të mëdhenj, emra politikë të profilit të lartë, janë gjetur në hetimin, kanë qenë në procese që janë udhëhequr nga pushteti ekzekutiv dhe janë dorëzuar në prokurori”, shtoi ai.

Lidhur me arratisjen e ish-zëvendëskryeministrit Grubi dhe ish-drejtorit të EMV-së Vasko Kovaçevski, kryeministri nuk sheh lëshime në institucione dhe beson se drejtësia, siç tha ai, “do t’i arrijë”.

“Unë nuk shoh asnjë lëshim në institucione, pasi është çështje kohe kur këta të arratisur nga drejtësia, do të kthehen dhe do të përgjigjen, sepse të jesh i arratisur nga drejtësia nuk është një jetë kaq e thjeshtë, madje edhe nëse e ndryshoni kontinentin. Ashtu që, nuk mendoj se çështja do të përfundojë kështu”, tha ai.

Kryeministri e bazon optimizmin e tij në eksperiencën se “drejtësia është e ngadaltë, por vjen gjithmonë” dhe shtoi se do të vazhdojë të komentojë punën e prokurorisë vetëm kur të shohë se llogaritet.

- Advertisement -
Ad imageAd image

“Unë komentoj shumë shpesh punën e prokurorisë dhe vendosa të mos e komentoj. Vetëm në rastet kur shoh se prokuroria është duke llogaritur, atëherë do t’ia lejoj vetes ta komentoj”, theksoi kryeministri, duke shtuar se beson se komentet e pushtetit kanë rol pozitiv në punën e prokurorisë.

Barometri korrupsionit nga pushteti kaluar thoshte: më shumë raste të turbullta se sa të pastra –

Barometri për Korrupsion i muajit korrik i përpunuar nga Transparency International-Maqedoni ka regjistruar më shumë raste të “turbullta” se sa të “qarta”. Gjatë aktivitet për monitorimin e rasteve të lidhura me sjelljet korruptive dhe luftën kundër korrupsionit, si raste të trubullta janë evidentuar hetimi nga Prokuroria ndaj dy kandidatëve nga Akademia e Gjyqtarëve dhe Prokurorëve Publikë, mos dorëzimi i listave anketuese nga gjashtë deputetë të përbërjes së re parlamentare.

- Advertisement -
Ad imageAd image

Korrupsioni si tema më e përfolur në vendin tonë vazhdon të mbetet brengë e shoqërisë e premtim i politikanëve për çrrënjosje totale. Por, kjo sa do të arrihet mbetet të shihet në vazhdim, edhe pse është shumë e vështirë sepse korrupsioni nuk është avull të largohet porsa hapen dritaret. Korrupsioni si fenomen ka depërtuar në çdo pore të shoqërisë prandaj duhet punë serioze dhe me përkushtim e graduale deri në zbutjen e largimin total të këtij fenomeni. Kryeministri Mickovski që nga ardhja në pushtet ka paralajmëruar betejë të ashpër kundër korrupsionit në çdo fushë dhe po qëndron stoik në këtë që e ka thënë.

Maqedonia e Veriut si shtet i pavarur nga 8 shtatori i vitit 1991, 33 vite shtet, përgjatë gjithë kësaj periudhe është përballë me luhatje e lëkundje të ndryshme që kanë dridhur edhe rrënjët e shtetit, por ja që të gjitha këto kanë qenë edhe të përballueshme e tejkaluese. Por, ajo që nuk po kalon dot e për të cilën mund të konstatohet lirshëm se është “sëmundje” kancerogjene që po dëmton në palcë shtetin tonë, është korrupsioni. Temë e stërfolur por pa ndonjë epilog konkret, komisione të shumta, apele të veçanta, veting i premtuar për çdo vit, e çka jo tjetër, vetëm për t’i shpallë luftë korrupsionit. Tani për herë të parë po vërehen lëvizje praktike në këtë drejtim. /Zhurnal.mk

You Might Also Like

UÇK braktis BDI-AKI, Hazbi Lika dhe Gëzim Ostreni shihen përkrah VLEN!

BE mbështet kufizimin e aksesit në rrjete sociale për të miturit, a duhet të praktikohet edhe tek ne?

Aksion i madh policor në Rashçe, kapet sasi e madhe e armatimit dhe municionit

VLEN reagon ndaj Ahmetit: Ne jemi e sotmja, BDI e djeshmja

Serbia, Mali i Zi, Shqipëria dhe Maqedonia: Sa përqind e popullsisë konsiderohet e varfër

Share This Article
Facebook Twitter Whatsapp Whatsapp LinkedIn Email Copy Link Print
Previous Article Humb një turiste austriake në Karaburun, Forcat e shpëtimit në kërkim
Next Article Balerina e njohur nënë për herë të parë, zbulon gjininë e fëmijës

Stay Connected

FacebookLike
TwitterFollow
YoutubeSubscribe
TelegramFollow
- Advertisement -
Ad imageAd image

Latest News

UÇK braktis BDI-AKI, Hazbi Lika dhe Gëzim Ostreni shihen përkrah VLEN!
Maqedoni TOP LAJM
BE mbështet kufizimin e aksesit në rrjete sociale për të miturit, a duhet të praktikohet edhe tek ne?
Bota Maqedoni TOP LAJM
Aksion i madh policor në Rashçe, kapet sasi e madhe e armatimit dhe municionit
Maqedoni
VLEN reagon ndaj Ahmetit: Ne jemi e sotmja, BDI e djeshmja
Maqedoni

Ndalohet ribotimi i përmbajtjes (lajmeve dhe të gjitha shkrimeve të tjera) pa lejen me shkrim të portalit “Argument”.

Quick Link

  • Editorial
  • Analiza
  • Rekomanduar

Sign Up for Our Newsletter

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

© 2024 ArgumentMK - . All Rights Reserved.
Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?