By using this site, you agree to the Privacy Policy and Terms of Use.
Accept
Argument-MKArgument-MK
  • Balllina
  • Maqedoni
  • Shqipëri
  • Ekonomi
  • Bota
  • Analiza
  • Kronika
  • Showbizz
  • Sport
  • + Më tepër
Reading: Qeveria ka 77 milionë euro nga Agjencia e Punësimit për shpëtimin e pensioneve
Share
Notification Show More
Font ResizerAa
Font ResizerAa
Argument-MKArgument-MK
  • Editorial
  • Analiza
  • Rekomanduar
  • Balllina
  • Maqedoni
  • Shqipëri
  • Ekonomi
  • Bota
  • Analiza
  • Kronika
  • Showbizz
  • Sport
  • + Më tepër
Have an existing account? Sign In
Follow US
  • Advertise
© 2022 Foxiz News Network. Ruby Design Company. All Rights Reserved.
Argument-MK > Blog > Maqedoni > Qeveria ka 77 milionë euro nga Agjencia e Punësimit për shpëtimin e pensioneve
Maqedoni

Qeveria ka 77 milionë euro nga Agjencia e Punësimit për shpëtimin e pensioneve

admin
Last updated: 26/08/2026 19:51
By admin 4 Min Read
Share
SHARE

Shkup, 26 gusht argument.mk/ – Agjencia e Punësimit, në raportin e publikuar për punën e saj gjatë vitit 2025, ka bërë të ditur se ka akumuluar teprica të të hyrave nga viti i kaluar dhe vitet paraprake në vlerë prej 77,2 milionë eurosh. Pikërisht këto para pushteti dëshiron t’i përdorë për të përmirësuar likuiditetin e Fondit Pensional, i cili po bëhet gjithnjë e më i varur nga buxheti shtetëror.

Me ndryshimet në Ligjin për kontributet e sigurimit të detyrueshëm social do të shkurtohen mjetet për Agjencinë e Punësimit, ndërsa më shumë mjete do të drejtohen drejt Fondit për Sigurim Pensional dhe Invalidor (FSPIM), në mënyrë që të mund të paguhen pensionet, të cilat së shpejti pritet të rriten me harmonizimin e radhës. Ndryshimet në Kuvend u dorëzuan nga deputetë të shumicës qeverisëse dhe u miratuan me procedurë të shkurtuar.

Agjencia e Punësimit në raportin e saj informon se kanë mbetur rreth 4,75 miliardë denarë si tepricë të të hyrave. Këto mjete kryesisht janë grumbulluar si fonde të pashpenzuara për masat e punësimit dhe transferet për personat që kanë mbetur pa punë. Teprica e mjeteve të bartura nga vitet paraprake ishte rreth 60 milionë euro. Ndërkaq, vetëm gjatë vitit 2025 kanë mbetur rreth 12 milionë euro diferencë ndërmjet shpenzimeve të planifikuara dhe atyre të realizuara.

Norma aktuale e kontributit që ndahet për FSPIM është 18,8 për qind, ndërsa me ndryshimet në ligj ajo do të rritet në 19,9 për qind. Nga ana tjetër, kontributi për sigurimin në rast papunësie, i cili aktualisht është 1,2 për qind, do të ulet në vetëm 0,1 për qind.

Masa është planifikuar të jetë kalimtare, përkatësisht të vlejë nga paga e muajit qershor deri te paga e muajit dhjetor të këtij viti. Norma e përgjithshme mbetet 28 për qind, që do të thotë se nuk ka ndryshim në shumën totale të kontributit që paguhet. Ligji u miratua më 28 qershor.

Qëllimi i zgjidhjes ligjore është forcimi i stabilitetit financiar të Fondit për Sigurim Pensional dhe Invalidor të Republikës së Maqedonisë së Veriut, në kushtet kur Agjencia e Punësimit ka tepricë të mjeteve të akumuluara në depozita, sqarojnë propozuesit.

Zgjidhja e propozuar ligjore erdhi vetëm disa ditë pas publikimit të raportit të auditimit për punën e fondit shtetëror pensional. Auditimi konstatoi se, megjithëse të hyrat e FSPIM-it nga arkëtimi i kontributeve janë rritur — në vitin 2024 me 14 për qind krahasuar me vitin paraprak — ato vazhdojnë të jenë të pamjaftueshme për mbulimin e pensioneve.

Diferenca po mbulohet me gjithnjë e më shumë mjete që Fondi i merr përmes transferimeve nga buxheti shtetëror.

Auditimi gjithashtu konstatoi se Fondi nuk i kryen në kohë pagesat e kontributeve për sigurimin shëndetësor të pensionistëve drejt Fondit për Sigurim Shëndetësor të Republikës së Maqedonisë së Veriut, edhe pse ka obligim ligjor për ta bërë këtë.

You Might Also Like

Cili interes është më i rëndësishëm: ai shtetëror apo ai rajonal me agjenda eksplicite panetnike?

Evropa mbetet pa ujë, Maqedonia nuk duhet të presë

Strasburgu i tha “jo” edhe një kandidati nga lista e kandidatëve të propozuar nga Maqedonia për gjyqtar në GJEDNJ

Ditën historike e përmbyllëm me një kafe me Kurtin

Një në dhjetë fëmijë në Maqedoni është ekspozuar ndaj shfrytëzimit dhe abuzimit seksual duke përdorur teknologjinë

Share This Article
Facebook Twitter Email Print
Previous Article Një në dhjetë fëmijë në Maqedoni është ekspozuar ndaj shfrytëzimit dhe abuzimit seksual duke përdorur teknologjinë
Next Article Ditën historike e përmbyllëm me një kafe me Kurtin
Leave a comment

Leave a Reply

You must be logged in to post a comment.

Stay Connected

FacebookLike
TwitterFollow
YoutubeSubscribe
TelegramFollow
- Advertisement -
Ad imageAd image

Latest News

Cili interes është më i rëndësishëm: ai shtetëror apo ai rajonal me agjenda eksplicite panetnike?
Maqedoni TOP LAJM
Fidan: Shpërbërja e SDF-së, e mirëpritur nëse zbatohet në terren
Bota
Tërmeti me magnitudë 5.1 shkakton evakuime në Bogota dhe Bucaramanga
Bota
Nasim Haradinaj me akuza ndaj Hysni Gucatit të OVL UÇK: U zu në hajni
Kosovë

Ndalohet ribotimi i përmbajtjes (lajmeve dhe të gjitha shkrimeve të tjera) pa lejen me shkrim të portalit “Argument”.

Quick Link

  • Editorial
  • Analiza
  • Rekomanduar

Sign Up for Our Newsletter

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

© 2026. ANET.COM.MK - All Rights Reserved.
Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?