By using this site, you agree to the Privacy Policy and Terms of Use.
Accept
Argument-MKArgument-MK
  • Balllina
  • Maqedoni
  • Shqipëri
  • Ekonomi
  • Bota
  • Analiza
  • Kronika
  • Showbizz
  • Sport
  • + Më tepër
Reading: Qeveria propozon ligj të ri për posedimin e armëve: Një person fizik do të mund të posedojë maksimumi dhjetë copë armë me leje
Share
Notification Show More
Font ResizerAa
Font ResizerAa
Argument-MKArgument-MK
  • Editorial
  • Analiza
  • Rekomanduar
  • Balllina
  • Maqedoni
  • Shqipëri
  • Ekonomi
  • Bota
  • Analiza
  • Kronika
  • Showbizz
  • Sport
  • + Më tepër
Have an existing account? Sign In
Follow US
  • Advertise
© 2022 Foxiz News Network. Ruby Design Company. All Rights Reserved.
Argument-MK > Blog > Maqedoni > Qeveria propozon ligj të ri për posedimin e armëve: Një person fizik do të mund të posedojë maksimumi dhjetë copë armë me leje
Maqedoni

Qeveria propozon ligj të ri për posedimin e armëve: Një person fizik do të mund të posedojë maksimumi dhjetë copë armë me leje

admin
Last updated: 12/06/2026 12:38
By admin 2 Min Read
Share
SHARE

Shkup, 12 qershor, Zhurnal.mk –  Qeveria ka dorëzuar në Kuvend një projektligj të ri për armët, me të cilin zëvendësohet plotësisht ligji aktual që është në fuqi që nga viti 2005.

Sipas zgjidhjes së propozuar, një person fizik do të mund të posedojë maksimumi dhjetë copë armë me leje. Përjashtim do të kenë sportistët aktivë të qitjes që plotësojnë kushtet ligjore.

Me kategoritë e reja, në kategorinë e armëve të ndaluara futen armët automatike, paralizuesit elektrikë, armët me gaz, armët e maskuara si objekte të tjera, disa lloje municioni ushtarak, si dhe një pjesë e armëve gjysmë-automatike me karikatorë me kapacitet të madh.

Pistoletat, revolverët, pushkët e gjuetisë dhe sportit, si dhe disa lloje armësh pneumatike, do të mund të blihen vetëm me miratim paraprak nga Ministria e Punëve të Brendshme.

Projektligji për herë të parë rregullon më në detaje edhe pajisjet Airsoft dhe Paintball, të cilat do të duhet të regjistrohen dhe evidentohen. Në të njëjtën kategori përfshihen edhe lëshuesit e sprejit me piper, si dhe armët e çaktivizuara.

Risi parashikohen edhe për municionin. Një person fizik do të mund të blejë maksimumi 500 fishekë në vit për armët me tytë të gdhendura, përveç nëse dëshmon nevojë të arsyeshme për sasi më të madhe.

Në projektligj parashikohet edhe leja evropiane për armët e zjarrit, si dokument për pronësi dhe përdorim të armëve sipas standardeve evropiane.

Ligji fut rregulla edhe për armët gjysmë të prodhuara, pjesët dhe vizatimet teknike për prodhim përmes printerëve 3D dhe makinave CNC, si dhe ndjekjen elektronike të armëve nga prodhuesi deri tek përdoruesi final. /Zhurnal.mk

You Might Also Like

Editorial / Po mbytemi nga mbeturinat, qytetarët pa turp hedhin ku të munden!

Izet Mexhiti: Në Çair po ndërtohet boulevard, premtuam punë po I realizojmë!

VLEN prezanton faqen e re zyrtare dhe programin e qeverisjes 2030

Ministri çek: Bllokimi i Maqedonisë së Veriut dëmton edhe interesat e BE-së

Vetëm një shqiptare në mesin e fituesve të “Unazës së Inxhinierit” në RMV

Share This Article
Facebook Twitter Email Print
Previous Article Bozhinovska nga Stambolli: Po shohim rritjen e investimeve turke në Maqedoninë e Veriut
Next Article BDI: 36 projekte: vetëm 1 shqiptar dhe megafavorizim i projekteve serbe nga Stoilkoviqi
Leave a comment

Leave a Reply

You must be logged in to post a comment.

Stay Connected

FacebookLike
TwitterFollow
YoutubeSubscribe
TelegramFollow
- Advertisement -
Ad imageAd image

Latest News

Editorial / Po mbytemi nga mbeturinat, qytetarët pa turp hedhin ku të munden!
Editorial Maqedoni Rekomanduar TOP LAJM
Izet Mexhiti: Në Çair po ndërtohet boulevard, premtuam punë po I realizojmë!
Maqedoni
VLEN prezanton faqen e re zyrtare dhe programin e qeverisjes 2030
Maqedoni TOP LAJM
Ministri çek: Bllokimi i Maqedonisë së Veriut dëmton edhe interesat e BE-së
Maqedoni

Ndalohet ribotimi i përmbajtjes (lajmeve dhe të gjitha shkrimeve të tjera) pa lejen me shkrim të portalit “Argument”.

Quick Link

  • Editorial
  • Analiza
  • Rekomanduar

Sign Up for Our Newsletter

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

© 2026. ANET.COM.MK - All Rights Reserved.
Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?