By using this site, you agree to the Privacy Policy and Terms of Use.
Accept
Argument-MKArgument-MK
  • Balllina
  • Maqedoni
  • Shqipëri
  • Ekonomi
  • Bota
  • Analiza
  • Kronika
  • Showbizz
  • Sport
  • + Më tepër
Reading: Qeveria tërhoqi ligjin për kufizimin e personave që janë në Listën e Zezë
Share
Notification Show More
Font ResizerAa
Font ResizerAa
Argument-MKArgument-MK
  • Editorial
  • Analiza
  • Rekomanduar
  • Balllina
  • Maqedoni
  • Shqipëri
  • Ekonomi
  • Bota
  • Analiza
  • Kronika
  • Showbizz
  • Sport
  • + Më tepër
Have an existing account? Sign In
Follow US
  • Advertise
© 2022 Foxiz News Network. Ruby Design Company. All Rights Reserved.
Argument-MK > Blog > Maqedoni > Qeveria tërhoqi ligjin për kufizimin e personave që janë në Listën e Zezë
Maqedoni

Qeveria tërhoqi ligjin për kufizimin e personave që janë në Listën e Zezë

admin
Last updated: 01/02/2024 19:08
By admin 2 Min Read
Share
SHARE

Shkup, 1 shkurt – Qeveria e Maqedonisë së Veriut tërhoqi nga Kuvendi ligjin për masat kufizuese për politikanët e korruptuar që janë në listat e zeza të Shteteve të Bashkuara dhe Britanisë së Madhe.

Nga Qeveria thonë se ndryshimet në ligj, të cilat Kryeministri i mëparshëm Kovaçevski i nënshkroi ditën e fundit para se të linte detyrën, u tërhoq nga procedura parlamentare për arsye administrative.

Vendimi i tërheqjes u bë nga kryeministri aktual Talat Xhaferi, me ardhjen e tij në këtë detyrë.

“Propozimi për ligjin për ndryshimin dhe plotësimin e ligjit për masat kufizuese, për shkak të zgjedhjes së qeverisë së re, do të shqyrtohet administrativisht në seancën e ardhshme të qeverisë dhe do t’i kalojë Kuvendit”, njofton Qeveria.

Cilat do të jenë pasojat e një tërheqjeje të tillë të amendamenteve të ligjit, mbetet e paqartë për momentin, duke pasur parasysh se ato nuk kanë marrë mbështetje nga kryeministri aktual teknik, por edhe nga zëra tjera me arsyetimet se propozimi nuk është në përputhje me Kushtetutën dhe kodin penal.

Lidhur me masat e paralajmëruara kufizuese, në një deklaratë për Zërin e Amerikës në gjuhën maqedonase, Departamenti Amerikan i Shtetit tha se mbështet fuqimisht përpjekjet e Maqedonisë së Veriut për të mbajtur përgjegjësi nga ata që keqpërdorin besimin e publikut për përfitime personale.

Për shkak të përfshirjes në korrupsion të madh, SHBA-të gjatë dy viteve të fundit futën në “listën e zezë” ish-kryeministrin Nikolla Gruevski dhe ish-drejtorin e DSK-së, Sasho Mijalkov, ish-zëvendëskryeministrin Koço Angjushev, kryetarin e Strugës, Ramiz Merko, biznesmeni Orce Kamçev, Ratka Kamçeva, Sergej dhe Irina Samsoneko, ndërsa më parë pjesë e kësaj liste është kryetari i PDSH-së, Menduh Thaçi dhe personalitete tjera publike nga Maqedonia.

You Might Also Like

Në Maqedoni 40% e shpenzimeve të familjeve shkojnë vetëm për ushqim

Mësimi në temperatura të larta duhet të përshtatet me protokollet për vapën

Shkupi kundërmon, një zjarr po përhapet drejt fshatit Graçan

Zekolli Shaqiri jep lajmin: Një hap më afër tunelit Tetovë–Prizren

Izet Mexhiti: Kujdesi për shëndetin e fëmijëve duhet të nisë para se të shfaqet problemi

Share This Article
Facebook Twitter Email Print
Previous Article Kishin kryer vjedhje, ndalohen dy të rinj nga rrethina e Gostivarit
Next Article Sibora Gagani u gjet e murosur/ Flet ish-i dashuri i saj: Nuk e vrava unë por mafia shqiptare

Stay Connected

FacebookLike
TwitterFollow
YoutubeSubscribe
TelegramFollow
- Advertisement -
Ad imageAd image

Latest News

Në Maqedoni 40% e shpenzimeve të familjeve shkojnë vetëm për ushqim
Maqedoni TOP LAJM
Mësimi në temperatura të larta duhet të përshtatet me protokollet për vapën
Maqedoni
Rënie e numrit të të punësuarve në industri
Ekonomi
Ky është filmi që do të përfaqësojë Maqedoninë e Veriut në garën për “Oskar”
Kulturë

Ndalohet ribotimi i përmbajtjes (lajmeve dhe të gjitha shkrimeve të tjera) pa lejen me shkrim të portalit “Argument”.

Quick Link

  • Editorial
  • Analiza
  • Rekomanduar

Sign Up for Our Newsletter

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

© 2026. ANET.COM.MK - All Rights Reserved.
Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?