By using this site, you agree to the Privacy Policy and Terms of Use.
Accept
Argument-MKArgument-MK
  • Balllina
  • Maqedoni
  • Shqipëri
  • Ekonomi
  • Bota
  • Analiza
  • Kronika
  • Showbizz
  • Sport
  • + Më tepër
Reading: Qytetarët e Maqedonisë së Veriut, Shqipërisë dhe Serbisë prej sot kanë qasje të lirë drejt tregut të punës në kuadër të “Ballkanit të Hapur”
Share
Notification Show More
Font ResizerAa
Font ResizerAa
Argument-MKArgument-MK
  • Editorial
  • Analiza
  • Rekomanduar
  • Balllina
  • Maqedoni
  • Shqipëri
  • Ekonomi
  • Bota
  • Analiza
  • Kronika
  • Showbizz
  • Sport
  • + Më tepër
Follow US
  • Advertise
© 2022 Foxiz News Network. Ruby Design Company. All Rights Reserved.
Argument-MK > Blog > Maqedoni > Qytetarët e Maqedonisë së Veriut, Shqipërisë dhe Serbisë prej sot kanë qasje të lirë drejt tregut të punës në kuadër të “Ballkanit të Hapur”
Maqedoni

Qytetarët e Maqedonisë së Veriut, Shqipërisë dhe Serbisë prej sot kanë qasje të lirë drejt tregut të punës në kuadër të “Ballkanit të Hapur”

admin
Last updated: 05/03/2024 15:29
By admin 3 Min Read
Share
SHARE

Shkup, 5 mars – Qytetarët e Maqedonisë së Veriut, Shqipërisë dhe Serbisë prej sot mund ta shfrytëzojnë masën e Qasjes së lirë drejt tregut të punës në kuadër të “Ballkanit të Hapur”.

Masa, siç kumtoi shërbimi qeveritar për shtyp, del nga marrëveshjet ndërkombëtare të nënshkruara mes tre shteteve anëtare të nismës Ballkani i Hapur dhe atë Marrëveshja për kushte për qasje të lirë drejt tregut të punës në Ballkanin Perëndimor, si dhe Marrëveshja për inspektim të skemave për identifikim elektronik të qytetarëve nga Ballkani Perëndimor.

“Masa ka për qëllim të kontribuojë drejt mënjanimit të barrierave  të cilat e pengojnë tregtinë dhe lëvizjen e lirë të njerëzve dhe të mundësojë shfrytëzim të shërbimeve elektronike në suaza të vetë nismës”, ceket në kumtesë.

Qytetarët e interesuar për qasje të lirë drejt tregjeve të punës të Maqedonisë së Veriut, Shqipërisë dhe Serbisë fillimisht duhet të nxjerrin Numër identifikimi të Ballkanit të Hapur në portalin për e-shërbime në shtetin e vet, me çka më pas aplikojnë për Leje për qasje të lirë drejt tregut të punës në dy shtetet e tjera. Procedura zhvilohet krejtësisht në mënyrë elektrnike dhe zgjatë 30 ditë.

Pasi që qytetarët e interesuar do të paralajmërohen në uslugi.gov.mk dhe do të parashtrojnë kërkeës për dhënie të Numrit identifikues për Ballkan të Hapur (OB ID), që gjenerohet menjëherë, hapi tjetër është me atë numër të aplikojnë për Certifikatë për qasje të lirë drejt tregut të punës në Serbi  https://euprava.gov.rs/ apo në Shqipëri https://e-albania.al/.
 
Procedura është tërëisht dhe hollësisht e përshkruar në linqet në vijim:

1. https://uslugi.gov.mk/otvoren-balkan.nspx

2. https://av.gov.mk/otvoren-balkan-severna-makedonija-srbija-i-albanija-ns_article-izvestuvanje-za-otpocnuvanje-na-uslugata-sloboden-pristap-do-pazar-na-trud.nspx

Institucione përgjegjëse për zbatim të masës në Maqedoni të Veriut janë Ministria e SHoqërisë Informatike dhe Administratës përmes portalit uslugi.gov.mk në pjesën e dhënies së Numrit identifikues për Ballkan të Hapur, Ministria e Punëve të Brendshme në pjesën e dhënies së numrit amë për të huaj dhe qendrat e Agjencisë për punësim në pjeësn për dhënie të certifikatës për qasje të lirë drejt tregut të punës, me të cilën mundësohet punësimi në Republikën e Maqedonisë së Veriut.

Kjo masë, siç ceket në kumtesë, kontibuon drejt përparimit dhe prosperitetit ekonomik, duke e pasur parasysh rëndësinë e fushsës së lëvizjes së punëtorëve. Masa tërësisht është e harmonizuar dhe e respekton zbatimin e së drejtës së BE-së në fushën e lëvizjes së lirë të punëtorëve dhe përgatitjes së integrimit më të afërt të tregut të vetëm të BE-së.

- Advertisement -
Ad imageAd image

Me fillimin e realizimit të këtyre marrëveshjeve, personave të cilët do të marrin OB-ID u mundësoshet qëndrim i papenguar prej dy viteve brenda të cilave kanë të drejtë të gjejnë punë. 

You Might Also Like

Kasami merrë mbështetje në Malësinë e Tetovës, premton më shumë projekte se deri tani

Menduh Thaçi mobilizon strukturat e PDSH-së në Zhelinë: Koha është për veprim dhe unitet!

Elmazi: VLEN tregoi sot unitetin shqiptar, jemi krah për krah për Sarajin!

Kandidati i VLEN për Tearcë, Daut Memishi takon partinë turke TDP dhe deputetin Bejxhan Iljazin: Më 19 tetor vjen ndryshimi

Mexhiti: Opozita e ka dorëzuar lojën në Saraj, anëtarësia e BDI-së t’i bashkohet Elmazit

Share This Article
Facebook Twitter Whatsapp Whatsapp LinkedIn Email Copy Link Print
Previous Article Kovaçevski: Do të mbështesim zgjidhje që secili qytetar të mund ta realizojë të drejtën e votës
Next Article VIDEO/Shaqir Fetahu po injoron vullnetin e mbi 200 mijë besimtarëve të Tetovës dhe rrethinës

Stay Connected

FacebookLike
TwitterFollow
YoutubeSubscribe
TelegramFollow
- Advertisement -
Ad imageAd image

Latest News

Kasami merrë mbështetje në Malësinë e Tetovës, premton më shumë projekte se deri tani
Maqedoni
Menduh Thaçi mobilizon strukturat e PDSH-së në Zhelinë: Koha është për veprim dhe unitet!
Maqedoni
Elmazi: VLEN tregoi sot unitetin shqiptar, jemi krah për krah për Sarajin!
Maqedoni
Kandidati i VLEN për Tearcë, Daut Memishi takon partinë turke TDP dhe deputetin Bejxhan Iljazin: Më 19 tetor vjen ndryshimi
Maqedoni

Ndalohet ribotimi i përmbajtjes (lajmeve dhe të gjitha shkrimeve të tjera) pa lejen me shkrim të portalit “Argument”.

Quick Link

  • Editorial
  • Analiza
  • Rekomanduar

Sign Up for Our Newsletter

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

© 2024 ArgumentMK - . All Rights Reserved.
Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?