By using this site, you agree to the Privacy Policy and Terms of Use.
Accept
Argument-MKArgument-MK
  • Balllina
  • Maqedoni
  • Shqipëri
  • Ekonomi
  • Bota
  • Analiza
  • Kronika
  • Showbizz
  • Sport
  • + Më tepër
Reading: Rama batuta me Ropke: Hajde në Shqipëri se të ofrojmë punë, përveç times
Share
Notification Show More
Font ResizerAa
Font ResizerAa
Argument-MKArgument-MK
  • Editorial
  • Analiza
  • Rekomanduar
  • Balllina
  • Maqedoni
  • Shqipëri
  • Ekonomi
  • Bota
  • Analiza
  • Kronika
  • Showbizz
  • Sport
  • + Më tepër
Follow US
  • Advertise
© 2022 Foxiz News Network. Ruby Design Company. All Rights Reserved.
Argument-MK > Blog > Shqipëri > Rama batuta me Ropke: Hajde në Shqipëri se të ofrojmë punë, përveç times
Shqipëri

Rama batuta me Ropke: Hajde në Shqipëri se të ofrojmë punë, përveç times

admin
Last updated: 04/04/2025 11:05
By admin 3 Min Read
Share
SHARE

Kryeministri Edi Rama mori pjesë këtë të premte në takimin inaugurues të Komitetit të Përbashkët Konsultativ me Komitetin Ekonomik dhe Social të Bashkimit Evropian që po mbahet në Tiranë.

Në fjalën e tij, Rama përshëndeti punën e bërë nga presidenti në largim i Komitetit Ekonomik dhe Social Evropian, Oliver Ropke.

Me nota humori, Kryeministri theksoi se zyrtarët e këtij komiteti kanë një buzëqeshje ndryshe nga ajo e zakonshme e burokratëve të BE-së, pasi, sipas tij, punojnë me shoqërinë civile dhe sindikalistët. Me ironi, Rama shtoi se edhe ai vetë do të donte të ishte një sindikalist, pasi do të kishte mundësi të kritikonte qeverinë pa pasur detyrimin për të rregulluar gjëra.

“Më duhet ta them që kanë një buzëqeshje krejt ndryshe nga buzëqeshja tipike e Brukselit. Ndoshta sepse punojnë me pjesën më të lirë të shoqërisë europiane, që janë shoqëria civile dhe sindikatat. Duhet të jetë shumë interesante të jesh një sindikalist, pasi mund të thuash çdo gjë të keqe për qeverinë dhe nuk ke për detyrë të ndreqësh asgjë. Do doja shumë të isha një sindikalist dhe do të isha dhimbja më e madhe e kokës për qeverinë që drejtohej nga unë.”

Rama përmbylli fjalën e tij duke vlerësuar Röpke si një mik të madh të Shqipërisë, ndërsa theksoi se puna e tij nuk do të fshihet me largimin nga posti, por do të mbetet një themeli i fortë për bashkëpunimin e mëtejshëm.

“Presidenti Röpke është një prej miqve më të dashur të Shqipërisë dhe është fati më i mirë që na ka rënë. Ai së shpejti do të ndërrohet, por ajo që ka ndërtuar nuk do të shkatërrohet, përkundrazi do të shërbejë si një themel për të vijuar më tej.”

Me humor, Rama i ofroi Röpke-s edhe një “pozicion pune” në Shqipëri, duke i lënë të hapura të gjitha mundësitë përveç postit të tij si kryeministër.

“Faleminderit zoti president, keni qenë një sindikalist i vërtetë, duke thyer tavanet e xhamit në Bruksel për ne, duke përdorur teknikat tuaja që ne i vlerësojmë shumë. Nuk e di cila do të jetë puna juaj e ardhshme, por të jeni i sigurt që Shqipëria do t’ju ofrojë një punë nëse Brukseli do të hakmerret dhe do të përpiqet t’ju lërë pas dore. Sa herë të keni nevojë për punë, ejani në Shqipëri, mund t’ju ofroj çdo punë, përveç timen.”

You Might Also Like

Spahia: PD, kërkesë për mocion me debat për situatën në shërbimin Onkologjik

Bashari: Gjatë 2024-ës iu nënshtruan kontrollit të deklarimit të pasurive 817 subjekte

Balla: PD të distancohet nga ata që kërcënojnë gjyqtarët e prokurorët te dera e SPAK

Vendimi i Kushtetueses, Celibashi: Pezulluam çdo veprim për zgjedhjet në Tiranë, vijojnë përgatitjet për 5 bashkitë e tjera

Konferenca e Mbrojtjes Kibernetike të NATO-s, Vengu: Shqipëria, rritje të investimeve

Share This Article
Facebook Twitter Whatsapp Whatsapp LinkedIn Email Copy Link Print
Previous Article Katër vjet në krye të shtetit, Osmani publikon një video me takimet e saj përgjatë mandatit
Next Article Vitin e kaluar 30 këmbësorë kanë humbur jetën në aksidente trafiku

Stay Connected

FacebookLike
TwitterFollow
YoutubeSubscribe
TelegramFollow
- Advertisement -
Ad imageAd image

Latest News

Kasami merrë mbështetje në Malësinë e Tetovës, premton më shumë projekte se deri tani
Maqedoni
Menduh Thaçi mobilizon strukturat e PDSH-së në Zhelinë: Koha është për veprim dhe unitet!
Maqedoni
Elmazi: VLEN tregoi sot unitetin shqiptar, jemi krah për krah për Sarajin!
Maqedoni
Kandidati i VLEN për Tearcë, Daut Memishi takon partinë turke TDP dhe deputetin Bejxhan Iljazin: Më 19 tetor vjen ndryshimi
Maqedoni

Ndalohet ribotimi i përmbajtjes (lajmeve dhe të gjitha shkrimeve të tjera) pa lejen me shkrim të portalit “Argument”.

Quick Link

  • Editorial
  • Analiza
  • Rekomanduar

Sign Up for Our Newsletter

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

© 2024 ArgumentMK - . All Rights Reserved.
Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?