By using this site, you agree to the Privacy Policy and Terms of Use.
Accept
Argument-MKArgument-MK
  • Balllina
  • Maqedoni
  • Shqipëri
  • Ekonomi
  • Bota
  • Analiza
  • Kronika
  • Showbizz
  • Sport
  • + Më tepër
Reading: Rama: Duhet t’i jepet Ukrainës çdo gjë për të cilën ka nevojë tani
Share
Notification Show More
Font ResizerAa
Font ResizerAa
Argument-MKArgument-MK
  • Editorial
  • Analiza
  • Rekomanduar
  • Balllina
  • Maqedoni
  • Shqipëri
  • Ekonomi
  • Bota
  • Analiza
  • Kronika
  • Showbizz
  • Sport
  • + Më tepër
Follow US
  • Advertise
© 2022 Foxiz News Network. Ruby Design Company. All Rights Reserved.
Argument-MK > Blog > Shqipëri > Rama: Duhet t’i jepet Ukrainës çdo gjë për të cilën ka nevojë tani
Shqipëri

Rama: Duhet t’i jepet Ukrainës çdo gjë për të cilën ka nevojë tani

admin
Last updated: 02/09/2024 19:23
By admin 4 Min Read
Share
SHARE

Kryeministri Edi Rama deklaroi sot, gjatë punimeve të Forumit Strategjik të Bledit, se “duhet të jemi plotësisht krah Ukrainës dhe t’i japim çdo gjë për të cilën kanë nevojë tani, në vend që t’u japim çdo herë diçka më shumë pasi kanë pësuar një dëm të madh”.

Në fjalën e mbajtur në panelin e kryeministrave, Rama u ndal te rëndësia që ka politika në jetën e çdokujt, ndërsa solli si shembull luftën në Ukrainë.

Rama theksoi se sot të rinjtë kanë shumë më pak besim te politika e bëjnë një gabim të madh.

“Kur mendon se politika nuk është diçka me të cilën duhet të merresh, se është e pisët, e keqe, humbet qëllimin, humbet argumentin. Nuk i shpëton dot politikës, të ndjek nga pas gjithmonë. Ke dy alternativa: Ose je aty në errësirë të ngresh dorën të marrësh mesazhin e të duartrokasësh dhe më pas vuan vendimet që merr politika, ose del në skenë e angazhohesh me politikën”, tha Rama.

Sipas tij, “një prej dëmeve më të mëdha është të diskretitosh politikën ditë pas ditësh”.

“Të thuash politikanët janë njësoj hajdutë, hipokritë, dembelë dhe të krijosh idenë se ka një jetë më të mirë në një hapësirë jashtë politikës. Nëse hapësira brenda politikës nuk do të bëhet më e mirë, hapësira jashtë saj do të bëhet shumë më e vështirë”, tha Rama.

“Për t’ju dhënë një ilustrim. Shihni çfarë bën politika kur nuk është në pozitën e duhur. Çfarë bën në Ukrainë. ‘Ne duhet të fitojmë, Ukraina mund të fitojë, fitorja është e vetmja alternativë…’ Pastaj? Pastaj, mund t’ju japim këtë armë, por mund ta përdorni vetëm në këtë drejtim dhe vetëm për kaq metra. Do t’ju japim këto lloj plumbash, por mund t’i përdorni vetëm për këtë qëllim. Do t’ju japim vetëm këtë lloj rakete dhe duhet ta hidhni, por nuk duhet ta hidhni këtej. Është njësoj si të hysh në një fushë futbolli, të duhet të luash me një skuadër shumë të fortë dhe i jep skuadrës tënde një atlete, tjetra këmbë është pa këpucë”, tha Rama.

“Ose, jemi plotësisht krah tyre dhe ju japim çdo gjë për të cilën kanë nevojë dhe jua japim tani në vend që t’u japim çdo herë diçka më shumë pasi kanë pësuar një dëm të madh, ose do të gjejmë rrugën për t’i bërë gjërat bashkë. Por bërja e gjërave në të njëjtën kohë praktikisht po sjell po kaq dëm, sa dhënia e mundësive dikujt tjetër”, shtoi ai.

Kryeministri theksoi se “kjo skizofreni midis vlerave dhe parimeve, sjelljeve politike bazuar në shumë arsye të tjera, duhet të marrë fund nëse duam që Ukraina të fitojë”.

- Advertisement -
Ad imageAd image

“Në të kundërt do të vijë koha që të shkruhet në libra dhe e vërteta do të jetë shumë më e  hidhur sesa ajo kur je në një dhomë ekologjike dhe pretendon fitoren”, shtoi ai.

You Might Also Like

Spahia: PD, kërkesë për mocion me debat për situatën në shërbimin Onkologjik

Bashari: Gjatë 2024-ës iu nënshtruan kontrollit të deklarimit të pasurive 817 subjekte

Balla: PD të distancohet nga ata që kërcënojnë gjyqtarët e prokurorët te dera e SPAK

Vendimi i Kushtetueses, Celibashi: Pezulluam çdo veprim për zgjedhjet në Tiranë, vijojnë përgatitjet për 5 bashkitë e tjera

Konferenca e Mbrojtjes Kibernetike të NATO-s, Vengu: Shqipëria, rritje të investimeve

Share This Article
Facebook Twitter Whatsapp Whatsapp LinkedIn Email Copy Link Print
Previous Article Rama: Shqipëria qëndron tërësisht përkrah Ukrainës
Next Article Babë e birë nga Opaja e Kumanovës humbin jetën në aksident në Zvicër

Stay Connected

FacebookLike
TwitterFollow
YoutubeSubscribe
TelegramFollow
- Advertisement -
Ad imageAd image

Latest News

Kasami merrë mbështetje në Malësinë e Tetovës, premton më shumë projekte se deri tani
Maqedoni
Menduh Thaçi mobilizon strukturat e PDSH-së në Zhelinë: Koha është për veprim dhe unitet!
Maqedoni
Elmazi: VLEN tregoi sot unitetin shqiptar, jemi krah për krah për Sarajin!
Maqedoni
Kandidati i VLEN për Tearcë, Daut Memishi takon partinë turke TDP dhe deputetin Bejxhan Iljazin: Më 19 tetor vjen ndryshimi
Maqedoni

Ndalohet ribotimi i përmbajtjes (lajmeve dhe të gjitha shkrimeve të tjera) pa lejen me shkrim të portalit “Argument”.

Quick Link

  • Editorial
  • Analiza
  • Rekomanduar

Sign Up for Our Newsletter

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

© 2024 ArgumentMK - . All Rights Reserved.
Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?