By using this site, you agree to the Privacy Policy and Terms of Use.
Accept
Argument-MKArgument-MK
  • Balllina
  • Maqedoni
  • Shqipëri
  • Ekonomi
  • Bota
  • Analiza
  • Kronika
  • Showbizz
  • Sport
  • + Më tepër
Reading: Rama mesazh me poezinë e Agollit “Kundërshtarëve të mi”: Mbi baltën korija bleron
Share
Notification Show More
Font ResizerAa
Font ResizerAa
Argument-MKArgument-MK
  • Editorial
  • Analiza
  • Rekomanduar
  • Balllina
  • Maqedoni
  • Shqipëri
  • Ekonomi
  • Bota
  • Analiza
  • Kronika
  • Showbizz
  • Sport
  • + Më tepër
Have an existing account? Sign In
Follow US
  • Advertise
© 2022 Foxiz News Network. Ruby Design Company. All Rights Reserved.
Argument-MK > Blog > Shqipëri > Rama mesazh me poezinë e Agollit “Kundërshtarëve të mi”: Mbi baltën korija bleron
Shqipëri

Rama mesazh me poezinë e Agollit “Kundërshtarëve të mi”: Mbi baltën korija bleron

admin
Last updated: 06/07/2026 09:25
By admin 1 Min Read
Share
SHARE

Tiranë, 06 korrik, Zhurnal.mk – Kryeministri Edi Rama, reagoi sot ndaj protestave që vijojnë prej 36 ditësh në Tiranë, përmes një poezie të shkrimtarit Dritëro Agolli me titull “Kundërshtarëve të mi”.

Përmes vargjeve të Agollit, Rama përcjell një mesazh përballë kritikave ndaj tij, duke theksuar idenë se “balta” e hedhur nga kundërshtarët mund të shndërrohet në forcë, frymëzim dhe qëndrueshmëri.

Në vargjet e Dritëro Agollit, theksohet ideja se sulmet dhe kritikat mund të shndërrohen në forcë dhe zhvillim, një metaforë që kryeministri duket se e ka sjellë në vëmendje pikërisht në këtë periudhë të protestave në vend.

“Kundërshtarëve të mi”

Ju aq baltë po hidhni mbi mua,
Sa në baltën që kam përmbi trup,
Mund të mbijë një dardhë a një ftua,
Një korije e madhe me dushk.

Në korije dhe dru mund të mbani,
Mund të shkoni për gjah me langonj,
Mund të ngjiti në pemë të hani,
Po të doni dhe dardha dhe ftonj.

Balta ngrihet mbi mua e pasur,
Sa mbi baltën korija bleron…
Trupin tim ma bleruat padashur
Dhe ma bëtë vërtet plantacion.

You Might Also Like

Incidenti me Himnin në Pustec, Tedi Blushi reagon ndaj qëndrimit të Ramës

Ministri Nufi: Zjarre agresive në fshatin Tenë, efektivët kanë rrezikuar jetët! Problematike vatrat në Dukat dhe Gojan

Shqipëria 61 milionë euro nga BE, ministri Karakaçi: Realizuam objektivat brenda 30 qershorit

Principote Mykonos distancohet nga lokali në Ksamil: Nuk kemi asnjë lidhje, kanë përdorur ilegalisht emrin tonë

Gjykata e Lartë nis procedurën për zgjedhjen e Kryetarit të ri

Share This Article
Facebook Twitter Email Print
Previous Article Shpërthim i kontrolluar në bypass-in e Sarandës për hapjen e trasesë, kufizohet përkohësisht qarkullimi
Next Article Anglia kalon Meksikën në një sfidë dramatike, siguron çerekfinalen
Leave a comment

Leave a Reply

You must be logged in to post a comment.

Stay Connected

FacebookLike
TwitterFollow
YoutubeSubscribe
TelegramFollow
- Advertisement -
Ad imageAd image

Latest News

Kanalet, varrezat dhe gropa septike si faktorë rreziku për përhapjen e mushkonjave
Maqedoni TOP LAJM
82-vjeçari nga Velesi e rrahu gruan e tij për një kohë të gjatë, arrestohet nga policia
Kronika
Tarifat shkollore po e rëndojnë përsëri buxhetin familjar: Prindërit presin ndihmë nga Qeveria
Maqedoni
Haxhiu në pritjen e Mattarellës dhe Melonit para hapjes së Lojërave Mesdhetare
Kosovë

Ndalohet ribotimi i përmbajtjes (lajmeve dhe të gjitha shkrimeve të tjera) pa lejen me shkrim të portalit “Argument”.

Quick Link

  • Editorial
  • Analiza
  • Rekomanduar

Sign Up for Our Newsletter

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

© 2026. ANET.COM.MK - All Rights Reserved.
Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?