By using this site, you agree to the Privacy Policy and Terms of Use.
Accept
Argument-MKArgument-MK
  • Balllina
  • Maqedoni
  • Shqipëri
  • Ekonomi
  • Bota
  • Analiza
  • Kronika
  • Showbizz
  • Sport
  • + Më tepër
Reading: Shpërthim i kontrolluar në bypass-in e Sarandës për hapjen e trasesë, kufizohet përkohësisht qarkullimi
Share
Notification Show More
Font ResizerAa
Font ResizerAa
Argument-MKArgument-MK
  • Editorial
  • Analiza
  • Rekomanduar
  • Balllina
  • Maqedoni
  • Shqipëri
  • Ekonomi
  • Bota
  • Analiza
  • Kronika
  • Showbizz
  • Sport
  • + Më tepër
Have an existing account? Sign In
Follow US
  • Advertise
© 2022 Foxiz News Network. Ruby Design Company. All Rights Reserved.
Argument-MK > Blog > Shqipëri > Shpërthim i kontrolluar në bypass-in e Sarandës për hapjen e trasesë, kufizohet përkohësisht qarkullimi
Shqipëri

Shpërthim i kontrolluar në bypass-in e Sarandës për hapjen e trasesë, kufizohet përkohësisht qarkullimi

admin
Last updated: 06/07/2026 09:24
By admin 1 Min Read
Share
SHARE

Tiranë, 06 korrik, Zhurnal.mk – Autoriteti Rrugor Shqiptar (ARRSH) ka njoftuar se ditën e sotme do të kryhet një shpërthim i kontrolluar në kuadër të punimeve për ndërtimin e bypass-it të Sarandës.

Sipas njoftimit, punimet do të zhvillohen pranë fshatit Shën Vasil, në afërsi të guroreve Volloder, në intervalin orar 09:00–10:00.

Shpërthimi do të realizohet me sasi të vogla eksplozivi dhe ka si qëllim hapjen e trasesë së rrugës.

ARRSH sqaron se procesi është koordinuar me strukturat e Policisë së Shtetit, të cilat do të marrin masat e nevojshme për menaxhimin e trafikut dhe garantimin e sigurisë së qarkullimit gjatë zhvillimit të punimeve.

Autoritetet u bëjnë thirrje drejtuesve të mjeteve që lëvizin në këtë aks rrugor të tregojnë kujdes, të respektojnë sinjalistikën e përkohshme dhe udhëzimet e punonjësve të policisë, pasi gjatë orarit të punimeve mund të ketë kufizime të përkohshme të qarkullimit.

You Might Also Like

“Avni Rustemi do të jetojë”, Tedi Blushi për reformën territoriale: Rama kërkon të zhdukë Libohovën nga harta

Ulet në 2,9% inflacioni/ Ushqimet më të shtrenjta, një tjetër valë çmimesh mund të prekë vendin

Shqipëria vlerësohet si ekosistemi i startupeve me rritjen më të shpejtë në Adriatik

Zjarr në afërsi të liqenit të Viroit në Gjirokastër, ndërhyjnë shërbimet zjarrfikëse

Kuvendi vijon seancën maratonë, policia kordon përpara rigrumbullimit të protestuesve

Share This Article
Facebook Twitter Email Print
Previous Article Mot i kthjellët me temperatura të larta
Next Article Rama mesazh me poezinë e Agollit “Kundërshtarëve të mi”: Mbi baltën korija bleron
Leave a comment

Leave a Reply

You must be logged in to post a comment.

Stay Connected

FacebookLike
TwitterFollow
YoutubeSubscribe
TelegramFollow
- Advertisement -
Ad imageAd image

Latest News

Gruda garanton që Ligji për Specialen është shkruar siç duhet: Këtu do jemi, do t’i shohim efektet e tij
Kosovë
Mickoski: Qeveria e mëparshme i bëri ndryshimet kushtetuese kriter për anëtarësimin në BE, pasi paraprakisht e ndryshoi emrin
Maqedoni
“Avni Rustemi do të jetojë”, Tedi Blushi për reformën territoriale: Rama kërkon të zhdukë Libohovën nga harta
Shqipëri
Po rrjedhë afati për paraqitjen për të votuar për personat e pafuqishëm dhe të sëmurë
Maqedoni

Ndalohet ribotimi i përmbajtjes (lajmeve dhe të gjitha shkrimeve të tjera) pa lejen me shkrim të portalit “Argument”.

Quick Link

  • Editorial
  • Analiza
  • Rekomanduar

Sign Up for Our Newsletter

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

© 2026. ANET.COM.MK - All Rights Reserved.
Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?