By using this site, you agree to the Privacy Policy and Terms of Use.
Accept
Argument-MKArgument-MK
  • Balllina
  • Maqedoni
  • Shqipëri
  • Ekonomi
  • Bota
  • Analiza
  • Kronika
  • Showbizz
  • Sport
  • + Më tepër
Reading: Rama nderon figurat amerikane që mbështetën lirinë e Kosovës
Share
Notification Show More
Font ResizerAa
Font ResizerAa
Argument-MKArgument-MK
  • Editorial
  • Analiza
  • Rekomanduar
  • Balllina
  • Maqedoni
  • Shqipëri
  • Ekonomi
  • Bota
  • Analiza
  • Kronika
  • Showbizz
  • Sport
  • + Më tepër
Have an existing account? Sign In
Follow US
  • Advertise
© 2022 Foxiz News Network. Ruby Design Company. All Rights Reserved.
Argument-MK > Blog > Maqedoni > Rama nderon figurat amerikane që mbështetën lirinë e Kosovës
Maqedoni

Rama nderon figurat amerikane që mbështetën lirinë e Kosovës

admin
Last updated: 29/08/2025 09:48
By admin 2 Min Read
Share
SHARE

Me rastin e shënimit të 35-vjetorit të vizitës historike të senatorëve amerikanë në Kosovë, Kryetari i Kryeqytetit, Përparim Rama, zhvilloi sot një vizitë përkujtimore në disa prej pikave më simbolike të Prishtinës, duke nderuar figurat që lanë gjurmë të pashlyeshme në historinë e Kosovës.

Komuna e Prishtinës njofton se vizita u realizua: Te busti i Senatorit Robert Dole – në nderim të mbështetjes së tij të jashtëzakonshme për lirinë dhe demokracinë e Kosovës. Te plaka përkujtimore e Robert Dole – duke theksuar rolin e tij historik në sensibilizimin e çështjes së Kosovës në arenën ndërkombëtare. Te busti i Sekretares Madeleine Albright – në kujtim të kontributit vendimtar për çlirimin dhe pavarësinë e Kosovës.

“Kjo vizitë shënon një moment të veçantë të kujtesës dhe mirënjohjes ndaj përkrahjes së palëkundur të Shteteve të Bashkuara për popullin e Kosovës”, thuhet në njoftim.

Kryetari Rama theksoi se mirënjohja për miqtë amerikanë mbetet e përhershme, duke shtuar se kujtesa për figurat që i dhanë zë lirisë së Kosovës është pjesë e identitetit dhe historisë sonë.

“Përjetë falënderues për miqësinë dhe mbështetjen e SHBA-së, ne sot nderojmë figurat që me veprën dhe vizionin e tyre bënë të mundur lirinë tonë. Ky është një mesazh i fortë për brezat që vijnë, që Kosova kurrë nuk harron miqtë e saj” u shpreh kryetari Rama.

You Might Also Like

Von der Leyen: Rusia po përpiqet të mbjellë frikë në Evropë, por nuk do t’ia dalë

Kulla: Serbia synon përçarjen fetare të shqiptarëve, askush tjetër nuk ka interes për këtë

Tetë organizata të shoqërisë civile kërkojnë nga Qeveria shkarkimin e drejtorit të Agjencisë për Realizimin e të Drejtave të Bashkësive

Xhabir Doko: Shteti ka probleme serioze jo vetëm në politikën e jashtme, por edhe me ekonominë dhe marrëdhëniet ndëretnike

Nesër pa energji elektrike disa pjesë të Tetovës

Share This Article
Facebook Twitter Email Print
Previous Article FSK njofton për ushtrimin fushor “Ujku Shigjetë” nga 31 gushti deri më 5 shtator
Next Article Ministri Tripunovski paralajmëron masa të reja për fermerët e rinj dhe mbështetje për modernizim në bujqësi

Stay Connected

FacebookLike
TwitterFollow
YoutubeSubscribe
TelegramFollow
- Advertisement -
Ad imageAd image

Latest News

Von der Leyen: Rusia po përpiqet të mbjellë frikë në Evropë, por nuk do t’ia dalë
Maqedoni TOP LAJM
Kulla: Serbia synon përçarjen fetare të shqiptarëve, askush tjetër nuk ka interes për këtë
Kosovë Maqedoni
Gojnovci: LDK-ja e ka goditur vetveten politikisht
Kosovë
Tetë organizata të shoqërisë civile kërkojnë nga Qeveria shkarkimin e drejtorit të Agjencisë për Realizimin e të Drejtave të Bashkësive
Maqedoni

Ndalohet ribotimi i përmbajtjes (lajmeve dhe të gjitha shkrimeve të tjera) pa lejen me shkrim të portalit “Argument”.

Quick Link

  • Editorial
  • Analiza
  • Rekomanduar

Sign Up for Our Newsletter

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

© 2026. ANET.COM.MK - All Rights Reserved.
Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?