By using this site, you agree to the Privacy Policy and Terms of Use.
Accept
Argument-MKArgument-MK
  • Balllina
  • Maqedoni
  • Shqipëri
  • Ekonomi
  • Bota
  • Analiza
  • Kronika
  • Showbizz
  • Sport
  • + Më tepër
Reading: Ministri Tripunovski paralajmëron masa të reja për fermerët e rinj dhe mbështetje për modernizim në bujqësi
Share
Notification Show More
Font ResizerAa
Font ResizerAa
Argument-MKArgument-MK
  • Editorial
  • Analiza
  • Rekomanduar
  • Balllina
  • Maqedoni
  • Shqipëri
  • Ekonomi
  • Bota
  • Analiza
  • Kronika
  • Showbizz
  • Sport
  • + Më tepër
Have an existing account? Sign In
Follow US
  • Advertise
© 2022 Foxiz News Network. Ruby Design Company. All Rights Reserved.
Argument-MK > Blog > Ekonomi > Ministri Tripunovski paralajmëron masa të reja për fermerët e rinj dhe mbështetje për modernizim në bujqësi
EkonomiMaqedoni

Ministri Tripunovski paralajmëron masa të reja për fermerët e rinj dhe mbështetje për modernizim në bujqësi

admin
Last updated: 29/08/2025 09:51
By admin 3 Min Read
Share
SHARE

Shkup, 29 gusht – Ministri i Bujqësisë, Pylltarisë dhe Ekonomisë së Ujërave, Cvetan Tripunovski, ka paralajmëruar mbështetje për modernizimin e bujqësisë, duke vënë theks të veçantë edhe te fermerët e rinj. Në një intervistë për „News Max Balkans“, ministri paraqiti rezultatet nga thirrjet e realizuara, si dhe planet për periudhën e ardhshme.

“Si Ministri po punojmë në drejtim të modernizimit të bujqësisë, tashmë janë shpallur një sërë thirrjesh publike që nënkuptojnë stimulim për fermerët maqedonas. Përveç shpalljeve standarde dhe të rregullta të IPARD-it për blerje të mekanizimit, përmes programeve kombëtare shpallëm një seri thirrjesh publike”, theksoi ministri Cvetan Tripunovski.

Një nga thirrjet më të rëndësishme është e ashtuquajtura masa 50-50, përmes së cilës Ministria bashkëfinancon blerjen e mekanizimit modern bujqësor.

“Thirrja e parë publike nga programet kombëtare që e shpallëm është në fushën e blerjes së mekanizimit, që mes fermerëve është e njohur si masa 50-50, ku bashkëfinancojmë blerjen e mekanizimit modern”, sqaroi ministri.

Përveç kësaj, janë realizuar edhe thirrje për mekanizim përcjellës, si dhe për blerje të sistemeve bashkëkohore për mbrojtjen e prodhimeve bujqësore nga ndryshimet klimatike.

“Këtu do të doja të përmend edhe thirrjen publike për investime në blerje të pajisjeve për prodhim të ushqimit me prejardhje shtazore dhe jo-shtazore, që është dedikuar bizneseve të vogla familjare. Në këtë thirrje publike përfshihen edhe investimet për prodhim vere dhe pije alkoolike në shkallë më të vogël. Pra, përmes këtyre thirrjeve publike japim mjete financiare për blerje të pajisjeve dhe makinerive që do të sjellin modernizim dhe përmirësim të kapaciteteve ekzistuese”, theksoi ministri Tripunovski.

Ministria kushton vëmendje të posaçme për fermerët e rinj, si motorë të së ardhmes në sektorin agrar, gjë që tashmë po jep rezultate konkrete. Ministri Tripunovski informoi se në thirrjen publike për fermerët e rinj kanë arritur gjithsej 254 aplikime, prej të cilave janë miratuar 117. Ai theksoi se kjo është vetëm një nga masat e realizuara deri më tani, ndërsa vitin e ardhshëm do të shpallen edhe programe të reja të destinuara për fermerët e rinj.

You Might Also Like

Merz: Nuk dua përçarje të NATO-s

Ballazhi: Vonohemi me masat për celularët, bota po vepron më shpejt

Vendi ka rezerva të mjaftueshme të naftës, çmimet ndiqen çdo ditë në bursën botërore

Po vijon blerja e lakrës nga kultivuesit vendor, bujqit janë të kënaqur me çmimin

Karamuço zbulon të pathëna, si serbët kanë dashur të helmonin ambasadorin shqiptar në Shkup

Share This Article
Facebook Twitter Email Print
Previous Article Rama nderon figurat amerikane që mbështetën lirinë e Kosovës
Next Article VLEN: Arben Fetai shkatërroi planet e BDI-së dhe pengjeve të Gjokës

Stay Connected

FacebookLike
TwitterFollow
YoutubeSubscribe
TelegramFollow
- Advertisement -
Ad imageAd image

Latest News

Merz: Nuk dua përçarje të NATO-s
Maqedoni TOP LAJM
Ministri Salla: Legjislacioni shqiptar për sigurinë ushqimore është i përafruar me rregulloret e BE-së
Shqipëri
Ballazhi: Vonohemi me masat për celularët, bota po vepron më shpejt
Maqedoni TOP LAJM
Vendi ka rezerva të mjaftueshme të naftës, çmimet ndiqen çdo ditë në bursën botërore
Ekonomi

Ndalohet ribotimi i përmbajtjes (lajmeve dhe të gjitha shkrimeve të tjera) pa lejen me shkrim të portalit “Argument”.

Quick Link

  • Editorial
  • Analiza
  • Rekomanduar

Sign Up for Our Newsletter

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

© 2026. ANET.COM.MK - All Rights Reserved.
Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?