By using this site, you agree to the Privacy Policy and Terms of Use.
Accept
Argument-MKArgument-MK
  • Balllina
  • Maqedoni
  • Shqipëri
  • Ekonomi
  • Bota
  • Analiza
  • Kronika
  • Showbizz
  • Sport
  • + Më tepër
Reading: Rama: Në dy vitet e ardhshme përmbyllim një histori të pafundme për t’u bërë pjesë e BE-së
Share
Notification Show More
Font ResizerAa
Font ResizerAa
Argument-MKArgument-MK
  • Editorial
  • Analiza
  • Rekomanduar
  • Balllina
  • Maqedoni
  • Shqipëri
  • Ekonomi
  • Bota
  • Analiza
  • Kronika
  • Showbizz
  • Sport
  • + Më tepër
Follow US
  • Advertise
© 2022 Foxiz News Network. Ruby Design Company. All Rights Reserved.
Argument-MK > Blog > Shqipëri > Rama: Në dy vitet e ardhshme përmbyllim një histori të pafundme për t’u bërë pjesë e BE-së
Shqipëri

Rama: Në dy vitet e ardhshme përmbyllim një histori të pafundme për t’u bërë pjesë e BE-së

admin
Last updated: 27/02/2025 12:29
By admin 8 Min Read
Share
SHARE

Kryeministri, njëherësh kryetari i Partisë Socialiste, Edi Rama deklaroi sot se “zgjedhjet e 11 majit janë më të rëndësishmet ndonjëherë për Shqipërinë.

Për herë të parë ne kemi një dritare të hapur mundësie që në dy vitet që vijnë të përmbyllim një histori të pafundme për t’u bërë pjesë e Bashkimit Evropian”.

Në takimin me asambletë socialiste të njësive 3 dhe 4, Rama tha se “askush tjetër nuk e bën dot atë që i duhet Shqipërisë në këtë fazë dhe në këto rrethana. Nuk ka të tjerë që mund ta fusin Shqipërinë në Bashkimin Evropian. Duhet të jeni shumë të qartë për këtë. Nuk e bëjnë dot, nuk i kanë kapacitetet për ta bërë, nuk e kanë besimin që ne kemi fituar, nuk e kanë respektin që ne kemi fituar”.

Kryeministri Rama u shpreh se “vërtet sot Shqipëria ka një tjetër reputacion, por nuk është akoma në atë fazë kur reputacioni i Shqipërisë nuk varet nga ata që qeverisin në Shqipëri. Reputacioni i Shqipërisë do të jetë i pavarur nga ata që qeverisin kur Shqipëria të bëhet anëtare e Bashkimit Evropian aty Shqipëria do të çlirohet nga varësia e kujt, e qeverisë. Aty Shqipëria do të bëhet e barabartë në dinjitet pastaj e barabartë në standard, ekonomi, në të gjitha të tjerat është një rrugë që do të vazhdojë”.

“Patjetër me mundësi shumë të mëdha sepse kur një vend hyn në BE përfiton nga të tjerët. BE ka dy kategori vendesh janë kontributore dhe përfitues kështu është e ndërtuar, vendet e mëdha, vendet e pasura janë kontributorë, vendet e reja me më pak të pasura janë përfitues. Për këtë arsye një vend si yni me hyrjen në BE do të marrë një frymëmarrje të re do të ketë një mbështetje të strukturuar shumë herë më të madhe se kemi marrë sot sepse është si një familje ku më të mëdhenjtë ndihmojnë më të vegjlit”, nënvizoi Rama duke shtuar se vendet e reja, vendet më pak të pasura janë përfituesit.

Dhe për këtë arsye, tha Rama, një vend si i yni me hyrjen në BE do të marrë një frymëmarrje të re sepse do të ketë një mbështetje të strukturuar shumë herë më të madhe se çdo mbështetje që kemi marrë deri më sot sepse është tamam si një familje ku më të mëdhenjtë ndihmojnë më të vegjlit, deri kur këta të vegjlit bëhen pastaj kontributorë.

“Disa nga vendet që kanë hyrë në BE të parat mbas rëndësi së komunizmit kanë qenë përfituese të mëdha dhe janë në pozitën tani që po kthehen në kontributorë. Ndërkohë që, ne do të hyjmë dhe do jemi përfitues. Por, përtej përfitimeve të natyrës ekonomike dhe financiare, përfitimi më i madh është qe ne na ka dhënë Zoti, jeta dhe fati ynë që jemi këtu në PS dhe që kemi një zë pak më të madh, sesa zëri i një anëtari të zakonshëm, mundësinë që të bëjmë hakmarrjen më të madhe për të gjithë poshtërimet e gjithë historisë tonë që na i kanë bërë ne të tjerët ose që i kemi bërë ne vetes, unë them më shumë ia kemi bërë ne vetes sesa na i kanë bërë të tjerët, por kjo nuk ka shumë rëndësi”, theksoi Rama.

Kreu i qeverisë tha se “kemi qenë një komb, një popull, një vend i poshtëruar. Tani i kemi ardhur shumë afër mundësisë për të marrë hak. Për të marrë hak në kuptimin pozitiv, për të hequr një herë e përgjithmonë nga qafa atë zgjedhën e nënvlerësimit, të poshtërimit të të parit nga lartë poshtë, të trajtuarit si popull dhe si njerëz të dorës së dytë. Dhe për t’u dhënë të gjithë atyre që janë gjallë fatmirësisht mundësinë që të ndjehen të barabartë sa herë të mendojnë për Europën dhe sa herë ta shikojnë Brukselin, mos ta shikojnë si një vend që është kryeqyteti i disave, por ta shohin dhe si kryeqytetin e tyre dhe kur të dëgjojnë se çfarë thuhet atje, të dëgjojnë zërin e tyre dhe nga ana tjetër të marrin hak paradhënie për gjithë ata që janë fëmijë sot”.

“Tjetër është të jesh në Europën me një pasaportë të huaj qytetar i Europës dhe është një arritje shumë e madhe individuale dhe tjetër është në Europë qytetar i Europës me një pasaport kuqezi, që është e barabartë 100% dhe mbi atë shqiponjën aty të shkruhet Republika e Shqipërisë, Bashkimi Europian. Është tjetër gjë komplet. Tjetër gjë është të jesh një biznes në kufi të BE, tjetër është një biznes brenda BE. Tjetër gjë është të jesh një student që vjen nga Ballkani dhe shkon në BE, tjetër gjë është të jesh student në BE. Të gjitha janë tjetër. Por mbi të gjitha është një përmbysje epokale, shekullore sepse përgjithmonë ne nuk do jemi më ata të tjerët në mes të Europës”, tha Rama duke shtuar se të bëjmë atë që breza të tërë e kanë ëndërruar dhe kanë shpresuar ta shohin një ditë në 200 vjet.

- Advertisement -
Ad imageAd image

Kryeministri Rama theksoi se “që të jetojmë në një vend që është përfundimisht i sigurtë. Në një familje të madhe që është familja e rrënjëve të kulturës së botës. Mund të thoni shumë gjëra për të cilat ne mund të mos na vijë mirë, ne që jemi këtu në tavolinë. Jam i sigurtë. Jam i bindur që dëgjoni nga të tjerët dhe të tjera gjëra që ju vet .. duke qenë udhëheqës të PS në atë pjesën tuaj të llogores”.

Më tej Rama tha se “nëse gjithçka kthehet siç̧ ishte Shqipëria, nuk e kapërcen atë dritaren që është hapur, mbetet prapë brenda qerthullit të historisë së vet. Por duhet shumë durim, shoku jonë më i mirë, shoku jonë më i ngushtë, ose më saktë, shoqja, shoqja jonë më e mirë, shoqja jonë, shoqja jonë më e dashur, shoqja që ne vdesim dhe nuk i ndahemi, është fitorja. Shoqja fitore me 11 maj do vijë me ne, Noc Rrokun do t’ia u çojnë për dhëndërr atyre që do t’iu shkojë mendja se mund t’i afrohen shoqes fitore. Shoqja fitore është shoqja jonë, nuk na e pret zonja”.

You Might Also Like

Spahia: PD, kërkesë për mocion me debat për situatën në shërbimin Onkologjik

Bashari: Gjatë 2024-ës iu nënshtruan kontrollit të deklarimit të pasurive 817 subjekte

Balla: PD të distancohet nga ata që kërcënojnë gjyqtarët e prokurorët te dera e SPAK

Vendimi i Kushtetueses, Celibashi: Pezulluam çdo veprim për zgjedhjet në Tiranë, vijojnë përgatitjet për 5 bashkitë e tjera

Konferenca e Mbrojtjes Kibernetike të NATO-s, Vengu: Shqipëria, rritje të investimeve

Share This Article
Facebook Twitter Whatsapp Whatsapp LinkedIn Email Copy Link Print
Previous Article Jakimovski: Çmimi i një banese varion nga 2500 deri në 3000 euro për metër katror, ​​ky është problemi më urgjent për një të ri
Next Article Takimi Mucunski-Ageler: Konfirmohet partneriteti strategjik, në fokus të bisedave edhe stabiliteti i Ballkanit Perëndimor

Stay Connected

FacebookLike
TwitterFollow
YoutubeSubscribe
TelegramFollow
- Advertisement -
Ad imageAd image

Latest News

Kasami merrë mbështetje në Malësinë e Tetovës, premton më shumë projekte se deri tani
Maqedoni
Menduh Thaçi mobilizon strukturat e PDSH-së në Zhelinë: Koha është për veprim dhe unitet!
Maqedoni
Elmazi: VLEN tregoi sot unitetin shqiptar, jemi krah për krah për Sarajin!
Maqedoni
Kandidati i VLEN për Tearcë, Daut Memishi takon partinë turke TDP dhe deputetin Bejxhan Iljazin: Më 19 tetor vjen ndryshimi
Maqedoni

Ndalohet ribotimi i përmbajtjes (lajmeve dhe të gjitha shkrimeve të tjera) pa lejen me shkrim të portalit “Argument”.

Quick Link

  • Editorial
  • Analiza
  • Rekomanduar

Sign Up for Our Newsletter

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

© 2024 ArgumentMK - . All Rights Reserved.
Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?