By using this site, you agree to the Privacy Policy and Terms of Use.
Accept
Argument-MKArgument-MK
  • Balllina
  • Maqedoni
  • Shqipëri
  • Ekonomi
  • Bota
  • Analiza
  • Kronika
  • Showbizz
  • Sport
  • + Më tepër
Reading: Rama në Gjirokastër: Objektivi ynë ambicioz, pensioni minimal 200 euro dhe ai mesatar 400 euro
Share
Notification Show More
Font ResizerAa
Font ResizerAa
Argument-MKArgument-MK
  • Editorial
  • Analiza
  • Rekomanduar
  • Balllina
  • Maqedoni
  • Shqipëri
  • Ekonomi
  • Bota
  • Analiza
  • Kronika
  • Showbizz
  • Sport
  • + Më tepër
Follow US
  • Advertise
© 2022 Foxiz News Network. Ruby Design Company. All Rights Reserved.
Argument-MK > Blog > Shqipëri > Rama në Gjirokastër: Objektivi ynë ambicioz, pensioni minimal 200 euro dhe ai mesatar 400 euro
Shqipëri

Rama në Gjirokastër: Objektivi ynë ambicioz, pensioni minimal 200 euro dhe ai mesatar 400 euro

admin
Last updated: 22/04/2025 11:11
By admin 2 Min Read
Share
SHARE

Kryeministri Edi Rama, njëherësh kryetar i Partisë Socialiste deklaroi sot se kryeobjektivi ambicioz i kësaj mazhorance është rritja e pensionit minimal në 200 euro dhe e pensionit mesatar në 400 euro.

Në një takim me pensionistët në Gjirokastër, Rama tha se bazuar në rritjen ekonomike janë përcaktuar edhe këto dy piketa.

Sipas tij, qeveria po bënë gjënë e duhur për të pasur një skemë të qëndrueshme pensionesh dhe deri tani rritja e kontributeve ka ardhur vazhdimisht në mënyrë të qëndrueshme.

“Kemi shtuar 300 mijë kontributorë të tjerë, sot nuk luhet me sigurimet si dikur që nuk i kërkonte njeri dhe kjo që të arrijmë të kemi një pension minimal 200 euro pavarësisht nëse ke apo nuk ke kontribute. Pensioni minimal do të jetë 200 euro dhe për të siguruarit duam të kemi një pension mesatar 400 euro”, tha Rama.

Sipas tij, këto janë dy objektivat e qeverisë dhe për këtë është marrë edhe ekspertizë ndërkombëtare.

“Ne i kemi rënë kësaj pune nga të katër anët. Kemi marrë ekspertizë nga të katër anët, nga institucionet si BB etj, morëm nga ekspertët e pavarur ndërkombëtar, këshilltarin që unë kam për ekonominë që ka qenë për 10 vjet drejtuesi i grupit ekonomik të Angela Merkel e kemi vënë edhe atë të na japë opinionin e tij, profesorin që drejton Qendrën për Zhvillim Ndërkombëtar në Harvard po ashtu”, shtoi Rama.

Sipas tij, kjo që është përcaktuar si kryeobjektiv është ambicioz dhe nuk është i lehtë për ne por do të bëhet çmos që të arrihen.

“Këto që ju thonë të tjerët janë të gjitha rruga drejt humnerës. Ose se nuk e kanë problem rrugën drejt humnerës dhe ju e dini shumë mirë, ose se nuk dinë çfarë flasin, ta hajë kush ta hajë, se ne do t’i bëjmë pensionet kështu, të marrim një votë e të shkojmë në parlament”, tha Rama.

You Might Also Like

Spahia: PD, kërkesë për mocion me debat për situatën në shërbimin Onkologjik

Bashari: Gjatë 2024-ës iu nënshtruan kontrollit të deklarimit të pasurive 817 subjekte

Balla: PD të distancohet nga ata që kërcënojnë gjyqtarët e prokurorët te dera e SPAK

Vendimi i Kushtetueses, Celibashi: Pezulluam çdo veprim për zgjedhjet në Tiranë, vijojnë përgatitjet për 5 bashkitë e tjera

Konferenca e Mbrojtjes Kibernetike të NATO-s, Vengu: Shqipëria, rritje të investimeve

Share This Article
Facebook Twitter Whatsapp Whatsapp LinkedIn Email Copy Link Print
Previous Article Kumbaro sjell shembullin e dy të rinjve: Në Përmetin e Vjosës e të mikpritjes ia vlen të investosh
Next Article Rama: 165 milionë euro vetëm për dy bonuset e fundit të pensionistëve

Stay Connected

FacebookLike
TwitterFollow
YoutubeSubscribe
TelegramFollow
- Advertisement -
Ad imageAd image

Latest News

Kasami merrë mbështetje në Malësinë e Tetovës, premton më shumë projekte se deri tani
Maqedoni
Menduh Thaçi mobilizon strukturat e PDSH-së në Zhelinë: Koha është për veprim dhe unitet!
Maqedoni
Elmazi: VLEN tregoi sot unitetin shqiptar, jemi krah për krah për Sarajin!
Maqedoni
Kandidati i VLEN për Tearcë, Daut Memishi takon partinë turke TDP dhe deputetin Bejxhan Iljazin: Më 19 tetor vjen ndryshimi
Maqedoni

Ndalohet ribotimi i përmbajtjes (lajmeve dhe të gjitha shkrimeve të tjera) pa lejen me shkrim të portalit “Argument”.

Quick Link

  • Editorial
  • Analiza
  • Rekomanduar

Sign Up for Our Newsletter

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

© 2024 ArgumentMK - . All Rights Reserved.
Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?