By using this site, you agree to the Privacy Policy and Terms of Use.
Accept
Argument-MKArgument-MK
  • Balllina
  • Maqedoni
  • Shqipëri
  • Ekonomi
  • Bota
  • Analiza
  • Kronika
  • Showbizz
  • Sport
  • + Më tepër
Reading: Rama: Nesër prezantojmë programin strategjik “Shqipëria 2030” në çdo fushë
Share
Notification Show More
Font ResizerAa
Font ResizerAa
Argument-MKArgument-MK
  • Editorial
  • Analiza
  • Rekomanduar
  • Balllina
  • Maqedoni
  • Shqipëri
  • Ekonomi
  • Bota
  • Analiza
  • Kronika
  • Showbizz
  • Sport
  • + Më tepër
Follow US
  • Advertise
© 2022 Foxiz News Network. Ruby Design Company. All Rights Reserved.
Argument-MK > Blog > Shqipëri > Rama: Nesër prezantojmë programin strategjik “Shqipëria 2030” në çdo fushë
Shqipëri

Rama: Nesër prezantojmë programin strategjik “Shqipëria 2030” në çdo fushë

admin
Last updated: 26/03/2025 13:47
By admin 6 Min Read
Share
SHARE

Kryeministri, njëherësh kryetari i Partisë Socialiste, Edi Rama zhvilloi sot në Shirokë një takim me kandidatët për deputetë të PS në zgjedhjet e 11 majit në qarkun e Shkodrës.

Rama në nisje të fjalës së tij theksoi se është moment historik për anëtarësimin në BE.

“Dje komentova një publikim të bërë, anketimi që ka filluar në 1983-in, i gjithë popujve të Bashkimit Evropian, lidhur me sa e mbështesin BE-në, ka nxjerr një rezultat shokues. BE sot si organizim në gjithë 27 vendet ka mbështetjen më të madhe që ka pasur që nga 1983-i. Mbështetje që i ra shumë në vitet paraardhëse. Pse e ka mbështetjen? Sepse popujt e e Evropës e kanë ndjerë që duhet të bashkohen, duhet të jenë bashkë, duhet të garantojnë perimetrin sepse këtu bëhet fjalë për ekzistencën dhe për të mbrojtur sovranitetin, për të mbrojtur lirinë, për të mbrojtur të gjithë ato që janë fituar nga kërcënimet e ndryshme dhe nga lufta”.

“Tani çfarë do diskutojmë neve këtu në 11 maj. Në momentin që ka një luhatje dhe luhatjen unë nuk e shoh si një kalim i shumicës nga një anë në tjetrën se kjo nuk ndodh, por ka një luhatje në aspektin se çfarë shumice del. Del një shumicë si kjo që kemi. Del një shumicë më e vogël pra del 71, del 74 çfarë del. Apo del një shumicë që i thotë Brukselit dhe i thotë të 27 vendeve “ne populli shqiptar duam urgjent të hyjmë në BE dhe prandaj e mbështesim këtë forcë politike, pavarësisht se nuk jemi të gjithë me këtë forcë politike. Siç shqiptarët mbështetën PD-në në 1992-in kur i dhanë fund ndarjes me historinë e së shkuarës dhe hapën një kapitull të ri. Nuk ishin të gjithë anëtarë apo simpatizantë të PD-së, por ishte PD-ja e vetmja gjë e mundshme në kohën e duhur dhe në vendin e duhur. Sot është koha e duhur 11 maji, ky është vendi i duhur, të jesh në qendrën e votimit dhe patjetër që adresa e duhur është vetëm PS-ja. Çdo gjë tjetër është një budallallëk”, tha Rama.

“Ku do ta çosh votën për çfarë, për marrëzitë që fliten. Këneta as nuk diskutohet. Parti të reja. Partia më e re sot dhe unë po jua them statistikisht është PS”, theksoi Rama.

“Më erdhi për të qeshur kur pashë që këto të rejat kishin nja 17 personazhe që i prekte dekriminalizimi. Nuk diskutohet që s’kam asnjë akuzë për të bërë sepse unë e di sesi mund të ndodhë. Nuk kanë pasur dijeni, por kanë dalë rrugëve, kanë kërkuar njerëz. Merr babën, merr xhajën, merr vëllain, merr atë, pastaj kë do kapim dhe ndonjë tjetër për të mbushur listën. Dhe çfarë do t’i japësh atyre. Puna e tyre të bëjnë çfarë t ë duan, të hanë kokat me njëri tjetrin nga ajo anë.

“Unë këtu e kam për ata që janë mendje hapur dhe pavarësisht se mund të mos jenë mbështetës të PS-së dhe nuk ju them hajde bëhuni mbështetës, hajde bëhuni socialistë, ju them votoni në datën 11 maj që ne të jemi bllok dhe t’i themi BE-së “po vijmë””, theksoi Rama.

“Dhe në 12-13 maj kur këtu të numërohen votat ata 1 mijë veta që merren me negociatat të vazhdojnë punën dhe të mos rrinë të shohin televizor të thonë prit si po shkon Shkodra. Nuk duhet të ndodhi, shumë e thjeshtë. Nuk duhet të ndodhi, përndryshe vështirësohen gjërat dhe s’kemi pse vështirësojmë një mundësi historike”, tha Rama.

Rama u shpreh se nesër shpaloset programi i PS për Shqipërinë 2030.

- Advertisement -
Ad imageAd image

“Nesër ne kemi shpalosjen e “Shqipërisë 2030” bashkë me të gjithë grupin e deputetëve për t’i dhënë një perspektivë me pikëtat kryesore natyrisht, sepse ndryshe nga të tjerët që bëjnë programe elektorale ne kemi një program që për çdo fushë kemi një mal me strategji, me plan me të gjitha. Kështu që është shumë masiv programi ynë, është program qeverisës, se ne qeverisim, ne nuk jemi hajde të kapim ndonjë gjë se s’kemi ndonjë gjë në dorë dhe po i themi do i bëjmë pensionet 500 euro edhe do bëjmë naftën 5 cent.

“Këto i thotë kush s’ka gjë në dorë edhe ia fut kot dhe pastaj as nuk do e provosh dot që e bënte apo s’e bënte, se nuk do fitojë dot, s’do ta ketë mundësinë ta tregoj kështu që punë e madhe fort”, tha Rama.

You Might Also Like

Spahia: PD, kërkesë për mocion me debat për situatën në shërbimin Onkologjik

Bashari: Gjatë 2024-ës iu nënshtruan kontrollit të deklarimit të pasurive 817 subjekte

Balla: PD të distancohet nga ata që kërcënojnë gjyqtarët e prokurorët te dera e SPAK

Vendimi i Kushtetueses, Celibashi: Pezulluam çdo veprim për zgjedhjet në Tiranë, vijojnë përgatitjet për 5 bashkitë e tjera

Konferenca e Mbrojtjes Kibernetike të NATO-s, Vengu: Shqipëria, rritje të investimeve

Share This Article
Facebook Twitter Whatsapp Whatsapp LinkedIn Email Copy Link Print
Previous Article Kualifikimi për gradën e tretë “Mësues Mjeshtër”, Manastirliu: Faqe web e krijuar nga mësuesja dhe nxënësit
Next Article Ambasadorja Kamitsi: Greqia dëshiron që Shqipëria të bëhet sa më shpejt anëtare e BE

Stay Connected

FacebookLike
TwitterFollow
YoutubeSubscribe
TelegramFollow
- Advertisement -
Ad imageAd image

Latest News

Kasami merrë mbështetje në Malësinë e Tetovës, premton më shumë projekte se deri tani
Maqedoni
Menduh Thaçi mobilizon strukturat e PDSH-së në Zhelinë: Koha është për veprim dhe unitet!
Maqedoni
Elmazi: VLEN tregoi sot unitetin shqiptar, jemi krah për krah për Sarajin!
Maqedoni
Kandidati i VLEN për Tearcë, Daut Memishi takon partinë turke TDP dhe deputetin Bejxhan Iljazin: Më 19 tetor vjen ndryshimi
Maqedoni

Ndalohet ribotimi i përmbajtjes (lajmeve dhe të gjitha shkrimeve të tjera) pa lejen me shkrim të portalit “Argument”.

Quick Link

  • Editorial
  • Analiza
  • Rekomanduar

Sign Up for Our Newsletter

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

© 2024 ArgumentMK - . All Rights Reserved.
Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?