By using this site, you agree to the Privacy Policy and Terms of Use.
Accept
Argument-MKArgument-MK
  • Balllina
  • Maqedoni
  • Shqipëri
  • Ekonomi
  • Bota
  • Analiza
  • Kronika
  • Showbizz
  • Sport
  • + Më tepër
Reading: Rama nga Dhërmiu: 1 milionë e 200 mijë pasagjerë hynë nga “Rinasi”, për ata që thonë se Shqipëria po braktiset nga pushuesit
Share
Notification Show More
Font ResizerAa
Font ResizerAa
Argument-MKArgument-MK
  • Editorial
  • Analiza
  • Rekomanduar
  • Balllina
  • Maqedoni
  • Shqipëri
  • Ekonomi
  • Bota
  • Analiza
  • Kronika
  • Showbizz
  • Sport
  • + Më tepër
Follow US
  • Advertise
© 2022 Foxiz News Network. Ruby Design Company. All Rights Reserved.
Argument-MK > Blog > Shqipëri > Rama nga Dhërmiu: 1 milionë e 200 mijë pasagjerë hynë nga “Rinasi”, për ata që thonë se Shqipëria po braktiset nga pushuesit
Shqipëri

Rama nga Dhërmiu: 1 milionë e 200 mijë pasagjerë hynë nga “Rinasi”, për ata që thonë se Shqipëria po braktiset nga pushuesit

admin
Last updated: 02/08/2024 10:30
By admin 2 Min Read
Share
SHARE

Nga Dhërmiu ku bëri të ditur se ka nisur pushimet, kryeministri Edi Rama mori disa minuta për të hedhur poshtë, pretendimet se Shqipëria këtë vit është braktisur nga pushuesit.

“Mbrëmë mora shifrat, nga aeroporti kanë hyrë 1 milionë e 200 mijë pasagjerë, mbi 350 mijë më shumë se vjet. Këtë korrik është thyer edhe një rekord tjetër, ai i hyrjeve në një ditë të vetme, 44 mijë. Aeroporti ka arritur të operojë deri në 252 fluturime në ciklin e 24 orëve, e paimagjinueshme pak vite më parë. Për shifrat e aeroportit s’mund të thonë as gojët me qime të atyre që nuk pushojnë, u zbraz Shqipëria tani edhe nga turistët. Në vlerë absolute për numër pasagjerësh, Tirana e ka spostuar në vendin e dytë aeroportin e Beogradit.”

Ndërsa, teksa citonte shifrat që vinë nga Morina, Rama theksoi po ashtu se nuk është aspak e vërtetë që këtë vit, Shqipëria është braktisur edhe nga shqiptarët e Kosovës.

“Shifrat në Morinë, gjatë këtij viti 175 mijë automjete më shumë se vjet, në korrik 3 mijë më shumë se vjet. Teoria keqdashëse për shqiptarët e Kosovës që e paskan braktisur Shqipërinë, është zero me xhufkë. Shifrat nga dogana janë një rritje krahasuar me vjet, më shumë njerëz që shpenzojnë këtu në Shqipëri.”

Përpos përgjigjes që u dha atyre për të cilët thotë se “nuk mund t’i gëzohen suksesit të Shqipërisë,” Rama shton gjithashtu se ekipi i tij, “po mban shënime” për të parë se ç’mund të rregullohet për sezonin tjetër.

“Maja e Shqipërisë 2030 është një objektiv strategjik, është gjithmonë e më afër, por për të arritur është një sfidë që duhet përballur me shumë mund, vullnet, durim, por mbi të gjitha me një bindje absolute se Shqipëria do jetë kampione e turizmit.”

You Might Also Like

Spahia: PD, kërkesë për mocion me debat për situatën në shërbimin Onkologjik

Bashari: Gjatë 2024-ës iu nënshtruan kontrollit të deklarimit të pasurive 817 subjekte

Balla: PD të distancohet nga ata që kërcënojnë gjyqtarët e prokurorët te dera e SPAK

Vendimi i Kushtetueses, Celibashi: Pezulluam çdo veprim për zgjedhjet në Tiranë, vijojnë përgatitjet për 5 bashkitë e tjera

Konferenca e Mbrojtjes Kibernetike të NATO-s, Vengu: Shqipëria, rritje të investimeve

Share This Article
Facebook Twitter Whatsapp Whatsapp LinkedIn Email Copy Link Print
Previous Article Është rritur frekuenca e qarkullimit të automjeteve në vendkalimet kufitare Tabanoc dhe Bogordicë
Next Article Ndizen tensionet në Lindjen e Mesme, sot në Katar funerali i liderit politik të Hamasit

Stay Connected

FacebookLike
TwitterFollow
YoutubeSubscribe
TelegramFollow
- Advertisement -
Ad imageAd image

Latest News

Kasami merrë mbështetje në Malësinë e Tetovës, premton më shumë projekte se deri tani
Maqedoni
Menduh Thaçi mobilizon strukturat e PDSH-së në Zhelinë: Koha është për veprim dhe unitet!
Maqedoni
Elmazi: VLEN tregoi sot unitetin shqiptar, jemi krah për krah për Sarajin!
Maqedoni
Kandidati i VLEN për Tearcë, Daut Memishi takon partinë turke TDP dhe deputetin Bejxhan Iljazin: Më 19 tetor vjen ndryshimi
Maqedoni

Ndalohet ribotimi i përmbajtjes (lajmeve dhe të gjitha shkrimeve të tjera) pa lejen me shkrim të portalit “Argument”.

Quick Link

  • Editorial
  • Analiza
  • Rekomanduar

Sign Up for Our Newsletter

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

© 2024 ArgumentMK - . All Rights Reserved.
Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?