By using this site, you agree to the Privacy Policy and Terms of Use.
Accept
Argument-MKArgument-MK
  • Balllina
  • Maqedoni
  • Shqipëri
  • Ekonomi
  • Bota
  • Analiza
  • Kronika
  • Showbizz
  • Sport
  • + Më tepër
Reading: Rama pret David Cameron: Britania e Madhe do të jetë financuese e hekurudhës Durrës-Prishtinë
Share
Notification Show More
Font ResizerAa
Font ResizerAa
Argument-MKArgument-MK
  • Editorial
  • Analiza
  • Rekomanduar
  • Balllina
  • Maqedoni
  • Shqipëri
  • Ekonomi
  • Bota
  • Analiza
  • Kronika
  • Showbizz
  • Sport
  • + Më tepër
Follow US
  • Advertise
© 2022 Foxiz News Network. Ruby Design Company. All Rights Reserved.
Argument-MK > Blog > Shqipëri > Rama pret David Cameron: Britania e Madhe do të jetë financuese e hekurudhës Durrës-Prishtinë
Shqipëri

Rama pret David Cameron: Britania e Madhe do të jetë financuese e hekurudhës Durrës-Prishtinë

admin
Last updated: 22/05/2024 14:36
By admin 3 Min Read
Share
SHARE

Kryeministri Edi Rama deklaroi sot se “gjatë takimit me Sekretarin e Shtetit për Çështjet e Jashtme, Commonwealth-in dhe Zhvillimin e Mbretërisë së Bashkuar, Lord David Cameron kemi folur për përfshirjen e Mbretërisë së Bashkuar në një projekt strategjik për Shqipërinë, Kosovën, por edhe rajonin që është hekurudha Durrës-Prishtinë”.

Në deklaratën e përbashkët për shtyp me Lord David Cameron, kryeministri Rama tha se “kjo hekurudhë është një element kyç i projektit të rritje së kapaciteteve të lëvizjes jo vetëm mes dy vendeve tona, por në rajone e më gjerë duke pasur parasysh që së shpejti hapim garën ndërkombëtare për portin e ri tregtar të Durrësit”.

Kryeministri Rama u shpreh se “jemi në pritje të përgjigjes përfundimtare të NATO-s për krahun ushtarak të portit të Durresit. Edhe Kososva do të ndërtojë një port të thatë në Prishtinë”.

Më tej Rama theksoi se “për të gjithë së bashku ky është një projekt që tejkalon interesin e dy vendeve tona dhe Mbretëria e Bashkuar ka shprehur gatishmërinë të përfshihet qoftë me financimin, qoftë edhe me ekspertizën. I jam mirënjohës Sekretarit sepse është një avokat shumë i rëndësishëm i yni në mbështetje të gjithë proceseve transformuese të rajonit tonë”.

Kryeministri shtoi gjithashtu se u diskutua dhe procesi i normalizimit të marrëdhënieve Kosovë-Serbi, ku falenderoi Britaninë e Madhe për angazhimin e treguar në proces.

“Kemi diskutuar dhe për proceset e paqtimit në rajon. Lordi Cameroon ëshë një mbështetës i vendosur i këtyre proceseve Mbretëria e Bashkuar ka shprehur një interes të veçantë për normalizimin e marrëdhënieve në rajon dhe për të parë përfundimin me sukses të dialogut mes Kosovës dhe Serbisë”, tha Rama.

Gjithashtu Rama tha se u diskutua dhe problem i emigracionit të paligjshëm ku do të vazhdojë bashkëpunimi mes dy vendeve për ta luftuar këtë fenomen.

“Kemi folur dhe për projektin e përbashkët kundër trafikut të paligjshëm të qënieve njerëzore, patjetër që jemi të kënaqur me rezultatet e arritura dhe operacioni ynë i përbashkët do të vijojë. Dekurajimi i këtij trafiku do të jetë maksimal dhe në vazhdim do të vijojmë për t’i shkuar në rrënjë këtij trafiku që ka të bëjë me grupet kriminale”, tha Rama. /Telegrafi/

 

You Might Also Like

852 të rinj në garë për t’u bërë pjesë e Policisë së Shtetit

Miratohet rregullorja për përpunimin e të dhënave të udhëtimit

Miratohet Strategjia Kombëtare për Sigurinë Kibernetike 2025-2030

Balla në Romë takim me Tremontin: Marrëveshje bashkëpunimi mes komisioneve të përhershme të dy parlamenteve

Spiropali: Nga inovacioni te turizmi, marrëdhënia me Izraelin po thellohet

Share This Article
Facebook Twitter Whatsapp Whatsapp LinkedIn Email Copy Link Print
Previous Article Kanë një dashuri të madhe, por zbulohen arsyet që çuan në një krizë në mes të Ben Affleck dhe Jennifer Lopez
Next Article Shpërndarja e Kuvendit, Musliu-Shoshi: Ende nuk i kemi votat e mjaftueshme, por kemi kohë të negociojmë me LDK-në dhe AAK-në

Stay Connected

FacebookLike
TwitterFollow
YoutubeSubscribe
TelegramFollow
- Advertisement -
Ad imageAd image

Latest News

Në Kuvend u nda Çmimi shtetëror “23 Tetori” për vitin 2025
Maqedoni
Ali Ahmeti thërret mbledhjen e 24-të të Kryesisë Qendrore të BDI-së
Maqedoni
Mexhiti: Nëse ka pajtim të plotë brenda VLEN-it, unë e pranoj ta udhëheq partinë
Maqedoni TOP LAJM
Eurointegrimi i vendit, Kallas: Dritarja për zgjerim, e hapur gjerësisht
Maqedoni TOP LAJM

Ndalohet ribotimi i përmbajtjes (lajmeve dhe të gjitha shkrimeve të tjera) pa lejen me shkrim të portalit “Argument”.

Quick Link

  • Editorial
  • Analiza
  • Rekomanduar

Sign Up for Our Newsletter

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

© 2024 ArgumentMK - . All Rights Reserved.
Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?