By using this site, you agree to the Privacy Policy and Terms of Use.
Accept
Argument-MKArgument-MK
  • Balllina
  • Maqedoni
  • Shqipëri
  • Ekonomi
  • Bota
  • Analiza
  • Kronika
  • Showbizz
  • Sport
  • + Më tepër
Reading: Shpërndarja e Kuvendit, Musliu-Shoshi: Ende nuk i kemi votat e mjaftueshme, por kemi kohë të negociojmë me LDK-në dhe AAK-në
Share
Notification Show More
Font ResizerAa
Font ResizerAa
Argument-MKArgument-MK
  • Editorial
  • Analiza
  • Rekomanduar
  • Balllina
  • Maqedoni
  • Shqipëri
  • Ekonomi
  • Bota
  • Analiza
  • Kronika
  • Showbizz
  • Sport
  • + Më tepër
Have an existing account? Sign In
Follow US
  • Advertise
© 2022 Foxiz News Network. Ruby Design Company. All Rights Reserved.
Argument-MK > Blog > Maqedoni > Shpërndarja e Kuvendit, Musliu-Shoshi: Ende nuk i kemi votat e mjaftueshme, por kemi kohë të negociojmë me LDK-në dhe AAK-në
Maqedoni

Shpërndarja e Kuvendit, Musliu-Shoshi: Ende nuk i kemi votat e mjaftueshme, por kemi kohë të negociojmë me LDK-në dhe AAK-në

admin
Last updated: 22/05/2024 14:37
By admin 2 Min Read
Share
SHARE

Deputetja e Partisë Demokratike të Kosovës (PDK), Ariana Musliu-Shoshi ka thënë se partia e saj është duke kërkuar shpërndarjen e Kuvendit, por që kundër kësaj ideje kanë dalë dy partitë tjera opozitare, Lidhja Demokratike e Kosovës (LDK) dhe Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës (AAK).

Musliu-Shoshi në një prononcim për Telegrafin ka thënë se ende nuk i kanë votat e mjaftueshme për shpërndarjen e Kuvendit. Ajo theksoi se dy partitë opozitare LDK dhe AAK-ja janë kundër një vendimi të tillë.

Por, siç sqaroi Musliu-Shoshi kanë ende kohë që të komunikojnë dhe negociojnë me këto dy parti që t’i arrijnë votat e mjaftueshme për shpërndarjen e Kuvendit.

“Njëherë pa e pas një dakordim në mes të partive opozitare nuk ka mundësi të marrim iniciativ për mocion, për shkak se nuk i kemi votat e mjaftueshme. Po t’i kishte PDK-ja votat e mjaftueshme normal që do të fillonte me mocion. Marrë parasysh që nuk i kemi votat e mjaftueshme atëherë duhet të flasim me partitë opozitare. Ende kemi kohë që të negociojmë dhe të komunikojmë me ta dhe të shohim nëse ka mundësi që të ndryshohet qëndrimi i tyre në mënyrë që t’i kemi votat e mjaftueshme që ta shpërndajmë Kuvendin”, ka thënë deputetja Musliu-Shoshi.

Ndryshe, tri partitë opozitare qëllimin e kanë të njëjtë “rrëzimin e Qeverisë Kurti”, mirëpo ende nuk kanë mundur të gjejë një kompromis për mënyrën se si ta dërgojnë vendin në zgjedhje të parakohshme parlamentare.

Tri subjektet opozitare, PDK, LDK dhe AAK janë të mendimit që shtatori ta gjejë Kosovën me qeveri të re, pasi sipas tyre qeveria e udhëhequr nga kryeministri Albin Kurti nuk ka shënuar asnjë sukses në fushën e brendshme e as të jashtme. Madje, opozitarët deklarojnë se vendi po sanksionohet nga ndërkombëtarët, pikërisht për shkak të veprimeve të kryeministrit.

E, të gatshëm për të shkuar në zgjedhje janë shprehur edhe partia në pushtet, Lëvizja Vetëvendosje, por të cilët potencojnë që është opozita ajo që duhet të ndërmarrë veprime.

You Might Also Like

Merz: Nuk dua përçarje të NATO-s

Ballazhi: Vonohemi me masat për celularët, bota po vepron më shpejt

Karamuço zbulon të pathëna, si serbët kanë dashur të helmonin ambasadorin shqiptar në Shkup

Shqipëria sërish e humbur në garën e pagave, vendet e rajonit i kishin 30-50% më të larta edhe në 2025, ja ku jemi ne

Shekerinska: NATO është vigjilente, kemi interceptuar katër raketa balistike dhe është e mbrojtur edhe Maqedonia e Veriut

Share This Article
Facebook Twitter Email Print
Previous Article Rama pret David Cameron: Britania e Madhe do të jetë financuese e hekurudhës Durrës-Prishtinë
Next Article Agallarët e kuq e kanë kallur Shqipërinë në zgjedhën e Rusisë dhe të Serbisë

Stay Connected

FacebookLike
TwitterFollow
YoutubeSubscribe
TelegramFollow
- Advertisement -
Ad imageAd image

Latest News

Merz: Nuk dua përçarje të NATO-s
Maqedoni TOP LAJM
Ministri Salla: Legjislacioni shqiptar për sigurinë ushqimore është i përafruar me rregulloret e BE-së
Shqipëri
Ballazhi: Vonohemi me masat për celularët, bota po vepron më shpejt
Maqedoni TOP LAJM
Vendi ka rezerva të mjaftueshme të naftës, çmimet ndiqen çdo ditë në bursën botërore
Ekonomi

Ndalohet ribotimi i përmbajtjes (lajmeve dhe të gjitha shkrimeve të tjera) pa lejen me shkrim të portalit “Argument”.

Quick Link

  • Editorial
  • Analiza
  • Rekomanduar

Sign Up for Our Newsletter

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

© 2026. ANET.COM.MK - All Rights Reserved.
Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?