By using this site, you agree to the Privacy Policy and Terms of Use.
Accept
Argument-MKArgument-MK
  • Balllina
  • Maqedoni
  • Shqipëri
  • Ekonomi
  • Bota
  • Analiza
  • Kronika
  • Showbizz
  • Sport
  • + Më tepër
Reading: Rama reagon për arrestimin e Veliaj: Drejtësia e re e ka të gjithë besimin, lënia e Tiranës pa kryetar është ngjarje e rëndë
Share
Notification Show More
Font ResizerAa
Font ResizerAa
Argument-MKArgument-MK
  • Editorial
  • Analiza
  • Rekomanduar
  • Balllina
  • Maqedoni
  • Shqipëri
  • Ekonomi
  • Bota
  • Analiza
  • Kronika
  • Showbizz
  • Sport
  • + Më tepër
Follow US
  • Advertise
© 2022 Foxiz News Network. Ruby Design Company. All Rights Reserved.
Argument-MK > Blog > Shqipëri > Rama reagon për arrestimin e Veliaj: Drejtësia e re e ka të gjithë besimin, lënia e Tiranës pa kryetar është ngjarje e rëndë
Shqipëri

Rama reagon për arrestimin e Veliaj: Drejtësia e re e ka të gjithë besimin, lënia e Tiranës pa kryetar është ngjarje e rëndë

admin
Last updated: 11/02/2025 09:20
By admin 3 Min Read
Share
SHARE

Një ditë pas arrestimit të kryebashkiakut të Tiranës, Erion Veliaj, kryeministri Edi Rama ka dalë në një lidhje direkte në rrjetet sociale në rubrikën “Sy m’sy” ku ai u përgjigjet komenteve të ndryshme të bëra nga qytetarët në rrjetet e tij sociale.

Siç pritej kryeministri u shpreh edhe për arrestimin e kryebashkiakut Erion Veliaj. Ai tha se drejtësia e re ka gjithë besimin e nevojshëm, por tashmë nuk do të heshtë as për kritikat konstruktive që mund të ketë për të ndihmuar konsolidimin e drejtësisë së pavarur.

“Dje Trump-istët e vetëshpallur Trump-istë të kënetës sonë opozitare patën një ditë masturbimi kolektiv tamam si adoleshentë. Shpallën fitoren sepse sollën me kushedi se çfarë lekësh dhe me sa lekë, një konsulent që ka punuar me Presidentin Trump”, tha Rama.

Kryeministri theksoi se “konsulentët atë punë kanë dhe unë jam i lumtur të them të vërtetën”.

“Unë numëroj turistë kur dikush thotë konsulentë. Luli kishte më shumë konsulentë, goxha konsulentë, partinë e kishte shumë më në formë dhe arriti një rezultat që dihet”, tha Rama.

Rama theksoi se nuk do t’i mbajë më për vete opinionet e tij kur ta shoh të arsyeshme që duhen ndarë me publikun në të gjitha rastet që drejtësia do bëjë punën e saj.

“Sot opinioni im është ky: Drejtësia e re ka hyrë tanimë në fazën që ka fituar të gjithë vetëbesimin e nevojshëm dhe mbështetja jonë do të vazhdojë njësoj e palëkundur, por ama nuk ka më pse të mos shprehim edhe opinionet kritike që sot në këtë fazë janë të domosdoshme për të ndihmuar konsolidimin e drejtësisë së pavarur”, shtoi Rama.

Kryeministri u shpreh se kritikat duhet të ndihmojnë një drejtësi jo thjesht të pavarur të hetojë e godasë majtas e djathtas kë konsideron të arsyeshme, por edhe një drejtësi me standarde të paqortueshme demokratike, europiane.

“Aq më tepër kur në mexhelisin tonë u bë 5 vjet që flasin të tërë mbarë e mbrapsht për këdo që bën parakalimin para kamerave të paralajmëruara te SPAK dhe vetëm ne, PS, garante e Refomës në Drejtësi, forca që qeveris vendin heshtin. Heshtja jonë patjetër që i ka ndihmuar shumë institucionet e reja të drejtësisë deri këtu”, shtoi Rama.

- Advertisement -
Ad imageAd image

You Might Also Like

Spahia: PD, kërkesë për mocion me debat për situatën në shërbimin Onkologjik

Bashari: Gjatë 2024-ës iu nënshtruan kontrollit të deklarimit të pasurive 817 subjekte

Balla: PD të distancohet nga ata që kërcënojnë gjyqtarët e prokurorët te dera e SPAK

Vendimi i Kushtetueses, Celibashi: Pezulluam çdo veprim për zgjedhjet në Tiranë, vijojnë përgatitjet për 5 bashkitë e tjera

Konferenca e Mbrojtjes Kibernetike të NATO-s, Vengu: Shqipëria, rritje të investimeve

Share This Article
Facebook Twitter Whatsapp Whatsapp LinkedIn Email Copy Link Print
Previous Article Van Dijk ‘joshet’ nga Barcelona, lë hapur derën për transferim gjatë verës
Next Article Takim i Mucunskit me përfaqësues të Këshillit evropiano-australian të biznesit: Thellim i bashkëpunimit mes Maqedonisë së Veriut dhe Australisë

Stay Connected

FacebookLike
TwitterFollow
YoutubeSubscribe
TelegramFollow
- Advertisement -
Ad imageAd image

Latest News

Kasami merrë mbështetje në Malësinë e Tetovës, premton më shumë projekte se deri tani
Maqedoni
Menduh Thaçi mobilizon strukturat e PDSH-së në Zhelinë: Koha është për veprim dhe unitet!
Maqedoni
Elmazi: VLEN tregoi sot unitetin shqiptar, jemi krah për krah për Sarajin!
Maqedoni
Kandidati i VLEN për Tearcë, Daut Memishi takon partinë turke TDP dhe deputetin Bejxhan Iljazin: Më 19 tetor vjen ndryshimi
Maqedoni

Ndalohet ribotimi i përmbajtjes (lajmeve dhe të gjitha shkrimeve të tjera) pa lejen me shkrim të portalit “Argument”.

Quick Link

  • Editorial
  • Analiza
  • Rekomanduar

Sign Up for Our Newsletter

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

© 2024 ArgumentMK - . All Rights Reserved.
Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?