By using this site, you agree to the Privacy Policy and Terms of Use.
Accept
Argument-MKArgument-MK
  • Balllina
  • Maqedoni
  • Shqipëri
  • Ekonomi
  • Bota
  • Analiza
  • Kronika
  • Showbizz
  • Sport
  • + Më tepër
Reading: Rama refuzoi interpelancën, Bardhi: Frikacak e qesharak
Share
Notification Show More
Font ResizerAa
Font ResizerAa
Argument-MKArgument-MK
  • Editorial
  • Analiza
  • Rekomanduar
  • Balllina
  • Maqedoni
  • Shqipëri
  • Ekonomi
  • Bota
  • Analiza
  • Kronika
  • Showbizz
  • Sport
  • + Më tepër
Follow US
  • Advertise
© 2022 Foxiz News Network. Ruby Design Company. All Rights Reserved.
Argument-MK > Blog > Shqipëri > Rama refuzoi interpelancën, Bardhi: Frikacak e qesharak
Shqipëri

Rama refuzoi interpelancën, Bardhi: Frikacak e qesharak

admin
Last updated: 26/04/2024 15:00
By admin 6 Min Read
Share
SHARE

Nuk ka vonuar shumë përgjigja e Gazment Bardhit për kryeministrin Edi Rama, i cili shprehu refuzimin për një interpelancë të kërkuar nga kreu i Grupit Parlamentar të PD në Kuvend, për dokumentarin e emisionit “Report” në televizionin italian Rai3.

“Shkurt llafi, s’ka asnjë urgjencë për një poshtërim të radhës të parlamentit të Shqipërisë me një interpelancë të kërkuar nga autorët e prapaskenës së asaj shfaqjeje të shëmtuar në dëm të krenarisë legjitime të çdo shqiptari për Shqipërinë, e në radhë të parë të shqiptarëve që jetojnë me nder e krenari sot në Itali, pasi kanë kaluar një kalvar të tërë poshtërimesh nga artikuj, emisione e gjasme investigime të tilla në të shkuarën e errët të shtypit italian e sidomos të RAI-t ndaj Shqipërisë”, shkroi Rama sot në një postim në platformën X.

Por shefi i qeverisë nuk e la të mbyllur plotësisht derën e një përballje me demokratët mbi këtë çështje, duke shtuar më tej: “Të mbarojmë njëherë punë me ata andej dhe të thuhet e gjithë vërteta në italisht, pastaj patjetër do t’u vijë radha edhe këtyre këtej, se kjo histori nuk është fare aq e thjeshtë sa duket dhe shqiptarët padiskutim meritojnë ta dinë të gjithën.”

Për Gazment Bardhin reagimi i sotëm i kryeministrit ishte qesharak dhe tentativë për t’iu fshehur Kuvendit, duke qenë se “është frikacak”. Sipas tij, Rama po krijon alibinë e radhës për dokumentarin e “Rai3”, ashtu siç bëri me kallëzimin e vëllait të ti, Olsi Rama, në SPAK.

“Nuk është vetëm qesharak, por edhe frikacak! Herën e parë u fsheh me alibinë që të mbarojë njëherë punë SPAK me kallëzimin që Olsi Rama kishte bërë ndaj meje dhe pastaj do të vinte për tu përgjigjur në Kuvend. Kur SPAK mbarojë punë me atë paçavure propagandistike, sot paska shpikur alibinë e radhës, siç e paralajmërova edhe dje, që do të mbarojë njëherë punë me “Rai 3”, pastaj do të vijë për t’u përgjigjur në Kuvend. Ankohet se nuk i është dhënë mundësia të përfshirëve në investigimin e “Rai 3” që të japin sqarimet e tyre, por ndërkohë i fshihet Kuvendit. Shqiptarët kanë një muaj që presin sqarimet, por Edi Rama fshihet, Olsi fshihet, kushdo i përfshirë fshihet.”

Bardhi më tej rendit edhe faktet e pyetjet, sipas të cilit janë të thjeshta dhe prej 1 muaj qëndrojnë pa përgjigje, pasi Rama “fshihet pas tymnajës me gënjeshtra dhe alibi ditore”.

“Secili prej këtyre fakteve dhe përgjigja rreth tyre, ka të bëjë vetëm me ty dhe Olsi Ramën, aspak me imazhin e Shqipërisë dhe shqiptarëve. Imazhi i Olsit dhe Olsave të tu, nuk është imazhi i Shqipërisë dhe shqiptarëve. Imazhi i vërtetë i Shqipërisë dhe shqiptarëve, janë ata qytetarë të ndershëm të këtij vendi, që nuk përfshihen në trafik droge, që nuk pasurohen përmes korrupsionit madhor, që punojnë me ndershmëri, pavarësisht vështirësive që i krijon keqqeverisja jote 11 vjeçare. Boll u fshehe, respekto Kushtetutën dhe Rregulloren e Kuvendit. Shqiptarët nuk kanë nevojë për epitete banale, batuta 2 lekshe, sharje, mallkime apo fyerje, por kanë nevojë për të vërtetën, kanë nevojë për luftë reale ndaj pandëshkueshmërisë së njerëzve të pushtetshëm. Nuk ka më vend për vonesa, zvarritje apo fshehje për të hetuar rolin e Olsi Ramës në organizatën e trafikut të drogës së Xibrakës. Prandaj ripërsëris kallëzimin e depozituar që në 29 Mars 2024 për heqjen e pezullimit ndaj procedimit penal nr. 335/1-2016. SPAK duhet të na provojë që në Shqipëri nuk ka persona të paprekshëm, që hetohet dhe vihet përpara përgjegjësisë cilido, qoftë ky edhe vëllai i Kryeministrit. Prova janë aty, duhet vetëm të hiqet pluhuri që ka zënë atë dosje të lënë në harresë”, është mesazhi i prerë i tij për kreun e qeverisë.

Fakti 1. Olsi Rama, bashkë me krerët e organizatës së kokainës, kanë përdorur të njëjtën makinë me targa AA653DM për të kaluar 18 herë kufirin në kohën ngritjes së laboratorit të kokainës në Xibrakës.

Pyetje 1: Cfarë e lidh Olsi Ramën me krerët e narko-organizatës?

- Advertisement -
Ad imageAd image

Fakti 2. Nga 18 hyrje-daljet e makinës me targa AA653DM të grupit kriminal, 7 prej tyre i përkasin Olsi Ramës.

Pyetje 2: Pse ka përdorur në të njëjtën kohë, të njëjtën makinë, Olsi Rama dhe trafikantët e dënuar të Xibrakës.

Fakti 3. Policia dhe prokuroria nuk ka identifikuar një përdorues të makinës me targa AA653DM, edhe pse i ka identifikuar moshën 45 vjeç. Olsi Rama është përdorues i kësaj makine dhe në atë periudhë ka qenë fiks 45 vjeç.

- Advertisement -
Ad imageAd image

Pyetje 3: A keni kërkuar informacion nga Policia e Shtetit për pamundësinë për të identifikuar të gjithë personat e përfshirë?

Fakt 4. Policia dhe Prokuroria sipas gjykatës kanë kryer hetime të mangëta dhe kanë lënë në harresë dosjen 335/1-2016 që kishte si qëllim të identifikonte bashkëpunëtorët e tjerë të grupit kriminal.

Pyetje 4: Si Kryeministër i Shqipërisë, a mendon që ky procedim duhet të hetohet në mënyrë të plotë dhe personat e përfshirë në trafik ndërkombëtar droge të mbahen përgjegjës.

You Might Also Like

Spahia: PD, kërkesë për mocion me debat për situatën në shërbimin Onkologjik

Bashari: Gjatë 2024-ës iu nënshtruan kontrollit të deklarimit të pasurive 817 subjekte

Balla: PD të distancohet nga ata që kërcënojnë gjyqtarët e prokurorët te dera e SPAK

Vendimi i Kushtetueses, Celibashi: Pezulluam çdo veprim për zgjedhjet në Tiranë, vijojnë përgatitjet për 5 bashkitë e tjera

Konferenca e Mbrojtjes Kibernetike të NATO-s, Vengu: Shqipëria, rritje të investimeve

Share This Article
Facebook Twitter Whatsapp Whatsapp LinkedIn Email Copy Link Print
Previous Article Kasami: Garantojmë se në qeverinë e ardhshme do të bëjmë ndryshimet kushtetuese
Next Article Ka shpërthyer zjarr në një shtëpi prapa Sallës Universale

Stay Connected

FacebookLike
TwitterFollow
YoutubeSubscribe
TelegramFollow
- Advertisement -
Ad imageAd image

Latest News

Kasami merrë mbështetje në Malësinë e Tetovës, premton më shumë projekte se deri tani
Maqedoni
Menduh Thaçi mobilizon strukturat e PDSH-së në Zhelinë: Koha është për veprim dhe unitet!
Maqedoni
Elmazi: VLEN tregoi sot unitetin shqiptar, jemi krah për krah për Sarajin!
Maqedoni
Kandidati i VLEN për Tearcë, Daut Memishi takon partinë turke TDP dhe deputetin Bejxhan Iljazin: Më 19 tetor vjen ndryshimi
Maqedoni

Ndalohet ribotimi i përmbajtjes (lajmeve dhe të gjitha shkrimeve të tjera) pa lejen me shkrim të portalit “Argument”.

Quick Link

  • Editorial
  • Analiza
  • Rekomanduar

Sign Up for Our Newsletter

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

© 2024 ArgumentMK - . All Rights Reserved.
Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?