By using this site, you agree to the Privacy Policy and Terms of Use.
Accept
Argument-MKArgument-MK
  • Balllina
  • Maqedoni
  • Shqipëri
  • Ekonomi
  • Bota
  • Analiza
  • Kronika
  • Showbizz
  • Sport
  • + Më tepër
Reading: Rama: Së shpejti shpallet fituesi i segmentit Milot – Balldren, me të njëjtat standarde si Thumanë-Kashar
Share
Notification Show More
Font ResizerAa
Font ResizerAa
Argument-MKArgument-MK
  • Editorial
  • Analiza
  • Rekomanduar
  • Balllina
  • Maqedoni
  • Shqipëri
  • Ekonomi
  • Bota
  • Analiza
  • Kronika
  • Showbizz
  • Sport
  • + Më tepër
Follow US
  • Advertise
© 2022 Foxiz News Network. Ruby Design Company. All Rights Reserved.
Argument-MK > Blog > Shqipëri > Rama: Së shpejti shpallet fituesi i segmentit Milot – Balldren, me të njëjtat standarde si Thumanë-Kashar
Shqipëri

Rama: Së shpejti shpallet fituesi i segmentit Milot – Balldren, me të njëjtat standarde si Thumanë-Kashar

admin
Last updated: 18/04/2025 17:04
By admin 2 Min Read
Share
SHARE

Kryeministri Edi Rama zhvilloi sot një bashkëbisedim me përfaqësues të bizneseve mbi nismat e qeverisë për të lehtësuar shërbimet ndaj tyre.

Gjatë fjalës së Rama foli edhe për infrastrukturën në këtë qark, ndërsa bëri të ditur se për punë ditësh do të shpallet edhe fituesi i segmentit të shumë pritur Milot – Balldren.

Sipas Ramës fuqizimi shumë i madh i infrastrukturës do të sjellë rritje të turizmit.

“Për punë ditësh do të shpallet edhe fituesi i segmentit të shumëpritur Milot – Balldren dhe pas nënshkrimit të kontratës, që do të kërkojë kohën e vet, do të fillojë puna dhe me aksin e ri Milot – Balldren, i cili do të jetë katërcipërisht i njëjtë për nga pikëpamja e standardeve me Thumanë – Kashar dhe do të bashkohet poshtë me të si dhe me pjesën hyrëse të Shëngjinit”, tha Rama.

Rama shtoi se për pjesën hyrëse të Shëngjinit është përfunduar projekti dhe do të nisë puna për transformimin e saj.

“Do të fillojmë procesin për të bërë garën në mënyrë që ta transformojmë atë pjesën e hyrjes në Shëngjin, që është një gangrenë për shkak se flukset janë rritur në mënyrë të jashtëzakonshme, ndërkohë që aty është si një grykë shisheje ku ngec gjithë dynjaja, me rrugën Shëngjin – Velipojë e cila ka përfunduar dhe bëhet operative për këtë sezon dhe më të gjitha këto akse që të krijojnë mundësinë për të hyrë më brenda. Edhe ajo pjesë që kemi bërë së bashku me fondin dhe bashkinë, për Gjergj Fishtën, do të krijojmë një ofertë më cilësore, më tërheqëse dhe më bindëse për Lezhën”, tha Rama.

You Might Also Like

Spahia: PD, kërkesë për mocion me debat për situatën në shërbimin Onkologjik

Bashari: Gjatë 2024-ës iu nënshtruan kontrollit të deklarimit të pasurive 817 subjekte

Balla: PD të distancohet nga ata që kërcënojnë gjyqtarët e prokurorët te dera e SPAK

Vendimi i Kushtetueses, Celibashi: Pezulluam çdo veprim për zgjedhjet në Tiranë, vijojnë përgatitjet për 5 bashkitë e tjera

Konferenca e Mbrojtjes Kibernetike të NATO-s, Vengu: Shqipëria, rritje të investimeve

Share This Article
Facebook Twitter Whatsapp Whatsapp LinkedIn Email Copy Link Print
Previous Article Noka takim me aleatët: Masivizim i votës së emigrantëve
Next Article Basha me pronarët në Tiranë: Toka ku është e lirë i kthehet pronarit

Stay Connected

FacebookLike
TwitterFollow
YoutubeSubscribe
TelegramFollow
- Advertisement -
Ad imageAd image

Latest News

Kasami merrë mbështetje në Malësinë e Tetovës, premton më shumë projekte se deri tani
Maqedoni
Menduh Thaçi mobilizon strukturat e PDSH-së në Zhelinë: Koha është për veprim dhe unitet!
Maqedoni
Elmazi: VLEN tregoi sot unitetin shqiptar, jemi krah për krah për Sarajin!
Maqedoni
Kandidati i VLEN për Tearcë, Daut Memishi takon partinë turke TDP dhe deputetin Bejxhan Iljazin: Më 19 tetor vjen ndryshimi
Maqedoni

Ndalohet ribotimi i përmbajtjes (lajmeve dhe të gjitha shkrimeve të tjera) pa lejen me shkrim të portalit “Argument”.

Quick Link

  • Editorial
  • Analiza
  • Rekomanduar

Sign Up for Our Newsletter

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

© 2024 ArgumentMK - . All Rights Reserved.
Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?