By using this site, you agree to the Privacy Policy and Terms of Use.
Accept
Argument-MKArgument-MK
  • Balllina
  • Maqedoni
  • Shqipëri
  • Ekonomi
  • Bota
  • Analiza
  • Kronika
  • Showbizz
  • Sport
  • + Më tepër
Reading: Rama: Shqipëria, destinacion edhe për arkitekturën e re dhe bashkëkohore
Share
Notification Show More
Font ResizerAa
Font ResizerAa
Argument-MKArgument-MK
  • Editorial
  • Analiza
  • Rekomanduar
  • Balllina
  • Maqedoni
  • Shqipëri
  • Ekonomi
  • Bota
  • Analiza
  • Kronika
  • Showbizz
  • Sport
  • + Më tepër
Follow US
  • Advertise
© 2022 Foxiz News Network. Ruby Design Company. All Rights Reserved.
Argument-MK > Blog > Shqipëri > Rama: Shqipëria, destinacion edhe për arkitekturën e re dhe bashkëkohore
Shqipëri

Rama: Shqipëria, destinacion edhe për arkitekturën e re dhe bashkëkohore

admin
Last updated: 17/09/2024 10:48
By admin 3 Min Read
Share
SHARE

Kryeministri Edi Rama u shpreh sot se “Shqipëria e së nesërmes do të jetë një destinacion turistik edhe për arkitekturën e re dhe bashkëkohore përmes veprave që po marrin jetë nga kjo lëvizje e madhe arkitektonike”.

Në Tiranë u çelën sot konkurset ndërkombëtare, ku 10 studio prestigjioze po paraqesin përpara jurisë projekt-idetë për 4 zhvillime të reja, të cilat do t’i hapin rrugë një qasje të re për krijimin e zyrave dhe shërbimeve bashkëkohore për administratën publike.

Kryeministri vlerësoi armatën e arkitektëve të huaj të cilët, sipas tij, “janë një realitet i jashtëzakonshëm për Shqipërinë”.

“Për ne është një kënaqësi gjithmonë që këto sfida të mëdha të zhvillimit të jenë gjatë gjithë kohës të shoqëruara nga një prani gjithmonë e më domethënëse e arkitektëve ndërkombëtare. Sot në juri kemi kryetarin e jurisë Jose Selgas është edhe themelues i  studios Selgascano, një studio që njihet botërisht dhe që është aktive edhe në Shqipëri. Kemi një “neë entry” Christian Kerez që është anëtar i jurisë dhe një arkitekt i mirënjohur për shtyrjen e kufijve të dizajnit dhe të arkitekturës dhe projekteve të tij, por që siç ndodh dhe çfarë ka ndodhur edhe më parë nuk është këtu vetëm thjeshtë për të gjykuar dhe për të ikur po është këtu për të qëndruar duke u bërë pjesë e armatës së arkitektëve që tanimë janë një realitet i jashtëzakonshëm për Shqipërinë”, tha Rama.

Kryeministri theksoi se “janë mbi 60 arkitektë që njihen botërisht edhe që udhëheqin mendimin arkitektonik bashkëkohor”.

“Janë të përfshirë në këtë armatë dhe punojnë në Tiranë dhe zona të tjera të vendit bashkë me sipërmarrësit shqiptarë për t’i dhënë Shqipërisë projekte dhe vepra të denja për ambicien tonë të Shqipërisë 2030”, tha Rama.

Rama tha se Shqipëria ka mundësi për të nesërmen si një vend që nuk do të jetë thjesht një destinacion për plazhet, natyrën e bukur, trashëgiminë kulturore e për të tjera, por do të jetë një destinacion edhe për arkitekturën e re dhe bashkëkohore.

Kryeministri theksoi se “këtu bëhet fjalë për projekte shumë ambicioze”.

“janë projekte masive në aspektin e eksperiencës dhe përfshirjes së shumë disiplinave që mblidhen rreth ndërtimit të projekteve të mëdha dhe këtu bëhet fjalë për vepra të cilat edhe bota më e përparuar ja beson arkitektëve më në zë”, shtoi Rama.

- Advertisement -
Ad imageAd image

Kryeministri Rama, theksoi se ky është një moment fatlum për të gjithë arkitektët e rinj shqiptarë, sepse arkitektët ndërkombëtarë që janë këtu, të gjithë pa përjashtim punojnë dorë për dore me një studio lokale vendase.

You Might Also Like

‘Territorialja’/ Ngrihet Komisioni i Posaçëm – Si ndahen vendet mes PS-PD dhe partive të tjera?

“Do nisim protestat”/ Berisha: Vendimi për shkak të raportit të ODIHR, u faktua farsa

PD kërkesë Peleshit: Shmangni çdo provokim ndaj deputetëve të opozitës

“Në të ardhmen udhëtim nga Zvicra në Shqipëri me tren”/ Balluku në Bernë, takim me homologun zviceran

Rama: “Paqja Fiskale”, do rrisë të ardhurat në buxhetin e shtetit dhe do ulë informalitetin

Share This Article
Facebook Twitter Whatsapp Whatsapp LinkedIn Email Copy Link Print
Previous Article Mandati i Xhaçkës, debate në Konferencën e kryetarëve
Next Article “Ribashkimi dhe trashëgimia kulturore gjatë Festës së Mesvjeshtës”

Stay Connected

FacebookLike
TwitterFollow
YoutubeSubscribe
TelegramFollow
- Advertisement -
Ad imageAd image

Latest News

UÇK braktis BDI-AKI, Hazbi Lika dhe Gëzim Ostreni shihen përkrah VLEN!
Maqedoni TOP LAJM
BE mbështet kufizimin e aksesit në rrjete sociale për të miturit, a duhet të praktikohet edhe tek ne?
Bota Maqedoni TOP LAJM
Aksion i madh policor në Rashçe, kapet sasi e madhe e armatimit dhe municionit
Maqedoni
VLEN reagon ndaj Ahmetit: Ne jemi e sotmja, BDI e djeshmja
Maqedoni

Ndalohet ribotimi i përmbajtjes (lajmeve dhe të gjitha shkrimeve të tjera) pa lejen me shkrim të portalit “Argument”.

Quick Link

  • Editorial
  • Analiza
  • Rekomanduar

Sign Up for Our Newsletter

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

© 2024 ArgumentMK - . All Rights Reserved.
Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?