By using this site, you agree to the Privacy Policy and Terms of Use.
Accept
Argument-MKArgument-MK
  • Balllina
  • Maqedoni
  • Shqipëri
  • Ekonomi
  • Bota
  • Analiza
  • Kronika
  • Showbizz
  • Sport
  • + Më tepër
Reading: Rama: Shqipëria do të eksportojë makina ushtarake të gjeneratës së fundit
Share
Notification Show More
Font ResizerAa
Font ResizerAa
Argument-MKArgument-MK
  • Editorial
  • Analiza
  • Rekomanduar
  • Balllina
  • Maqedoni
  • Shqipëri
  • Ekonomi
  • Bota
  • Analiza
  • Kronika
  • Showbizz
  • Sport
  • + Më tepër
Follow US
  • Advertise
© 2022 Foxiz News Network. Ruby Design Company. All Rights Reserved.
Argument-MK > Blog > Shqipëri > Rama: Shqipëria do të eksportojë makina ushtarake të gjeneratës së fundit
Shqipëri

Rama: Shqipëria do të eksportojë makina ushtarake të gjeneratës së fundit

admin
Last updated: 10/04/2025 09:33
By admin 5 Min Read
Share
SHARE

Kryeministri Edi Rama dhe ministri i Ekonomisë, Kulturës dhe Inovacionit, Blendi Gonxhja ishin dje në ambientet e Tirana Industrial Park, së bashku me përfaqësues të biznesit dhe punonjës, ku u diskutua mbi strategjinë e politikat e punësimit dhe aftësimit të forcës së punës me qëllim ndërtimin e një tregu pune më të fortë, të qëndrueshëm e gjithëpërfshirës me në qendër arsimin dhe formimin profesional.

Gjatë fjalës së tij kreu i qeverisë theksoi se vendi po përjeton një moment të rëndësishëm zhvillimi, veçanërisht në industrinë ushtarake.

Duke iu referuar Arjeta Pucës, kompania e së cilës ka ndërtuar makinën e parë ushtarake të blinduar “Made in Albania”, të quajtur “Shota”, kreu i qeverisë tha se Shqipëria po punon për të ndërtuar një partneritet strategjik, me një nga kompanitë më të mëdha të botës në fushën e industrisë ushtarake.

Rama theksoi se Shqipëria do të prodhojë makina ushtarake të gjeneratës së fundit të cilat do të eksportohen në tregje të tjera.

“Dua të them disa gjëra kyçe lidhur me situatën e punës në tërësi dhe perspektivën që, në këndvështrimin tim, është shumë optimiste për shumë arsye, por mbi të gjitha për faktin se sot Shqipëria po përjeton një kthesë për të cilën ne jemi përpjekur një kohë të gjatë dhe tanimë kthesa është në dinamikën e vet. Unë këtu kur hyra pashë Arjetën, që është në radhën e parë, që është themeluesja dhe udhëheqja e një sipërmarrje shumë të guximshme. I thashë, madje, jemi duke punuar për të ndërtuar një partneritet strategjik me një nga kompanitë më të mëdha të botës në fushën e industrisë ushtarake.

Dje kemi arritur ta kurorëzojmë në linja të përgjithshme këtë partneritet, që do të bëhet publik së shpejti dhe do të sjellë në Shqipëri jo vetëm qindra-milionë investime në industrinë ushtarake të cilën ne po e krijojmë nga e para mbas shumë periudhash të vështira, që ju i dini dhe do ta bëjë Shqipërinë falë Arjetës, falë kompanisë së saj që do të jetë kompania e referimit, me mbështetjen e kësaj kompanie të madhe partnere, por prodhimet do të jenë Made in Albania dhe Shqipëria do të eksportojë në tregje të tjera makina ushtarake të gjeneratës së fundit. Kjo është diçka që ndodh sot por nuk mund të ndodhet dot deri disa vite më parë”, tha Rama.

Rama foli për mundësitë që do të ofrohen për krijimin e një fronti të ri punësimi, me paga të larta për profesionistët e edukuar që do të përfshihen në këtë industri.

“Po ashtu janë një sërë iniciativash të tjera në fushën e industrisë ushtarake, janë në proces dhe jam optimist se do të materializohen njëra pas tjetrës të cilat do të na japin mundësinë jo vetëm të prodhojmë për Forcat e Armatosura, të prodhojmë këtu në Shqipëri për nevojat tona, duke ndërtuar partneritete shumë të forta strategjike me lojtarë të mëdhenj në këtë sektor, por do të na japin mundësinë që përveçse të krijojmë të ardhura, pasi zgjedhja jonë strategjike është që të blejmë jashtë ato gjëra shumë të veçanta që nuk kemi mundësi t’i bëjmë këtu, ndërkohë që një pjesë të madhe të nevojave ta mbulojmë më prodhimin e këtushëm, duke krijuar një front të ri punësimi për vajza dhe djem të mirë edukuar në profesionet e nevojshme, që të kenë paga shumë të larta, sepse në këtë industri pagat janë domethënëse”, tha Rama.

“Por, nga ana tjetër, nga dera e kësaj kompanie këtu, ku paga minimale është 700 euro. Flasim për sanitarë, ndihmës, të cilët duke marrë dijet e nevojshme mbas një periudhe kohe do të rriten në pagë, paga mesatare në këtë kompaninë këtu që sapo vizituam, nuk është e vetmja këtu që ka këto paga në këtë territor, jam i bindur se këtu shumë kompani janë me produkte goxha të sofistikuara, është 1000 euro”, tha Rama.

- Advertisement -
Ad imageAd image

You Might Also Like

Spahia: PD, kërkesë për mocion me debat për situatën në shërbimin Onkologjik

Bashari: Gjatë 2024-ës iu nënshtruan kontrollit të deklarimit të pasurive 817 subjekte

Balla: PD të distancohet nga ata që kërcënojnë gjyqtarët e prokurorët te dera e SPAK

Vendimi i Kushtetueses, Celibashi: Pezulluam çdo veprim për zgjedhjet në Tiranë, vijojnë përgatitjet për 5 bashkitë e tjera

Konferenca e Mbrojtjes Kibernetike të NATO-s, Vengu: Shqipëria, rritje të investimeve

Share This Article
Facebook Twitter Whatsapp Whatsapp LinkedIn Email Copy Link Print
Previous Article Ministri Limani në Tiranë u takua me ministrat Koçiu dhe Gutiç
Next Article “Asnjë cent më shumë” – nesër protestohet sërish kundër shtrenjtimit të rrymës

Stay Connected

FacebookLike
TwitterFollow
YoutubeSubscribe
TelegramFollow
- Advertisement -
Ad imageAd image

Latest News

Kasami merrë mbështetje në Malësinë e Tetovës, premton më shumë projekte se deri tani
Maqedoni
Menduh Thaçi mobilizon strukturat e PDSH-së në Zhelinë: Koha është për veprim dhe unitet!
Maqedoni
Elmazi: VLEN tregoi sot unitetin shqiptar, jemi krah për krah për Sarajin!
Maqedoni
Kandidati i VLEN për Tearcë, Daut Memishi takon partinë turke TDP dhe deputetin Bejxhan Iljazin: Më 19 tetor vjen ndryshimi
Maqedoni

Ndalohet ribotimi i përmbajtjes (lajmeve dhe të gjitha shkrimeve të tjera) pa lejen me shkrim të portalit “Argument”.

Quick Link

  • Editorial
  • Analiza
  • Rekomanduar

Sign Up for Our Newsletter

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

© 2024 ArgumentMK - . All Rights Reserved.
Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?