By using this site, you agree to the Privacy Policy and Terms of Use.
Accept
Argument-MKArgument-MK
  • Balllina
  • Maqedoni
  • Shqipëri
  • Ekonomi
  • Bota
  • Analiza
  • Kronika
  • Showbizz
  • Sport
  • + Më tepër
Reading: Rama: Shqipëria qëndron tërësisht përkrah Ukrainës
Share
Notification Show More
Font ResizerAa
Font ResizerAa
Argument-MKArgument-MK
  • Editorial
  • Analiza
  • Rekomanduar
  • Balllina
  • Maqedoni
  • Shqipëri
  • Ekonomi
  • Bota
  • Analiza
  • Kronika
  • Showbizz
  • Sport
  • + Më tepër
Follow US
  • Advertise
© 2022 Foxiz News Network. Ruby Design Company. All Rights Reserved.
Argument-MK > Blog > Shqipëri > Rama: Shqipëria qëndron tërësisht përkrah Ukrainës
Shqipëri

Rama: Shqipëria qëndron tërësisht përkrah Ukrainës

admin
Last updated: 02/09/2024 19:23
By admin 4 Min Read
Share
SHARE

Kryeministri Edi Rama deklaroi sot në fjalën e mbajtur gjatë punimeve të Forumit Strategjik të Bledit në Slloveni, se “Shqipëria qëndron tërësisht përkrah Ukrainës”.

Rama theksoi se, është jashtë realitetit që në kohët tona, një vend në Europë të mund të vendosë të ndryshojë kufijtë në mënyrë mizore, me forcë.

“Nga historia jonë kemi mësuar se në Rusi melodia nuk ndryshon kurrë dhe po kështu kjo është edhe në historikun e himnit të Rusisë. Ndërkohë ne ishim Koreja e Veriut e Europës. Ne ishim të qartë për Perandorinë Osmane, edhe pasi turqit vetë vendosën se nuk ishte ide e mirë. E njëjta gjë me Stalinin. Dhe do të jemi po kaq të qartë kur vjen fjala për partneritetin me BE-në dhe SHBA-në, edhe kur SHBA dhe BE të vendosin që të mos jetë më një ide e mirë”, tha Rama.

Kryeministri theksoi se Shqipëria është tërësisht përkrah Ukrainës, edhe për një arsye shumë të thjeshtë.

“Sepse duket surreale, jashtë realitetit, që në kohët tona një vend në Europë të mund të vendosë të ndryshojë kufijtë në mënyrë mizore, me forcë, duke marrë atë që pretendon se është tokë apo pjesë e tij. Kjo është krejt e pamundur për ta menduar”, tha Rama.

Por, vijoi Kryeministri, “jemi shumë të vetëdijshëm se jemi shumë të vegjël për të ndryshuar fatin e ndokujt”.

“U përpoqëm për 50 vjet të ishim qendra e botës dhe nuk ishte një ide e mirë. Kështu që jemi shumë krenarë që jemi radhitur përkrah partnerëve dhe miqve tanë, plotësisht krah SHBA-së dhe BE-së. Për ne është shumë e qartë, nuk ka asnjë lloj grije në mes, është bardhezi”, shtoi Rama.

Kryeministri theksoi se ka diçka që nuk e kupton ende për sa i takon vendeve demokratike, demokracive të mëdha dhe kjo ka të bëjë me rrjetet sociale.

“Kur e sheh se si po depërtojnë kudo rusët përmes mjeteve që ua sigurojnë apo japin falas duke shkatërruar çdo ditë fëmijët tanë, duke shkatërruar çdo ditë ndjenjën e komunitetit. Po flas për median sociale. Këtu nuk e kuptoj më se çfarë duhet të ndodhë për të kuptuar se media sociale, në mënyrën se si po e trajtojmë e merremi me të, është aseti më i madh që rusët, iranianët apo çdokush tjetër ka”, tha Rama.

- Advertisement -
Ad imageAd image

Kryeministri solli në vëmendje platformën TikTok.

“Varianti i TikTok në Kinë është një realitet i mrekullueshëm, një vend ku duhet të jetoje menjëherë. Për ne, varianti ynë i TikTok-ut kinez është ferri në tokë. Dhe e quajmë liri, por për aq kohë sa nuk do të kuptojmë se liria e shtirjes, e përhapjes nuk është e barasvlershme me lirinë e fjalës, ne do të sabotojmë të ardhmen në emër të diçkaje që nuk arrij ta kuptoj”, shtoi Kryeministri.

“Nuk mendoj se prindërit tanë ishin budallenj që u kërkonin fëmijëve të silleshin me edukatë, të mendonin dy herë para se të flisnin, të mos tregonin në publik çdo gjë. Shtypi nuk ishte më pak i lirë kur kishte kontroll faktesh, kur nuk kishe asnjë mundësi të dilje aty e të fyeje të abuzoje, e të bëje të gjitha gjërat më të tmerrshme një qenie tjetër njerëzore vetëm se ke një mendim ndryshe nga ai ose ajo. Këtu po na rrëshket. Çështja që rusët e të gjithë ata që nuk u pëlqen mënyra jonë e jetesës u është hapur dera lirisht në hapësirën tonë fantastike të lirisë së fjalës”, tha Rama.

- Advertisement -
Ad imageAd image

You Might Also Like

Spahia: PD, kërkesë për mocion me debat për situatën në shërbimin Onkologjik

Bashari: Gjatë 2024-ës iu nënshtruan kontrollit të deklarimit të pasurive 817 subjekte

Balla: PD të distancohet nga ata që kërcënojnë gjyqtarët e prokurorët te dera e SPAK

Vendimi i Kushtetueses, Celibashi: Pezulluam çdo veprim për zgjedhjet në Tiranë, vijojnë përgatitjet për 5 bashkitë e tjera

Konferenca e Mbrojtjes Kibernetike të NATO-s, Vengu: Shqipëria, rritje të investimeve

Share This Article
Facebook Twitter Whatsapp Whatsapp LinkedIn Email Copy Link Print
Previous Article Hasani në Forumin Strategjik të Bledit, takime dypalëshe me homologë dhe zyrtarë të lartë
Next Article Rama: Duhet t’i jepet Ukrainës çdo gjë për të cilën ka nevojë tani

Stay Connected

FacebookLike
TwitterFollow
YoutubeSubscribe
TelegramFollow
- Advertisement -
Ad imageAd image

Latest News

Kasami merrë mbështetje në Malësinë e Tetovës, premton më shumë projekte se deri tani
Maqedoni
Menduh Thaçi mobilizon strukturat e PDSH-së në Zhelinë: Koha është për veprim dhe unitet!
Maqedoni
Elmazi: VLEN tregoi sot unitetin shqiptar, jemi krah për krah për Sarajin!
Maqedoni
Kandidati i VLEN për Tearcë, Daut Memishi takon partinë turke TDP dhe deputetin Bejxhan Iljazin: Më 19 tetor vjen ndryshimi
Maqedoni

Ndalohet ribotimi i përmbajtjes (lajmeve dhe të gjitha shkrimeve të tjera) pa lejen me shkrim të portalit “Argument”.

Quick Link

  • Editorial
  • Analiza
  • Rekomanduar

Sign Up for Our Newsletter

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

© 2024 ArgumentMK - . All Rights Reserved.
Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?