Kryeministri Edi Rama ka zhvilluar një bisedë telefonike me ish-presidentin e Kosovës, Hashim Thaçi.
Lajmi u bë i ditur nga kryeministri Rama në një postim në rrjetet sociale.
“Telefonata e vëllaut tim Hashim ishte tejet prekëse dhe Komandanti ishte në formën e vet më të mirë”, shkruan Rama.
Ish-presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi po përballet me një proces të tejzgjatur gjyqësor në Gjykatën Speciale në Hagë. Thaçi ndodhet në paraburgim prej nëntorit të vitit 2020.
