By using this site, you agree to the Privacy Policy and Terms of Use.
Accept
Argument-MKArgument-MK
  • Balllina
  • Maqedoni
  • Shqipëri
  • Ekonomi
  • Bota
  • Analiza
  • Kronika
  • Showbizz
  • Sport
  • + Më tepër
Reading: Ramadani: Për presidentin s’ka më diskutim për përmbajtjen, gjithçka është kthyer në “fotografi”
Share
Notification Show More
Font ResizerAa
Font ResizerAa
Argument-MKArgument-MK
  • Editorial
  • Analiza
  • Rekomanduar
  • Balllina
  • Maqedoni
  • Shqipëri
  • Ekonomi
  • Bota
  • Analiza
  • Kronika
  • Showbizz
  • Sport
  • + Më tepër
Have an existing account? Sign In
Follow US
  • Advertise
© 2022 Foxiz News Network. Ruby Design Company. All Rights Reserved.
Argument-MK > Blog > Kosovë > Ramadani: Për presidentin s’ka më diskutim për përmbajtjen, gjithçka është kthyer në “fotografi”
Kosovë

Ramadani: Për presidentin s’ka më diskutim për përmbajtjen, gjithçka është kthyer në “fotografi”

admin
Last updated: 01/10/2026 10:59
By admin 3 Min Read
Share
SHARE

Prishtinë, 01 tetor, argument.mk/ – Deputeti i Aleancës, Burim Ramadani, ka komentuar zhvillimet politike rreth bisedimeve për çështjet institucionale, duke thënë se Aleanca nuk është pjesë e ndonjë negociimi dhe se gjashtë pikat e saj janë të qarta. Ramadani ka thënë se, sa i përket çështjes së presidentit, diskutimi tashmë është zhvendosur nga përmbajtja te forma, duke e cilësuar atë si “fotografi”, raporton Ekonomia Online.

Ramadani këto deklarata i bëri pas mbledhjes së Komisionit për Çështje të Sigurisë dhe Mbrojtjes, ku foli edhe për rolin e komisioneve parlamentare dhe nevojën për mbikëqyrje të institucioneve të sigurisë.

“Si Aleancë shpresojmë që ky mandat të vazhdojë, sepse institucionet civile dhe ato të sigurisë të kenë mbikëqyrje parlamentare është e domosdoshme. Tashmë jemi bërë gati një vit që s’ka mbikëqyrje të vazhdueshme parlamentare dhe që është me rëndësi të jashtëzakonshme. Në mbledhjen e sotme ishte të konstituohemi dhe t’i përcaktojmë fushat e veprimit, mundësitë që të vazhdojmë që institucionet e Kosovës të kenë mbikëqyrje parlamentare”, ka deklaruar Ramadani.

Ai ka shprehur shqetësimin e tij lidhur me vazhdimin e mbikëqyrjes parlamentare, duke thënë se nuk është optimist për zhvillimet e ardhshme.

“Fatkeqësisht nuk jam optimist se çka do të ndodhë për shkak të politikave edhe të qëllimeve jo të mira politike që ka pushteti aktualisht dhe si e tillë duket se do të dështojë gjithçka”, ka thënë ai.

I pyetur lidhur me deklaratën e kryeministrit Albin Kurti se do të nisin bisedimet me partitë politike dhe nëse Aleanca do t’i përgjigjej pozitivisht një ftese, Ramadani ka thënë se qëndrimi i AAK-së është i qartë dhe se gjashtë pikat e propozuara më herët nuk janë pjesë e ndonjë negocimi të ri.

“Tash, sa i përket bisedimeve, jeni duke i parë ato bisedimet për harmonizim, domethënë sot kemi njoftim. Ajo që është e qartë është se nga data 26 qershor Aleanca i ka propozuar 6 pikat. Pastaj, disi edhe i ka humbur kuptimi edhe diskutimit për to, kështu që Aleanca nuk është pjesë e çfarëdo lloj negociimi, sepse i kemi pasur tepër të qarta”, ka deklaruar Ramadani.

Sipas tij, çështja tashmë nuk lidhet me përmbajtjen e këtyre pikave, por me mënyrën se si do të zhvillohet procesi.

“Domethënë s’ka mundësi për përmbajtje dhe i tërë qëllimi është forma, pra është fotografia. Sa për fotografi, ne i bëjmë fotografitë me qytetarët dhe jo me këtë”, ka thënë Ramadani.

You Might Also Like

Takimi Haxhiu-Von der Leyen, Presidenca: U diskutua për zgjedhjen e presidentit dhe dënimin e ish-krerëve të UÇK-së

Von der Leyen për nismën e PDK-së: I takon Kosovës të vendosë, rëndësi ka pavarësia e gjyqësorit

Von der Leyen: Asgjë nuk mund ta rishkruajë historinë e Kosovës, aktgjykimi në Hagë ka të bëjë me përgjegjësinë individuale

Kurti: Kosova i plotëson kriteret për statusin e vendit kandidat në BE

Kurti pas takimit me von der Leyen: Kosova ka shënuar përparim të qëndrueshëm

Share This Article
Facebook Twitter Email Print
Previous Article MTD: Shtatori rekord në uslugi.gov.mk: 27.345 kërkesa të parashtruara për një muaj, numri total tejkaloi 400.000
Next Article Çfarë nënkupton modeli me një njësi zgjedhore për shqiptarët në RMV?
Leave a comment

Leave a Reply

You must be logged in to post a comment.

Stay Connected

FacebookLike
TwitterFollow
YoutubeSubscribe
TelegramFollow
- Advertisement -
Ad imageAd image

Latest News

Takimi i Ministrave të Jashtëm të Procesit të Berlinit, Hoxha: Procesi i zgjerimit, përgjigje për Evropë më të qëndrueshme
Shqipëri
“Vjeshta e zgjerimit”, Kos: Shqipëria po përparon shumë mirë, së shpejti ofrojmë përfitimet e roaming-ut
Shqipëri
Mustafa Sandal foli pas urdhër-arrestit për gruan e tij 19 vjet më të re: Unë nuk kam tregtuar fonde
Showbizz
Petrushevski: A është Filipçe para një marrëveshjeje për një tjetër “tradhti” ndaj Maqedonisë me Bullgarët?
Maqedoni

Ndalohet ribotimi i përmbajtjes (lajmeve dhe të gjitha shkrimeve të tjera) pa lejen me shkrim të portalit “Argument”.

Quick Link

  • Editorial
  • Analiza
  • Rekomanduar

Sign Up for Our Newsletter

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

© 2026. ANET.COM.MK - All Rights Reserved.
Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?