By using this site, you agree to the Privacy Policy and Terms of Use.
Accept
Argument-MKArgument-MK
  • Balllina
  • Maqedoni
  • Shqipëri
  • Ekonomi
  • Bota
  • Analiza
  • Kronika
  • Showbizz
  • Sport
  • + Më tepër
Reading: Rapori i BSH: Mungesa e punëtorëve ka zhytur industrinë në pesimizëm
Share
Notification Show More
Font ResizerAa
Font ResizerAa
Argument-MKArgument-MK
  • Editorial
  • Analiza
  • Rekomanduar
  • Balllina
  • Maqedoni
  • Shqipëri
  • Ekonomi
  • Bota
  • Analiza
  • Kronika
  • Showbizz
  • Sport
  • + Më tepër
Have an existing account? Sign In
Follow US
  • Advertise
© 2022 Foxiz News Network. Ruby Design Company. All Rights Reserved.
Argument-MK > Blog > Ekonomi > Rapori i BSH: Mungesa e punëtorëve ka zhytur industrinë në pesimizëm
Ekonomi

Rapori i BSH: Mungesa e punëtorëve ka zhytur industrinë në pesimizëm

admin
Last updated: 01/09/2025 18:36
By admin 1 Min Read
Share
SHARE

Treguesi i ndjesisë ekonomike u ul gjatë muajit gusht, ndikuar nga rënia e besimit të bizneseve dhe konsumatorëve. Banka e Shqipërisë raporton në anketën periodike të saj se industria pati rënien më të fortë të besimit me 4 pikë përqindje, ndikuar nga mungesa e fuqisë punëtore, ndërsa pritjet për çmimet në të ardhmen janë rishikuar me rritje.

Besimi në sektorin e ndërtimit ra me 2 pikë përqindje, ndikuar nga rënia e aktivitetit ndërtues dhe rënia e porosive për të ardhmen.

Ndonëse kulmi i sezonit turistik, edhe bizneset e shërbimeve u shfaqën pesimiste ku treguesi i pritshmërive u tkurr me 2.1 pikë përqindje. Rënia i faturohet pritshmërive të ulëta të bizneseve për ecurinë aktuale të aktivitetit të tyre dhe për rënien e kërkesës. Në kahun rënës janë rishikuar edhe pritjet për punësimin në këtë sektor.

Tregtia nga ana tjetër mbetet më optimistja për të ardhmen, teksa treguesi i besimit në ekonomi u rrit me 5.4 për qind. Ndërkohë, besimi i konsumatorëve mbeti pothuajse i pandryshuar në gusht në krahasim me periudhën pararendëse.

You Might Also Like

Rritje e qarkullimit në industri

Tregti më e shpejtë më pak barriera: Korridoret e gjelbra hapin derën drejt tregut të BE-së

Ulet ndjeshëm çmimi i naftës në Maqedoninë e Veriut

Rezervat devizore në Maqedoninë e Veriut janë 5,2 miliardë euro

Ky është çmimi i naftës për sot në Kosovë

Share This Article
Facebook Twitter Email Print
Previous Article Rritja e vlerave të manganit, IKSHPK apelon të mos përdoret për pije uji që vjen nga Badoci
Next Article Nikollovski: Procesuim i fajtorëve për keqpërdorim të shërbimeve sekrete dhe përgjimit nga viti 2-19 deri në vitin 2024

Stay Connected

FacebookLike
TwitterFollow
YoutubeSubscribe
TelegramFollow
- Advertisement -
Ad imageAd image

Latest News

Bexhet Musliu pyet Azir Aliun: Mbi çfarë rezultatesh kërkon të mbetesh ministër i Shëndetësisë? Nëse ke moral politik, tërhiqu
Maqedoni TOP LAJM
Bexhet Musliu pyet Azir Aliun / Edhe sa kohë duhet presin qytetarët, për parkingun në Qendrën Klinike në Shkup?
Maqedoni TOP LAJM
Mungojnë kapacitetet për kujdesin ndaj të moshuarve
Maqedoni
Tensione në Romë, mijëra vetë marshojnë pro dhe kundër emigrimit
Bota

Ndalohet ribotimi i përmbajtjes (lajmeve dhe të gjitha shkrimeve të tjera) pa lejen me shkrim të portalit “Argument”.

Quick Link

  • Editorial
  • Analiza
  • Rekomanduar

Sign Up for Our Newsletter

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

© 2026. ANET.COM.MK - All Rights Reserved.
Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?